SHLUJ LUARASI

KETJONA DAUTAJ

Fakulteti i drejtësisë BCH,

Viti i 2, Gr. i 1,

Dega : Drejtësi

 

Ketjona Dautaj ka lindur më 5 Maj 1996, ne qytetin e Fierit . Gjatë gjithë viteve te studimit, ka rezultuar te jetë nje nxënëse me rezulatate te shkëlqyera. Aktualisht studion ne vitin e 2, dega drejtësi,ku vazhdon të kryesoj në arritje ekselence . Gjatë viteve ka mundur te jetë pjesëmarrëse në shumë olimpiada matematike, kimie dhe biologjie ku ka arritur te dalë fituese e vendeve te dyta dhe të treta ! Gjithashtu është një letrare shumë e kompletuar, i pëlqen të lexoj dhe spikatet ne krijmin e eseve, nëpërmjet të cilave ka mundur te zërë vendin e parë në cdo konkus te zhvilluar gjatë arsimit te mesëm, por dhe konkurse jashtëshkollore.

Është angazhuar në shumë aktivitete me karakter vullnetar, bamirësie si dhe aktiviste e Kryqit te Kuq, duke ndihmuar fëmijë dhe familje ne nevojë ! Si karakter rezulton te jetë këmbengulëse, e aftë të punoj për të arritur objektivat e synuara,

inteligjente, e shoqërueshme për të ndihmuar këdo dhe një artikuluese e mirë . Është njohëse e mirë e gjuhes angleze, dhe pak spanjolle . Përdoruese e çertifikuar e disa programeve kompjuterike te nivelit mesatar të zhvilluara ne vitin 2009-2010.

Gjithashtu eshte çertifikuar si zhvilluese e aktiviteteve të ndryshme në afate kohore prej 6 muajsh,si ato te First Help dhe Life Guard . Ka mundur te fitoj 6 flete Lavdërimi, 4 prej tyre në shkollën 9-vjeçare dhe 2 në gjimnazin e përgjithshëm “Ismail Qemali ” . Synimet e saj jane te prek sa më afer fushën e së drejtës penale, duke shpresuar te përmirësoj sistemin e drejtësisë, por jo vetëm, të realizoj dhe ëndrrën e saj, kryerjen e shkollë së Magjistraturës .