Thirrje për abstrakte për: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Informaliteti, taksat dhe zhvillimi ekonomik” 3-4 Mars 2016

Thirrje për abstrakte për: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Informaliteti, taksat dhe zhvillimi ekonomik” 3-4 Mars 2016

Thirrje për abstrakte për Konferencën  Ndërkombëtare “Informaliteti, taksat dhe zhvillimi ekonomik”

SHUJ “Luarasi” në bashkëpunim me Universitetin e Lodz (Qendrës së Taksave) do të organizojë konferencën ndërkombëtare “Informaliteti, taksat dhe zhvillimi ekonomik”, duke sjellë së bashku studiuesit në proceset socio-ekonomike dhe politike të Shqipërisë dhe të rajonit. Fokusi i punimeve duhet të jetë në problemet fiskale dhe çështjet e ndryshme të sistemit tatimor shqiptar.

Konferenca do t’i dedikohet kryesisht temave të informalitetit/ tatimit/ legjislacionit / zhvillimit ekonomik dhe do të ketë pjesëmarrje të gjerë nga lektorë, studiues dhe akademikë shqiptarë që punojnë në universitete dhe qendra kërkimore jashtë vendit në shumë vende të botës.

Tarifa e regjistrimit për punim është 50 Euro.

Afati i dorëzimit të abstrakteve është data 15 shkurt 2016.

Ju lutem dergojeni tek të gjitha kontaktet tuaja të interesuara, si dhe bashkangjitur do të gjeni thirrjen e plotë.