I nderuar vizitor, mirësevini në faqen zyrtare të Kolegji Universitar Luarasi!

  1. Kjo është Politika e Privatësisë e faqes zyrtare të Kolegji Universitar Luarasi –

Të gjithë ju që aksesoni Faqe Zyrtare – luarasi-univ.edu.al duhet të bini dakord me këtë Politikë. Ju lutem mos vijoni të aksesoni dhe të navigoni në Faqen Zyrtare nëse nuk jeni dakort me to. Në të kundërt, do të quhet se e keni pranuar këtë Politikë.

  1. Kolegji Universitar Luarasi, e themeluar sipas ligjeve të Shqipërisë, i licensuar si institucion i arsimit të lartë, privat, me statusin Kolegji Universitar Luarasi me vendimin e QKR datë 26.03.2003, me numër identifikimi të personit të tatueshëm K31526058G

Selia e Kolegji Universitar Luarasi është në adresën: Rr e Elbasanit, Nd. 59, H. 1, kodi postar 1010, Njësia Admin 2 – Tiranë – Shqipëri.

Kolegji Universitar Luarasi ofron programe të studimeve universitare, pas arsimit të mesëm, me kohë të plotë, me 120 kredite.

  1. Kolegji Universitar Luarasi disponon faqen zyrtare  (Faqja Zyrtare). Me anë të Faqes Zyrtare, Luarasi transmeton dhe mbledh informacione.
  2. Nëpërmjet Faqes Zyrtare, Kolegji Universitar Luarasi:
  • prezanton institucionin dhe strukturën e tij, shërbimet që ofron, ofertat, e promocionet e ndryshme, njoftime, novacione etj.
  • prezanton dhe ofron mundësi për arsim, punësim, kontakte, etj.
  1. Kolegji Universitar Luarasi e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale çështje të një rëndësie të veçantë. Kolegji Universitar Luarasi është anagazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre.
  2. Me anë të Politikës së Privatësisë, Kolegji Universitar Luarasi ka për qëllim të informojë personat që vizitojnë Faqen Zyrtare,  në lidhje me mënyrën e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes, si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale.
  3. Për vizitorët e faqes  sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me perdorimin e faqes, me klikimet e informacionit, artikujve, seksioneve apo rubrikave në këtë faqe. Të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet Faqes Zyrtare përpunohen për qëllimin për të cilin mblidhen në përputhje me kuadrin ligjor, nënligjor dhe këtë politikë.
  4. Qëllimi i mbledhjes se informacionit. Ky informacion mblidhet për:
  • qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e palëve të interesuara, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm);
  • qëllime analize për krijimin e shërbimeve/produkteve të reja;
  • për marrjen e qëndrimit dhe/ose pretendimeve të përdoruesve të faqes dhe palëve të interesuara/përdoruese në lidhje me shërbimet e Kolegji Universitar Luarasi.
  1. Me qëllimin për t’u ofruar një shërbim sa më të mirë dhe për të rritur mundësine e tërheqjes së studentëve dhe stafit profesionist e kandidatëve potenciale premtues, faqes se Kolegji Universitar Luarasi në disa rubrika (si “Kontakt” apo “Pyetësor Online”), Luarasi ka krijuar forma ku kërkohet nga përdoruesi që të plotësohen disa nga të dhënat personale. Përdoruesi konfirmon plotësimin, vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtete të tërë informacionin e kërkuar. Me plotësimin, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë për përdorim të brendshëm.
  1. Luarasi thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej.
  2. Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Luarasi në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
  3. KONTAKT. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887/2008 «Për mbrojtjen e të dhënave personale». Kërkesa mund të drejtohet në adresën: Email: info@luarasi-univ.edu.al Faqja Zyrtare mund të përmbajë lidhje të ndonjë faqeje tjeter internet, apo që të ridrejton në faqe tjetër interneti. Luarasi nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat /politikat përkatëse të privatësisë për këto faqe.
  4. TË TJERA. Kolegji Universitar Luarasi rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politike në çdo kohe, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.