Liçensimi: Urdhër Nr.483, datë 12.10.2012

Në proçesë akreditimi – Kohëzgjatja: 2 vite akademike120ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky Master?

Menaxhimi ekzekutiv shihet si një domosdoshmëri në kohët e sotme në cdo organizatë  në nivel mbikëqyrës dhe atë menaxherial. Menaxhimi ekzekutiv shërben për të rritur përvojën menaxheriale të punonjësve dhe drejtuesve nëpërmjet krahasimit me justifikim konceptual, dhe ndërtimit të aftësive të tyre për zhvillimin e karrierës pozitive.

Për këtë qëllim vjen në ndihmë Masteri i Shkencave “Menaxhimi ekzekutiv”, i cili plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar, me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e menaxhimit ekzekutiv, në përputhje me zhvillimet e sektorit të biznesit.

Kujt i drejtohet ky Master?

Ky master u drejtohet kryesisht studentëve që kanë përfunduar një program studimi Bachelor 3 vite akademike, ose 4 vite akademike në fushën ekonomike të cilët duan të përfitojnë studimeve të thelluara në fushën e menaxhimit ekzekutiv, me  qëllim punësimin si ekspertë ose drejtues ekzekutiv në biznese të ndryshme, ekspertë ose drejtues të departamenteve të financës dhe kontabilitetit, ekspert ose drejtues në zyrat apo departamentet e burimeve njerëzore, analist tregjesh e çmimesh, analist kredie dhe tregjesh financiare, menaxher i përgjithshëm, etj.

Gjithashtu ky master u drejtohet studentëve/specialistëve të diplomuar në shkencat ekonomike/juridike, të cilët duan të ndërmarrin një karrierë në fushën akademike.

Çfarë përmban ky Master?

Master i Shkencave në “Menaxhim Ekzekutiv” nëpërmjet një trajtimi të thelluar dhe bashkëkohor të njohurive në fushën bankare dhe financiare synon t’u japë specialistëve një sërë kompetencash profesionale

Zotërim të njohurive themelore dhe bashkëkohore të shkencave të drejtimit dhe administrimit të bizneseve në nivel lokal, kombëtar, rajonal, ndërkombëtar, etj.

Mundësi për thellimin e njohurive dhe vazhdimin e kualifikimit profesional dhe kërkimeve ne sistemin e ciklit të tretë ne fushat e mësipërme ose fusha te kombinuara qe lidhen me menaxhimin dhe administrimin e biznesit, firmave dhe kompanive te ndryshme, OJF-ve, institucioneve të ndryshme, etj.

LENDET

Kodi Lëndët Lloji i disiplines Kredite Sem
  VITI 1      
  Semestri 1      
01 Menaxhim strategjik A 6 30
02 Ekonomiks i avancuar A 6 30
03 Kontabiliteti i drejtimit B 6 30
05 Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe karrierës B 6 30
Gjithsej   30 150
Semestri 2
06 Menaxhimi i marketingut

 

 

B 6 30
07 Aftesi menaxheriale B 6 30
08 Menaxhimi i projekteve B 6 30
09 Manaxhim i ndryshimit dhe i rritjes B 6 30
10 Menaxhimi i sistemeve te informacionit B 6 30
Gjithsej 30 150
Viti 1 60 300
 

VITI 2

Semestri 1
01 Metodologjia e kërkimit në manaxhim C 6 30
02 Politika monetare dhe Fiskale. Risi ne globalizim. C 6 30
03 E drejtë biznesi / Lidershipi D 6 30
04 Praktikë E 12
Gjithsej 30
Semestri 2
05 Tema e diplomës F 30
Gjithsej   30  
Viti 2   60 90
Gjithsej (Viti 1+2)   120 390