ERGYS DORACI

FAKULTETI EKONOMISË

BCH, Viti III, Dega: Administrim Biznesi

 

 

31 tetori 1994 nuk ishte vetem nje Halloween me shume, por edhe ditelindja e nje pjesetari te keshillit studentor te K.U.Luarasi: Ergys Doracit. Ergysi kryen njekohesisht funksionin e zv. kryetarit te komisionit te sporteve dhe kryetarit te komisionit te ekonomise. Edhe pse ne vitin e fundit te bachelorit ne Administrim Biznesi ai eshte teper i angazhuar per mbarevajtjen e mesimdhenies e -nxenies, por dhe te jetes studentore. Kreativ, plot ide dhe me nje pasion per ekonomine Ergysi nuk eshte vetem nje student me rezultate te larta, por dhe nje njeri social, me nje rreth te gjere shoqeror. Me Luarasin eshte rritur ne shume aspekte, e mbi te gjitha ketu arriti te studjoje degen qe kishte perzemer. Por kush ishte Ergys Doraci perpara Luarasit?

Nje djalosh i lindur ne qytetin e Fierit, por i rritur ne nje kryeqytet evropian, ne Athine, ku jetoi 15 vjet. Klasen e 8 e mbaroi ne shkollen publike 14 te Athines, ku u shqua per rezultate te larta, ku ky shqiptar i vogel arriti te behej flamurtari i brezit te vet per rezultatet me te larta. Por aty familja vendosi per t’u rikthyer ne atdhe, gje qe Ergysin nuk e merziti aspak, sepse ne Shqiperi shkonte me shume dashuri sa here i jepej mundesia. 9-vjecaren e permbylli ne shkollen “Andon Xoxa” ne qytetin e Fierit per te vazhduar me pas gjimnazin tek “Aleni”.

Por pa lene faktet te behen te merzitshme, flasim per Hobbys. Gjithkush qe e njeh Ergysin e di fare mire se fjala hobby per te ka perkthimin futboll. Futbollist qe para se te niste te mesonte shkronjat, eksperiencen me te bukur e krijoi me Panathanaikos per te vazhduar me pas me Apollonine dhe nje sere skuadrash te tjera ne Fier. Por ne fund te gjimnazit vendosi ta shihte futbollin me teper si hobi sesa menyre jetese dhe iu perkushtua ekonomise.

Luarasi nuk do jete fundi i formimit profesional e personal te Ergysit, por ishte nje hap i mbare ne rrugetimin e tij. E ardhmja per te ndertohet cdo dite e ky optimizmi i tij eshte energji pozitive per ata qe kane fatin ta njohin.