Titulli i pozicionit: Staf akademik i brendshëm në fushën e Matematikës / Statistikës

 

Aplikoni për Punë

KU “Luarasi” ofron shanse të barabarta punësimi

 

Ju mund te aplikoni për mundësi punësimi duke dërguar email në adresën:  info@luarasi-univ.edu.al  me subjekt pozicionin ku ju aspironi. Në email dërgoni bashkangjitur dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  • CV
  • Letër referencë;
  • Kopje e dokumentit të identifikimit;
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave;
  • Kopje e titujve apo gradave shkencore;
  • Kopje e mbrojtjes së një gjuhe të huaj;

Konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të KU “Luarasi”, ne departamentin “Ekonomiks” të Fakultetit Ekonomik, kërkohet staf akademik i brendshëm, 1 (një) vend i lirë pune.

 

Kandidati kërkohet të jetë diplomuar në fushën e Matematikës. Preferohet me njohuri/përvojë pedagogjiko-universitare në fushen e Statistikës Ekonomike.

 

Në vijim janë specifikuar edhe kriteret që duhet të përmbushë kandidati për këtë vend vakant:

 

  1. të zotërojë së paku gradën shkencore “Master Shkencor” në fushën matematikë/statistikë;
  2. të zotërojë diploma/çertifkata të tjera universitare në fushat përkatëse;
  3. të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit;
  4. të ketë eksperience pune në fushën e matematikës dhe/ose statistikës;
  5. të përmbushë kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

 

Procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit do të bëhen mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore të përmendura më sipër.

 

Deadline për dorëzimin e dokumentacionit 05.09.2017