NJOFTIM:  Nga dita e sotme Prof.As.Dr.Mateo Spaho do të mbajë funksionin e Dekanit të Fakultetit Ekonomik në KU “Luarasi”

NJOFTIM: Nga dita e sotme Prof.As.Dr.Mateo Spaho do të mbajë funksionin e Dekanit të Fakultetit Ekonomik në KU “Luarasi”

Të dashur Studentë,

Ju njoftojmë se nga dita e sotme Prof.As.Dr.Mateo Spaho do të mbajë funksionin e Dekanit të Fakultetit Ekonomik në Kolegjin Universitar “Luarasi”.

Më poshtë ju paraqesim një biografi të shkurtër të Dekanit të Fakultetit Ekonomik.

Prof. Spaho ka studiuar në Universitetin e Parmës (Itali) për Ekonomi dhe Financë. Në vitin 2008 ka filluar masterin në “Financë dhe Menaxhim Risku” pranë Universitetit Bocconi në Milano duke e përfunduar atë me rezultate maksimale. Në vitin 2010 fillon doktoraturën pranë Universitetit të Parmës me tematikë “Menaxhimi Financiar dhe Menaxhimi I Punësimit në kohë krize”.

Në vitin 2011 Prof.Spaho kthehet në Shqipëri duke punuar pranë Ministrisë së Financave si Këshilltar i ministrit dhe përgjegjegjës për politikat makroekonomike dhe fiskale. Në vitin 2014 fillon eksperiencën e tij akademike me kohë të plotë dhe një vit më pas merr titullin Profesor i Asociuar pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Prej shkurtit 2016 ka mbajtur pozicionin e përgjegjësit të Departamentit të Financë Bankë pranë Kolegjit Universitar “Luarasi” dhe prej ditës së sotme emërohet Dekan I Fakultet Ekonomik të KU “Luarasi”.

I urojmë suksese Prof.Mateo Spaho në detyrën e tij!

 

Fjala e Dekanit