Pranimet në Luarasi për vitin akademik 2017-2018

Të dashur maturantë, dëshirojmë që Luarasi të jetë zgjedhja Juaj!

Ligji i ri për Arsimin e Lartë ka ndryshuar procedurën e pranimeve në Universitete, për vitin akademik 2016-2017.

Të studiosh tek Luarasi kthehet në një privilegj të prekshëm, vetëm nëse e keni përzgjedhur atë në formularin e aplikimit për pranimin në universitet, në 10 preferencat tuaja.

Ju inkurajojmë të vini sa më shpejt pranë godinës sonë për të realizuar regjistrimin paraprak. Për të kryer këtë regjistrim, duhet të jeni të pajisur me dokumentacionin si më poshtë:

• Deklaratë sipas udhëzimit të MAS (plotësohet në zyrat tona)
• Mandat-pagesa e regjistrimit
• Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës
• Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese /diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS
• Dy fotografi personale

Vizitoni Zyrën e Pranimeve tek LUARASI për të marrë të gjithë informacionin e duhur lidhur me procesin e aplikimit.

Duke Ju uruar suksese, shpresojmë që zgjedhja juaj të jemi NE!

Kontakt:

Tel.        069 60 26 900

Email:  zyraepranimeve@luarasi-univ.edu.al