Krijimi

Kjo qëndër ka statusin e personit juridik, i cili është i rregulluar sipas ligjit dhe të drejtës shqiptare dhe funksionon si organizatë jofitimprurëse dhe jo qeveritare në përputhje me Statutin e saj dhe Legjislacionin Shqiptar. Kjo qëndër do të ushtrojë veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërorë pa dallime raciale, besimi fetar, bindje politike, seksi dhe origjine etnike. [1]

[1] Informacioni është shkëputur nga Akti i Themelimit të qëndrës “Luarasi IDEA”

Qëndra u regjistrua pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim Nr.1175.

 

Organizimi

Strukturat qeverisëse të qëndrës janë:

  • Bordi i Drejtorëve
  • Drejtori Ekzekutiv

Bordi i Drejtorëve është organi më i lartë vendimmarrës i qëndrës dhe vendos per te gjitha ceshtjet me perjashtim të atyre që me ligj apo me statut ju caktohen organeve të tjera. Bordi vendos gjithashtu edhe për çdo çështje që është në kompetencën e një organi tjetër, çështje për të cilën është kërkuar gjykimi i Bordit pas marrjes së vendimit të këtij organi.

Bordi i Drejtorëve përbëhet nga 3 anëtarë. Anëtarët e Bordit propozohen nga anëtarët themelues dhe zgjidhen me votën e shumicës së anëtarëve të Bordit. Mandati i anëtarëve eshtë 3 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.

Anëtarët e Bordit të Parë të Drejtorëve, të emëruar janë:

Rezana Konomi      – Kryetare e Bordit të Drejtorëve

Luan Veliqoti          – Anëtar

Leonard Boduri      – Anëtar

Faola Hodaj            – Drejtor Ekzekutiv

 

Qëndra Luarasi IDEA Organigrama

 

Objekti i veprimtarisë

Objekti i veprimtarisë së Qëndrës është:

  • Promovimi i qëndrueshmërisë ne mjedisin social, ekonomik
  • Përmirësimi i nivelit te edukimit
  • Organizimi i konferencave dhe tryezave rajonale dhe kombëtare me bizneset vendase
  • Zhvillimi i aktiviteteve në fushën e edukimit, zhvillimit dhe inovacionit
  • Rekomandime për të përmirësuar probleme të jetës në komunitet
  • Zhvillimi i aktiviteteve dhe projekteve me studentët dhe të rinjtë e KU “Luarasi”dhe jo vetëm
  • Promovimi i sipërmarrjes tek të rinjtë
  • Promovimi i mirëqeverisjes dhe vlerave demokratike
  • Studime mbi problemet e SMV-e në Shqipëri
  • Rekomandime për të përmisuar ligjet mbi SME-të dhe përafrim me legjislacionin e BE-së në kuadër të integrimit të Shqipërisë.
  • Organizimi i forumeve dhe takimeve të hapura në fushën e biznesit, inovacionit, edukimit dhe zhvillimit
  • Hartimi i strategjive kryesore të kërkimit dhe etikës në kërkim;
  • Inkurajimi i krijimit te një gjenerate të re kërkuesish shkencor;
  • Nxitja e partneritetetit dhe integrimi i të rinjve në komunitet, për gjetjen e alternativave që do të mundësojnë kohezionin social dhe zhvillimin e qendrueshëm;
  • Marrja pjesë në programet që financojnë projekte kërkimi nga donatorë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit;
  • Nxitja e krijimit të një aleance të suksesshme midis aktorëve kryesorë në vend, për të mundësuar një dialog të vazhdueshëm midis tyre mbi reformat ekonomike dhe zhvillimin e integruar ekonomik në vend dhe më gjerë;
  • Sjellja më afër e komunitetit të biznesit me botën akademike, ofrimi i konsulencës dhe shërbime të drejtpërdrejta për komunitetin e biznesit, veçanërisht ato që lidhen me teknologjinë e informacionit, kërkimin, zhvillimin, inovacionin; legjislacionin, si dhe ekonominë e bazuar në dije.

 

Partnerë Strategjikë

Duke qënë krah organizimit të Kolegjit Universitar Luarasi, qëndra “Luarasi IDEA” ka një potencial të madh bashkëpunues me partnerë të hershëm dhe të rinj të Luarasit.

Ndër to, mund të përmendet bashkëpunimi me Institutin e Policisë dhe Sigurisë në Bremen, Universitetin e Burgenland në Austri, Qendra George Marshall, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, etj.

Qëndra “Luarasi IDEA” ka për synim 3-6 mujor bashkëpunimin me:

  • Qëndrat e projekteve (homologet) të Institucioneve të Arsimit të Lartë të Shqipërisë
  • Organizata jo-fitimprurëse në fushën e edukimit, zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit, etj.
  • Universitete të vendeve të huaja të cilat japin praktika të mira aplikuese për pëëfitimet konkrete të studentëve dhe kolegëve nga qëndra të tilla

 

Projektet në zhvillim

Në fillim të muajit Qershor 2017, qëndra “Luarasi IDEA”, në bashkëpunim me Raiffesen Bank Albania, filluan kooperimin për të ndërtuar laboratorin e ri teknologjik të Kolegjit Universitar “Luarasi”.

Gjithashtu, qëndra “Luarasi IDEA” është në proces aplikimi në thirrjen e U.S Embassy: https://al.usembassy.gov/education-culture/grant-programs/.

Një projekt interesant në shqyrtim është bashkëpunimi me Universitetin e Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin synohet rritja e përbashkët e kapaciteteve në funksion të kërkimit shkencor.

 

Strategjia e zhvillimit

Momentalisht, strategjia e kërkimit dhe zhvillimit të projekteve është në ngritje Për bazë, është marrë grupi i punës së qëndrës “Luarasi IDEA”.

 

Referencat Ligjore:

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/ligje/ligj-nr-80-2015-per-arsimin-e-larte-dhe-kerkimin-shkencor-ne-institucionet-e-arsimit-te-larte-ne-republiken-e-shqiperise&page=1

http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/reformaalksh/Raport_Final_Ministria_Arsimit.pdf