DRITAN SALIANJI

DRITAN  SALIANJI

FAKULTETI EKONOMISË

BCH, Viti I, Grupi II, Dega: Administrim Biznes

Dritan Salianji ka lindur dhe është rritur në Elbasan në një familje intelektuale. Në moshë të vogël spikati si një fëmijë inteligjent duke marrë pjesë në çdo aktivitet të zhvilluar në kopshtin  ‘’Soros’’ në Elbasan. Arsimin fillor dhe nëntëvjeçar e ka mbaruar në shkollën artistike ‘’Onufri’’ në Elbasan me notë mesatare 10. Lëndët ku ka shfaqur prirje kanë qënë: Gjuha Shqipe dhe Leximi, Matematika, Biologjia, Historia, Gjeografia dhe lënda artistike Piano. Që nga klasa e parë ka marrë pjesë gjithmonë në konkurse ku ka marrë çmime të para, të dyta dhe të treta.

Arsimin e mesëm e ka ndjekur pranë shkollës së mesme publike “Kostandin Kristoforidhi”, në Elbasan. Lëndët kryesore ku ka spikatur kanë qënë: Matematika, Gjuha dhe sidomos Ekonomia të cilën e ka pasur pasion, gjithashtu edhe lëndët shoqërore si: Biologjia, Gjeografia, Historia dhe Qytetaria. Gjithmonë ka qënë pjesë e debateve të zhvilluara në shkollë dhe midis shkollave. Është dalluar për rezultate të larta në mësime dhe frymën bashkëpunuese në grup, por arritjet e tij më të mira kanë qënë në punët individuale. Në provimet e maturës pati arritje të kënaqëshme. Pas mbarimit të shkollës së mesme filloi sdudimet e larta universitare në degën “Administrim-Biznes” pranë SHLUJ ‘’Luarasi’’.