Të dashur maturantë!

Faleminderit që zgjodhët Luarasin për rrugëtimin tuaj akademik.

Më poshtë do të gjeni renditjen e të gjithë aplikantëve fitues të raundit të dytë për programet e studimit të Luarasit të ciklit Bachelor.

Kandidatët aplikantë të raundit të dytë kanë të drejtën e ankimimit në KU “Luarasi”, brenda tre ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Ankimimi do të shqyrtohet dhe do të jepet vendim i argumentuar brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.

Nëse dëshironi informacion shtesë mbi programet, stafin akademik apo aktivitetet e Luarasit, ne jemi në gadishmërinë tuaj për të gjithë  pyetjet që mund të keni.

 

Kandidatët për studentë të interesuar për Fakultetin e Ekonomisë, mund të kontaktojnë:

Prof.Dr.Arben Malaj: 0692074620/ arben.malaj@luarasi-univ.edu.al

Prof.Dr.Leontiev Çuçi: leontiev.cuci@luarasi-univ.edu.al

Prof.As.Dr. Mateo Spaho: mateo.spaho@luarasi-univ.edu.al

 

Kandidatët për studentë të interesuar për Fakultetin e Drejtësisë, të kontaktojnë:

Prof.As.Dr.Rezana Konomi: rezana.konomi@luarasi-univ.edu.al

 

Fakulteti i Drejtësisë:

 Drejtësi > 

 

Fakulteti Ekonomik:

Administrim Biznes >

 Financë Bankë >

 

Transferimet:

Administrim Biznesi > 

Financë > 

Drejtësi > 

 

Ju inkurajojmë të vini sa më shpejt pranë godinës sonë për të realizuar regjistrimin paraprak. Për të kryer këtë regjistrim, duhet të jeni të pajisur me dokumentacionin si më poshtë:
  • Deklaratë sipas udhëzimit të MAS (plotësohet në zyrat tona)
  • Mandat-pagesa e semestrit të parë
  • Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese /diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS
  • Dy fotografi personale

 

JU MIRËPRESIM!!