GERALDO META

GERALDO  META

FAKULTETI EKONOMISË

BCH, Viti III, Dega: Financë Bankë

Geraldo Meta studjon në Fakultetin Ekonomik dega Financë Bankë në SHLUJ “Luarasi”. Pasi ka studiuar në Itali për 10 vjet, falë vështirësive në ambjetimin në një vend të huaj me kulturë, zakone dhe mentalitet të ndryshëm nga tonat, ai ka zhvilluar aftësi në komunikim dhe në përshtatje në situata të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm. Një nga motivet që u votua nga klasa ka qenë sepse është një person social dhe studentët e grupit kanë vënë re që nuk është indiferent ndaj askujt.

Në momentin që erdhi komunikimi që duhej zgjedhur një senator nga klasa, ai kuptoi menjëherë që duhet të kandidonte për atë post. Sigurisht që përgjegjësia ka peshën e vet, por ai e shihte më shumë si një mundësi për të përmirësuar lidershipin dhe aftësitë që ka në manaxhim.

Kjo ishte një sfidë tjetër për atë dhe shpreson të jetë i denjë për postin që ishte zgjedhur jo vetëm për vehten por edhe për ata që besuan tek ai.