Trajnimi me temë “Reforma në Drejtësi VS Dosjet e Pezulluara”

Trajnimi me temë “Reforma në Drejtësi VS Dosjet e Pezulluara”

YDG në mbeshtetje të Kolegjit Universitar Luarasi zhvilloi trajnimin me temë “Reforma në Drejtësi VS Dosjet e Pezulluara “. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin studentë të fushave të ndryshme, kryesisht të Universitetit Publik, kryesisht Dega Drejtësi, studentë të Shkencave Politike dhe punonjës social nga institucione të ndryshme .
Trainimi u fokusua kryesisht tek Reforma në Drejtësi dhe efekti I saj në Shtetin e së Drejtës dhe Demokraci. Gjithashtu gjatë trajnimit u hulumtua mbi një dosje penale reale të nxjerrë nga njëri prej organeve hetimore në Shqipëri.
Në fund të ditës së parë të trajnimit , referuar dhe dosjes që u prezantua, pjesëmarrësit bashkëbiseduan, bënë pyetje dhe komentuan duke reflektuar jo vetëm nga ana juridike por edhe nga ana sociale në raport me të drejtën zakonore.
Trajnimi vazhdon dhe gjatë ditës së sotme ku do të diskutohet më posaçërisht nga ana teknike mbi Reformën në Drejtësi dhe efektin e saj në Demokraci.