alumni4Themelohet Luarasi ALUMNI

” Luarasi ” përmes një pritje mondane themeloi grupimin Luarasi Alumni. Ky grupim është një organizim i studentëve që kanë dalë nga auditoret e  Luarasit  që prej 10 vitesh.

Nuk ka se si të mos ndihesh e rrethuar nga emocionet kur gjendesh në një takim mbas kaq vitesh mes pedagogësh dhe ish studentësh të cilët tashmë janë duke vënë në jetë atë që kanë ëndërruar në bankat e shkollës.

Eventi fillon me një përshëndetje të themeluesit të këtij universiteti, profesor Aleks Luarasi, një akademik që ka kaluar 4 dekada duke përgatitur juristët e rinj.

«Jam i lumtur të pohoj që universiteti çdo ditë materializon vizionin që patëm kur e themeluam rreth 10 vite më parë»

shprehet ai përpara të pranishmëve. I pyetur se cilat janë sfidat me të cilët përballen sot universitetet private, ai shprehet se në mënyrë të përmbledhur është cilësia. Një sfidë kjo, siç duket, e fituar tani për tani nga ky universitet, por një sfidë që nuk lodhet kurrë duke të sfiduar.

Çfarë është Luarasi Alumni?

Luarasi Alumni është organizim i të gjithë studentëve që janë diplomuar gjatë këtyre nëntë viteve dhe atyre që do të diplomohen te KU “Luarasi” në të ardhmen. Grupimi Alumni synon të bashkojë e të promovojë studentët e dalë nga auditorët e KU “Luarasi”, si edhe të nxisë pjesëmarrjen e tyre në konferenca dhe aktivitete të ndryshme. KU “Luarasi” synon që nëpërmjet grupimit Alumni të mbajë lidhje me ish-studentët duke i ndjekur ata në karrierën profesionale. Gjithashtu synohet që nëpërmjet këtij grupimi të gjithë të diplomuarit e “Luarasi”-t të mbështesin njëritjetrin si dhe të shkëmbejnë informacione mes tyre përmes takimeve dhe forumeve online. Luarasi Alumni përfshihet në organizimin e konferencave shkencore; programe mentorimi (mes një Alumnus/a dhe një studenti të vitit të parë), takime periodike formale dhe informale mes Alumni.

Universiteti i ndihmon ish-studentët përmes afrimit të mundësive për internshipe në kompani të ndryshme, dhënie referencash për studime dhe punësim, angazhim në projektet e universitetit veçanërisht në studime dhe projekte të Qendrës së Kërkimit Shkencor, publikim i punimeve të Alumni-t në revista shkencore, shpërndarje të informacioneve rreth mundësive të shkollimit brenda dhe jashtë Shqipërisë, bursa studimi si dhe mundësi punësimi në sektorin publik dhe privat.

Nga ana e tyre Alumni-t e mbështesin universitetin duke dhënë vazhdimisht mendimin e tyre mbi hapat që duhet të ndërmarrë KU “Luarasi” apo duke ndihmuar studentët aktualë në studimet e tyre dhe në zhvillimin e praktikës mësimore. Numri i studentëve të diplomuar nga Kolegji Universitar “LUARASI” deri në korrik të vitit 2011, në 5 breza të diplomuarish që  nga viti 2003 i çeljes së institucionit, është prej 752 studentësh, të cilët përbejnë grupimin Alumni.

Shkolla kujdeset që të mbajë të gjitha të dhënat e anëtarëve të këtij grupimi, të diplomuarve, në kuadër edhe të asistencës së ofruar për ta për avancimin e tyre në tregun e punës apo karrierën e tyre në fushën kërkimore dhe akademike. Për të arritur këtë synim, KU “Luarasi” mban çdo vit akademik Librin e Karrierës për brezat e të diplomuarve, në të cilin evidenton për çdo të diplomuar statusin e tij pas diplomimi, i punësuar apo jo, avancimin në kualifikimet e mëtejshme akademike të studentëve, veprimtaritë në fushën kërkimoreshkencore. Nga të dhënat e ofruara nga Libri i Karrierës i çdo brezi të diplomuarish pranë nesh, evidentojmë me kënaqësi se ecuria e studentëve të diplomuar pranë nesh në çdo fushë, qoftë punësimi, kërkimore apo dhe akademike, ka qenë tejet e kënaqshme. Në masën 80% studentët e diplomuar “Luarasi” arrijnë që brenda një viti nga diplomimi të sigurojnë një vend në tregun e punës. Shumë prej tyre, studentët e brezave të parë, kanë arritur të avancojnë shkallët e karrierës në pozicionin e tyre të punës.

Sot në institucionet publike të çdo niveli, në institucionet private, në veprimtarinë akademike dhe në sektorin e drejtësisë në përgjithësi, janë afro 600 specialistë, përgjegjës, drejtorë, asistentë, pedagogë, kërkues, gjyqtarë e të tjera pozicione, te cilët kanë filluar karrierën e tyre dhe vazhdojnë të qëndrojnë të lidhur me “Luarasi”-n. Ky fakt, për të cilin ndihemi krenarë, përbën një  sukses të vërtetë të të gjithë anëtarëve të shkollës, duke treguar dhe garantuar në tregun e mbingopur të punës se diploma “LUARASI” mban mbi vete besueshmëri, cilësi dhe reputacion të lartë.

Aktualisht në KU “Luarasi”, po punohet ngushtësisht me studentët Alumni të të dy cikleve të studimit, të cilët japin kontributin e tyre në KU “Luarasi”, duke dhënë shembullin e tyre për studentët aktualë, mbi rrugën që ata kanëecur në arritjet e tyre profesionale dhe në punësimin e tyre të menjëhershëm pas studimeve. Ky bashkëpunim ndihmon në përditësimin e tëdhënave për këtë kontigjent Alumni të suksesshëm që KU “Luarasi” ka nxjerë nën emrin e tij, në tregun e punës.