Zgjedhjet për Antarët e Senatit Akademik KU “Luarasi”

Zgjedhjet për Antarët e Senatit Akademik KU “Luarasi”

Të nderuar pedagogë dhe studentë,

Ju njoftojmë se bazuar në ligjin rr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në nenin 13 të Statutit të KU “Luarasi”, nesër, më datë 17 Nëntor 2016, do të zhvillohen zgjedhjet për Antaret e Senatit Akademik të Kolegjit Universitar Luarasi.

Votimi të zhvillohet nga ora 9.00 deri në orën 12.00, ku, për stafin pedagogjik do të përdoret Salla Polifunksionale në katin e dytë, dhe për studentët Salla Seminar 2 në katin e tretë.

Për çdo informacion, apo pa qartësi lidhur me proçesin Ju lutemi të konsultoheni me koordinatoren e zgjedhjeve, Znj. Dorina Gjipali.

Kërkojmë pjesëmarrjen Tuaj në votime, dhe Ju falenderojmë për bashkëpunimin!