Zyra e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun

Përshkrimi:

Zyra e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun do të jetë një strukturë e ngritur brenda KU Luarasi, për përmirësimin e organizimit të aktiviteteve dhe eventeve dhe menaxhimin e tyre, për lehtesimin e bashkëpunimit me partner  në sferen e Arsimit të Lartë, si dhe do të synojë promovimin e vazhdueshëm dhe rritjen e reputacionit të KU Luarasi tek të tretët.

Strukturimi:

Kjo Zyrë do të krijohet si Zyrë paralele me Zyrat e tjera funksionale, duke ndjekur Organigramën, dhe do të financohet nga Buxheti I KU Luarasi. Departamentet brënda kësaj Zyre janë:

  1. Departamenti i Marketingut
  2. Departamenti I Marrëdhënieve me Publikun.

 

Qëllimi I Zyres së Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun:

Zyra e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun ( ZMMP) ka për qellim promovimin dhe rritjen e imazhit dhe reputacionit të KU Luarasi, si dhe përmiresimin e akseseve per komunikimin e brendshem dhe me të tretë.

Kjo zyre do të jetë përgjegjëse për implementimin e Strategjisë së Marketingut dhe organizimin e aktiviteteve në kuadër të ëkzekutimit të saj, duke krijuar dhe propozuar zhvillimin pozitiv të shërbimeve ekzistuese si dhe zgjerimin drejt sherbimeve të rej, përmirësimin e ofertës, dhe duke asistuar ne procesin e ekzekutimit të idese deri në realizimin e produktit apo shërbimit.

ZMMP  do të bashkepunojë me zyrat e tjera për realizimin e projekteve dhe objektivave te KU Luarasi.

Objektivat e ZMMP:

  1. Ngritja e reputacionit të KU Luarasi nëpërmjet promocionit të aktiviteteve dhe reklamimit të vazhdueshëm nëpërmjet rrugëve të komunikimit, rrjete sociale, ëebsite dhe media.
  2. Ndikimi në rritjen e numrit të studentëve të regjistruar së pari ne Universitet dhe rritjen e numrit të transferimeve nga IAL të tjera drejt Luarasit për të dyja programet e studimit si rezultat i Fushatave Promocionale, Study Fairs dhe Takimet në Rrethe etj .
  3. Propozim i politikave sociale dhe ekonomike që përmirësojnë ofertën e KU Luarasi dhe ndikojnë në rritjen e numrit të të regjistruarëve pranë Luarasit.
  4. Ndikim në rekrutim të stafit akademik me reputacion dhe emër të mirë.
  5. Publikimi ne shtypin periodik të artikujve të shkruar nga personeli akademik.
  6. Promovimi I vlerave te mësimdhenies dhe vlerave shkencore nëpërmjet prezencës së personelit akademik në panele televizive dhe përfaqesimit në Seminare dhe Konferenca Shkencore.
  7. Minimizim I kostove për promocionin dhe reklamen si rezultat e eksperiencave dhe stabilizimit te marrëdhenieve me furnitoret, prodhuesit e materialeve dhe parnteret .

Përshkrimi I punes per Oficeret e Marketingut:

  1. Përgatitje, planifikim dhe publikim i materialeve promocionale dhe Strategjisë Vjetore të Marketingut, nëpërmjet bashkëpunimit me një ekip pune ku përfshihen ekspertë të fushës, të brendshëm dhe të jashtëm.
  2. Krijimi i Planit të Marketingut, planifikimi, menaxhimi I eventeve marketuese, dhe matja e suksesit të tyre.
  3. Analizë e tregut në lidhje me kërkesat, dhe ofertat e konkurentëve nëpërmjet Mistery Shopping, duke ngritur një grup pune me ekspertë të fushës dhe studentë.
  4. Krijimi i Fushatave Promocionale Vjetore dhe bashkëpunimi me te jashtëm si media dhe partnerë të tjerë për ekzekutimin e tyre,
  5. Krijimi i akseseve për studentët për komunikim me KU Luarasi
  6. Organizimi I eventeve të miratuara.
  7. Raportim mujor i eventeve të mbajtura.
  8. Bashkëpunim me zyrat e tjera per parashikimin e buxhetit vjetor, si dhe buxhetit për eventet e projektuara për realizim.Organizim I Takimeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare për prezantimin e KU Luarasi, Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun do të bashkërendojë një gamë programesh të shkëmbimit arsimor duke përfshirë Programin e Vizitorëve Ndërkombëtarë në Luarasi Auditorium.
  9. ZMMP do të merret me aktivitetet në media, konferencat e shtypit dhe intervista dhe do të kthejë përgjigje kërkesave për informacion nga ana e tyre.
  10. ZMMP në kuadër të promovimit të brendshëm dhe tek të tretët do të organizojë në mbështetje të jetës studentore ekspozita artistike dhe kulturore dhe aktivitete në fushat të ndryshme artistike.

 

Nevoja pas monitorimit të gjendjes aktuale:

  1. Parashikimi i ZMMP si një ndër organet funksionale të KU Luarasi ne Statut, Rregullore dhe Organigramë.
  2. Vendosja e marrëdhenies së punes me punonjësin efektiv pranë kësaj zyre, ngritja e një grupi pune që përfshin ekspertë të brendhsëm, të jashtëm dhe studentë, konkretizimi dhe formalizimi i pozicioneve dhe ndarja e detyrave.
  3. Ideimi i Strategjisë së Marketingut dhe Planit te Punës 2017-2018.
  4. Parashikimi i Buxhetit të vënë në dispozicion për ZMMP, duke konsideruar aktivitetin e përditshem si dhe në terma afatgjate për Planin e Marketimit.
  5. Pasurimi i ËEBSITE me informacion per Fakultetet, Programet, Stafin, Orare Mesimore, Aktivitete, ect.
  6. Krijimi i databazave dhe lehtësimi i mjeteve të komunikimit
  7. Krijimi i Firmës elektronike dhe unifikimi i të dhënave të dërguesit të emaileve si dhe postës ne emër dhe për llogari të SHLUJ Luarasi.

 

Propozime në advance për vitin 2017:

  • Krijimi i sistemit të të mësuarit, Learning management system, në të cilin student mund të aksesoje leksionet dhe materialet e prodhuara nga pedagogu online.
  • Krijimi dhe prodhimi i Student Guide, shpjegime për secilin fakultet mision vizion, oraret, sallat, stafi, kalendari akademik, etc.
  • Organizimi i Leksioneve të hapura me tema sensibilizuese dhe trainimeve per Këshillim Karriere përgjate gjithë vitit me audience nxënës të gjimnazeve.
  • Krijimi I bashkëpunimeve me tregetare për akomidimin e studenteve të ardhur nga rrethet ( apartamente me qira).

 

Julinda GJIKA

Zyra e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun

julinda.gjika@luarasi-univ.edu.al