Memorandum Bashkëpunimi me Institucionin e Avokatit të Popullit

Memorandum Bashkëpunimi me Institucionin e Avokatit të Popullit

Kolegji Universitar Luarasi zgjeron partneritetet e tij, sot, më datë 19.12.2016 është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Institucionin e Avokatit të Popullit.
Ky Memorandum ka për qëllim të forcojë promovimin dhe zhvillimin akademik, bashkëpunimin ndërmjet palëve mbi bazën e barazisë dhe përfitimit reciprok.

Më konkretisht bashkëpunimi midis Luarasit dhe Institucionit të Avokatit Popullit, në fushat e lartpërmendura do të konsistoj në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërgjegjësuese në nivel kombëtar me stafin akademik, pedagogët dhe studentët e Kolegji Universitar “Luarasi”, me tematika të ndryshme që lidhen me fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në vendin tonë dhe në vecanti, rritjen e rolit të qytetarëve për pjesmarrjen në vendimarrjet e organeve të administratës publike në nivel qëndror dhe vendor. Përdorimin e logove të institucioneve gjatë zhvillimit të aktiviteteve përbashkëta.
Gjithashtu Ku Luarasi do të kontribojë me punime të pedagogëve dhe studentëve, si dhe prezantimin e tyre në aktivitete e përbashkëta që do organozojë Universiteti me Avokatin e Popullit, në fushën e mbrojtjes, respektimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut në vend.

Si dhe ne bashkë-organizimi i leksioneve dhe programeve të trajnimeve afatshkurtra, aktivitetet e përbashkëta kërkimore, bashkë-organizimin e programeve të praktikës si dhe fusha të tjera bashkëpunimi të rëna dakord reciprokisht nga palët.
Stafi i pedagogëve dhe studentëve do te gwzojw mundësinë e praktikave dhe intershipe-ve pranë Institucionit të Avokatit të Popullit.

Është kënaqësi për të dyja palët të kemi partneritetin e njëra tjetrës, dhe të mirëpërdorim potencialin e përbashkët në të mirën e studentëve.


Zyra e Marredhenieve me Publikun