Aktivitetet e Zyrës të Studentit dhe Këshillimit të Karrierës

Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës në bashkëpunim dhe me zyrën e marketingut, realizon larmi aktivitetesh në dobi të studentëve, të cilat i listojmë si më poshtë vijon, duke filluar nga viti akademik 2014-2015 dhe deri më tani:

  • Në kuadër të këshillimit të karrierës, studentëve u janë mundësuar nga kjo Zyrë trajnime dhe certifikime të zhvilluara nga Dhoma Kombëtare e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), si dhe pajisjen e tyre me certifikata dhe materiale teorike të vlefshme për karrierat e tyre të ardhshme. Konkretisht nga DHTIT janë ofruar trajnimet për:
  • “Mbrojtjen dhe përdorimin e Pronësisë Intelektuale nga Sipërmarrja Shqiptare”.
  • “Standardet Kombëtare të Kontabilitetit – Moduli II”.
  • “Menaxhimi i Sipërmarrjes dhe Zhvillimi i Aftësive Menaxheriale”.
  • “Treguesit e Shitjes dhe Procedurat e Saj”.
  • “Si të Fitojmë një Vend Pune”.
  • Pjesëmarrje në Panairin e Profesionistëve “Go Pro, Edukim – Specializim – Punësim” nga datat 28 deri më 31 Maj 2015. Në këtë panair u prezantua denjësisht edhe SHLUJ “Luarasi”. Stenda e universitetit tonë u vizitua nga një numër i madh vizitorësh si dhe patëm nderin e veçantë të vizitoheshim edhe nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, të cilit iu prezantua kompozimi i stendës me botimet e revistave shkencore për të dy fushat: juridike dhe ekonomike, me tekstet kurrikulare dhe ekstrakurrikulare, si dhe ecuria e suksesshme e universitetit tonë ndër vite. Gjatë gjithë ditëve të panairit u angazhuan grupe studentësh nga Senati Studentor dhe më gjerë. Kategoritë pjesëmarrëse në këtë Panair ishin: Universitetet Private (Kombëtare dhe Ndërkombëtare), Universitetet Publike, Institucionet Arsimore (Parauniversitare, Pasuniversitare dhe Universitare), Institucionet e Formimit Profesional, Institutet e Trajnimit dhe të Kurseve Profesionale, Agjenci Punësimi, Kompani që ofrojnë Internship & Punësim, Institucione Ndërkombëtare me fokus Edukimin Profesional dhe Punësimin, si dhe Institucione Shtetërore në fushën e Edukimit dhe Punësimit.
  • Në kuadër të marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh Forumi Rinor Austriak “Alpbach” në Shqipëri, me pjesëmarrjen e Ambasadorit Austriak në ambjentet e SHLUJ “Luarasi”, prezantoi programin e shkollave verore në Austri, ku tashmë është pranuar me bursë një prej studentëve të “Luarasit”.
  • Agjencia “Tandek” prezantoi dhe ofroi në ambjentet e SHLUJ “Luarasi”për studentët shërbimin për projektin “Work and Travel in USA”.
  • Njoftime për aplikime punësimi në kuadër të Programit “LEAD Albania 2016” ofruar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
  • Njoftime të vazhdueshme punësimi nga kompania SICRED sh.a.
  • Në kuadër të debatit mbarëkombëtar mbi ligjin e ri për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, studentët e SHLUJ “Luarasi” patën mundësinë të jenë pjesë e këtij debati në emisionin “Studio e Hapur” tek News 24 TV. Ata kanë shprehur opinionet e tyre publikisht në funksion të përmirësimit të atij projektligji.
  • Pjesëmarrja e studentëve të SHLUJ “Luarasi” në kampionatin ndëruniversitar të minifutbollit (FutSall) 2015, ku përmes angazhimit maksimal, stërvitjes disajavore dhe punës këmbëngulëse, ekipi i futbollit të studentëve bëri një paraqitje dinjitoze, ku fitoi edhe Vendin e Dytë në rang kombëtar. Ekipi është ruajtur dhe vazhdon të përfaqësojë SHLUJ “Luarasin” edhe në kampionatin e sivjetëm por edhe në të tjera konkurrime sportive të këtij lloji që do të zhvillohen në të ardhmen.

Disa studentë të SHLUJ “Luarasi” të Fakultetit të Drejtësisë gjatë vitit akademik 2014-2015 morën pjesë në konkursin kombëtar me gjithë shkollat e sistemit universitar në Republikën e Shqipërisë, për të drejtën e autorit me sloganin “Pirateria dëmton kulturën dhe integritetin e   një kombi – Të respektojmë të Drejtat e Autorit në Republikën e Shqipërisë”. Nga konkurrimi në rang universiteti dolën dy fituesit Alsaed Sinani i vendit të parë dhe Megi Luli e vendit të dytë, të cilët e përfaqësuan SHLUJ “Luarasi” në konkurrimin në rang kombëtar. Këta studentë treguan një përgatitje dinjitoze dhe fituan Çmimin e Tretë. Ky aktivitet u zhvillua nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Në kuadër të këtij konkursi, studentëve iu dhanë materiale të ndryshme studimore të përgatitura nga ZSHDA në dosje të veçanta për secilin kandidat.

  Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi me Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA), gjatë vitit akademik 2014-2015 sudentët e ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare” të Fakultetit të Drejtësisë – SHLUJ “Luarasi” kanë zhvilluar praktikën mësimore pranë kësaj Zyre.

  Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe të bashkëpunimeve të vazhdueshme, Zyra Shqiptare për Të Drejtat e Autorit (ZSHDA) zhvilloi leksione të hapura në ambjentet e SHLUJ “Luarasi” në dobi të studentëve tanë.

  Konkursi “Gjyq Simulues i Gjykatës së Strasburgut – I dhe II” me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, organizuar në bashkëpunim me European Centre në Shqipëri dhe Civil Rights Defenders. Ky konkurs u organizua për të dytin
vit radhazi me gjithë Fakultetet e Drejtësisë në vend, ku ShLUJ “Luarasi” ka qenë pjesëmarrëse në të dyja konkurset.

  Tryezë e Rrumbullakët me temë “Diplomacia Ekonomike dhe Nxitja e Punësimit” organizuar më datë 21 tetor 2015 në bashkëpunim me Shoqatën Konsujt e Nderit në Shqipëri. Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë – Z. Blendi Klosi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes – Z. Arben Ahmetaj, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri – Sh.T.Z. Hellmut Hoffmann, Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri – Sh.T.Z. Dimitar Arnaudov, Kreu i Inspektoriatit të Punës – Z. Dritan Ylli, si përfaqësues të lartë të institucioneve publike e private, në Shqipëri e jashtë vendit. SHLUJ “Luarasi” u përfaqësua me një grup studentësh të të dy Fakulteteve Ekonomik dhe i Drejtësisë. Ky takim synoi të krijojë mundësi bashkëpunimi dhe të ofrojë hapësirat e duhura për të forcuar urat e bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve përfaqësues të institucioneve më të larta publike, konsujve të nderit, përfaqësuesve diplomatikë, sipërmarrësve vendas e të huaj në fusha me potencial ekonomiko-tregtar, institucioneve arsimore, si dhe investimeve në fushat kyçe për nxitjen e punësimit.

  Leksion i hapur në ambjentet e SHLUJ “Luarasi” me temë “Punë e dinjitet, respektimi i lirive dhe të drejtave në vendin e punës, liria sindikale” organizuar më datë 16 Nëntor 2015 në bashkëpunim me Sindikatën e Administratës Publike Shqiptare dhe CGIL-Sindikatën e Administratës dhe Shërbimeve Publike Italiane. Çështjet kryesore që u diskutuan ishin: (a) Feedback mbi Reformën në Drejtësi në Itali, (b) Prezantimi i Sindikatës Shqiptare dhe Italiane, (c) Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të nëpunësve civil me Ligjin e ri dhe ndryshimet në Kodin e Punës, (d) Ushtirmi i të drejtës për anëtarësimin në sindikatë dhe organizimit sindikal, (e) Si janë të organizuara sindikatat në Itali, (f) Si i mbrojnë ato anëtarët e tyre, (g) Çfarë duhet të bëjnë brezat më të rinj të punon jësve të administratës shqiptare.

  Trajnim me temë “Të bësh biznes në Shqipëri” organizuar më datë 19 nëntor 2015 në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës – Zyra për Transferimin e Teknologjive dhe Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit (QKR), në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes. Në këtë trajnim morën pjesë një grup studentësh nga SHLUJ “Luarasi” të Fakultetit Ekonomik. Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë trajnim ishin: (1) Nga   ideja në një plan biznesi, (2) QKR porta e regjistrimit të biznesit, (3) Si të regjistrojmë një biznes të vogël në Shqipëri, Shërbimet online të QKR. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Projektit “Pacinno – Platform for trans-Academic Cooperation in Innovation” i atashuar pranë Zyrës së Transferimit të Teknologjisë.

  Workshop-i “Ambasador Series” me tematikë “Përfshirja e qytetarëve dhe shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes” organizuar më datë 25 nëntor 2015 në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme – Qendra e Ekselencës, me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Zvicrës në Tiranë Sh.T. Z. Christoph Graf. Në këtë workshop morën pjesë një grup studentësh nga SHLUJ “Luarasi” të të dy Fakultetetve Ekonomik dhe i Drejtësisë. Aktivitete të këtij lloji ofrojnë për profesionistët e rinj, ekspertët, studentët dhe individët e interesuar në diplomaci dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, mundësinë për t’u angazhuar dhe shkëmbyer eksperienca me Ambasadorët të vendosur me mision në Shqipëri.

  Konkurs me Esse në fushën juridike “Best Research Paper on Human Rights in Albania” me temë “Mbrojtja e Të Drejtave të Njeriut në Shqipëri në këndvështrimin e studentëve dhe kërkuesve të rinj” organizuar më datë 7 dhjetor 2015 në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme – Qendra e Ekselencës. Punimet e studentëve u fokusuan në analizimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e të rinjve.

  Një grup studentësh të SHLUJ “Luarasi” të ftuar në Konferencën me temë “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe – një punë në progres” organizuar më datë 9 dhjetor 2015 nga Ministria e Punëve të Jashtme – Qendra e Ekselencës. Referuesit ishin nga Fondi Evropian për Ballkanin, nga Instituti i Hagës për Drejtësinë Ndërkombëtare dhe nga Qendra për Studimet Evropiane Juglindore. Tematikat e kësaj konference u fokusuan kryesisht në: (1) Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe në Ballkanin Perëndimor dhe iniciativat e ndërmarra, (2) Eleminimin e pengesave të procesit të integrimit në BE, (3) Rekomandime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe në Ballkanin Perëndimor.

  Workshop mbi Politikat e Ballkanit Perëndimor me temë “Rritja e bashkëpunimit rajonal rinor në Vendet e Ballkanit Perëndimor” organizuar më datë 10 dhjetor 2015 nga Ministria e Punëve të Jashtme – Qendra e Ekselencës. Në këtë workshop morën pjesë një grup studentësh nga SHLUJ “Luarasi” të të dy Fakulteteve Ekonomik dhe i Drejtësisë. Ligjërues në këtë workshop ishin znj. Lada Merkulova – Përfaqësuese e AIESEC dhe z. Frank Hantke – Përfaqësues i FES. Ky workshop u organizua në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit rajonal rinor në Vendet e Ballkanit Perëndimor nën dritën e projekteve të përbashkëta. Tematikat kryesore të trajtuara në këtë workshop ishin: politikat rinore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, zgjerimi i shkëmbimeve të eksperiencave ndërmjet të rinjve në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, prezantimi i Zyrës Rajonale të Të Rinjve, prezantimi i rrjeteve rinore që operojnë në këto vende me eksperiencat e deritanishme dhe projektet që kanë për të ardhmen, prezantimi i rolit të FES në bashkëpunimin rajonal rinor dhe projektet në këtë fushë mbështetur nga FES, prezantimi i punës rajonale të AIESEC, si dhe roli i saj dhe mënyrat për forcimin e bashkëpunimit rajonal të të rinjve nëpërmjet iniciativave dhe projekteve të përbashkëta. Ky workshop pati mjaft interes nga grupet pjesëmarrëse, sidomos për të intensifikuar bashkëpunimet ndërmjet të rinjve në mbarë Ballkanin Perëndimor.

  Pjesëmarrje e një grupi studentësh të SHLUJ “Luarasi” në prezantimin e Artikullit Analitik me temë “Si do të ndikojë procesi i Berlinit në pozicionin ekonomik të Shqipërisë?” më datë 21 janar 2016 organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme – Qendra e Ekselencës. Ky   prezantim u bë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe përfshirjen e Shqipërisë në këtë proces, e për rrjedhojë edhe ndikimin që ka ky proces. Tematikat që u trajtuan në këtë prezantim ishin: (1) Informacion mbi Procesin e Berlinit, (2) Rëndësia e dimensionit ekonomik, (3) Axhenda e lidhjeve me Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe projektet adresuar atyre, (4) Procesi i Berlinit në Shqipëri, si dhe (5) Institucionalizimi i këtij procesi në Shqipëri dhe fushat e projekteve. Ky takim pati mjaft interes nga grupet pjesëmarrëse dhe sidomos për studentët që u zgjeron njohuritë e tyre dhe u jep njohuri koherente mbi çështje që lidhen me vendin tonë.

  Njoftime të gjithë studentëve të masterit për të aplikuar për praktikë të paguar nga Komisioni Europian, i cili ofron një praktikë 5-mujore të paguar që fillon më 1 Mars 2016 ose më 1 Tetor 2016. Nëpërmjet kësaj praktike të paguar studentët do të kenë mundësinë të krijojnë një eksperiencë ndërkombëtare dhe shumëkulturore, njëkohësisht shumë të rëndësishme për karrierën e tyre të ardhshme. Praktikantët fitues do të punojnë në të gjithë Komisionin Europian, në fushën ligjore, të burimeve njerëzore, të politikave mjedisore. Për këtë praktikë mund të aplikojnë të diplomuarit nga e gjithë bota dhe paga do të jetë 1200 Euro dhe rimbursim për shpenzimet e udhëtimit. Kriteret bazë për këtë aplikim janë disponimi minimalisht i një diplome Bachelor dhe njohuri shumë të mira të anglishtes, ose të frëngjishtes, ose të gjermanishtes.

  •   Panel diskutimi me temë “Shqipëria dhe BE-ja”më datë 25 janar 2016 organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme – Qendra e Ekselencës në bashkëpunim me Ambasadën e Vendeve të Ulëta në kuadër të presidencës hollandeze të Këshillit të Bashkimit Europian. Në këtë panel morën pjesë një grup studentësh nga SHLUJ “Luarasi” të të dy Fakulteteve Ekonomik dhe i Drejtësisë. Në këtë panel u diskutuan prioritetet e presidencës hollandeze si dhe axhenda e institucioneve të BE-së kundrejt Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Folës në këtë panel diskutimi ishin: zj. Dewi van de Weerd – Ambasadore e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, zj. Romana Vlahutin – Ambasadore e BE-së në Shqipëri, z. Milan Ciganik – Ambasador i Republikës së Sllovakisë në Shqipëri dhe z. Ferit Hoxha – Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Politike dhe Strategjike. Ky takim pati mjaft interes nga grupet pjesëmarrëse dhe sidomos për grupin SHLUJ “Luarasi”, ku edhe ftuam për leksione dhe diskutime të hapura në auditorin tonë zj. Dewi van de Weerd – Ambasadore e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e cila e pranoi me kënaqësi ftesën tonë.

Aktivitetet e Këshillit Studentor KU “Luarasi”, viti akademik 2016-2017 zhvilluar në bashkëpunim me Zyrën e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës dhe Zyrën e Marketingut të KU “KLuarasi”, sipas një kalendari të paracaktuar prej tyre.

Plani Vjetor i aktiviteteve
Numer Emër Data
1 Kampionati i futbollit dhe i volejbollit 14.12.2016
2 Pjesëmarrja në mbrëmjen Gala  “Krishlindje ne Tiranë” 17.12.2016
3 Ballo e fundvitit 19.12.2016
4 Mbledhja e fondeve për aktivitetin me Fundjavën Ndryshe 20.12.2016
5 Movie Night 02.02.2017
6 Homazh për Dritëro Agollin 06.02.2017
7 Mbledhja e fondove për Studenten Xhensila Xhuti 22.02.2017
8 Konkursi i poezisë dhe pikturës per 7-8 Marsin 08.03.2017
9 Vizita në Kosovë 09.03.2017
10 Kampionati i Conter-Strike 22.03.2017
11 Kampionat i Ping-Pong 29.03.2017
12 Kampionat i Shahut 05.04.2017
13 Kampionat i Bowling 12.04.2017
14 Ekskursion i studentëve në Selanik 23-30.04.2017
15 Aktivitet me Kryqin e Kuq 08.05.2017
16 Kampionati i Paintbollit 18.05.2017
17 Një fundjavë Kamping 24.05.2017
18 Asambleja Studentore ??.05.2017
19 Eveniment Bamirësie me Spitalin “Nënë Tereza”. 01.06.2017

 

Data: 13/03/2017

KS “Luarasi”, qysh prej riorganizimit të tij, gjatë periudhës 16/11/2016 – 13/03/2017,  ka organizuar dhe ka patur përfaqësuesit e vet pjesëmarrës në aktivitetet e mëposhtme, të cilat janë organizuar dhe ekzekutuar në asistencën e pedagogëve dhe stafit akademik të KU “Luarasi”, si më poshtë:

Aktivitete Akademike:

Më datë 02/12/2016 perfaqësues të KS “Luarasi” kanë qenë pjesëmarrës aktiv në Simpoziumin tre ditor mbi “Korrupsionin”, organizuar nga Ambasada Amerikane.

Aktivitete Social-Kulturore:

  • Mbrëmja e Fundvititi, organizuar më datë 19/12/2016, në ambientet e “Xheko Imperial” ku pjesëmarrës ishin studentët dhe gjithashtu të ftuar ishin edhe pedagogë, të cilët mbështetën për organizimin dhe na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.
  • Më datë 20/12/2016, KS “Luarasi” organizoi një fushatë mbledhje fondesh në bashkëpunim me Organizatën ”Fundjavë ndryshe”. Ky aktivitet konsistonte në mbledhjen një shumë e përcaktuar lekësh e cila do ti ofrohej si ndihmë familjeve në pamundësi ekonomike, përkatësisht familjeve Nozlli dhe Mazlliku. Dhurues në këtë event ishin studentë dhe pedagogë. Ishin vetë përfaqësues të KS “Luarasi” dhe studentët të cilët shprunë në shtëpitë e këtyre familjeve shpirtin e ngrohtë të festave nën logon “Bëhu dhe ti Babagjysh”.
  • Më datë 17/12/2016 KS Luarasi ishte pjesëmarrës në mbrëmjen gala “Krishtlindje në Tiranë” me rastin e festave të fundvitit. Ky përfaqësim u mundësua nga bashkëpunimi i Zyrës së Marketingut me organizatorët e evnetit.
  • Më datë 02/02/2017 , KS “Luarasi” organizoi “Movie Night” në ambientet e KU “Luarasi”, ku pjesëmarrës ishin studentët dhe pedagogë. Pjesëmarrja e studentëve ishte e konsiderueshme. Aktivitete të tilla që shndërojnë ambientet e KU “Luarasi” nga salla akademike në mjedise kulturore dhe artistike do të ktheneh në traditë nga KS “Luarasi”.
  • Më datë 06/02/2017, në ndarjen nga jeta te kolosit te letrave shqipe Dritëro Agolli, KS “Luarasi” organizoi një mbrëmje letratre ku u risollën poezitë dhe jeta dhe vepra e autorit në vëmendjen nën titullin  “Homazh për Dritëro Agollin”. Ky event zgjati një orë dhe u mbajt në ambientet e KU “Luarasi”.
  • Më datë 22/02/2017 KS Luarasi organizoi një mbledhjë fondesh në ndihmë të studentes Xhensila Xhuti, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Fondi modest i mbledhur iu depozitua nga KS “Luarasi” në llogarinë bankare të hapur nga familja.
  • Më datë 08/03/2017 KS Luarasi organizoi dy konkurse (poezi dhe pikturë) me tematikën e festës së 7-8 Marsit. Në këtë event u interpretuan dhe prezantuan punimet, dhe u shpërndanë cmime simbolike të mundësuara nga KU “Luarasi” për fituesit.
  • KU “Luarasi” dhe Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to, në kuadër të një bashkëpunimi disa vjeçar, organizoi më 13 Prill 2017 në ambientet e KU “Luarasi” LEKSION I HAPUR MBI TË DREJTËN E AUTORIT, me referuese specialisten e këtij institucioni SONILA MEKA.
  • Në bashkëpunim me Raiffeisen Bank janë zhvilluar gjatë muajve Mars, Prill, dhe Maj 2017, në ambientet e KU “Luarasi” disa leksionet te hapura mbi programin e Studentit që kjo baknë ka, ku studentët pjesëmarrës, u bënë pjesë e disa intervistave për zhvillimnin e praktikave dhe internshipeve, që zhvillon ky program me studentët, me kohëzgjatje një vjeçare, duke iu dhënë atyre mundësi praktike si eksperiencë pune rreth shitjeve të produkteve dhe në vazhdimësi edhe punësim për më të mirët.

 

Aktivitete Sportive:

  • Më datë 14/12/2016, përfaqësues të KS “Luarasi” dhe studentë ishin pjesëmarrës në kampionatin e futbollit mes universiteteve private. Financimi i KU “Luarasi” për organizimin dhe mjetet logjistike të nevojshme vlen për tu falenderuar.
  • Më datat 16/01/2017-14/02/2017, përfaqësues të KS “Luarasi” dhe studentë ishin pjesëmarrës në kampionatin i volejbollit te femrave mes universitetev private. Financimi i KU “Luarasi” për organizimin dhe mjetet logjistike të nevojshme vlen për tu falenderuar.
  • Më datë 07/04/2017, përfaqësues të KS “Luarasi” dhe studentë ishin pjesëmarrës në kampionatin e footsallave, një kampionat minifutbolli i organizuar nga federatakombëtare e futbollit.

 

Dëshirojmë të sjellim në vëmendje se KS “Luarasi”, ka qenë mbështetës i aktiviteteve me karakter akademik, aktiviteteve me karakter social – kulturor, dhe atyre me karakter promovues për KU ““Luarasi””, të organizuar nga KU “Luarasi”.

Takime për krijimin e bashkëpunimeve

KS “Luarasi” ka zhvilluar takim me Univeristetin e Pejës, duke shkëmbyer vizita reciproke për të binjakëzuar strukturat studentore.