Master Profesional në Kolegjin Universitar Luarasi

Master Profesional në Kolegjin Universitar Luarasi

Pershendetje,

U zhvillua dje Ceremonia e Hapjes së Programeve të reja të studimit, Master Profesional në Siguria dhe Rendi Publik dhe Master Profesional në Menaxhim Sigurimesh.

Të ftuar në këtë ceremoni ishin drejtues të institucioneve publike dhe private të rëndësishme në vend, aktiviteti i të cilave është thellësisht i lidhur me këto disiplina të reja, akademikët e angazhuar në mësimdhënie në këto programe, si dhe studentët.

Ceremonia e Hapjes së Programeve u cel nga Rektori i Kolegjit Universitar Luarasi Prof.Dr. Et’hem Ruka, i cili përshendeti bashkepunimin e stafit akademik dhe biznesit privat drejpërdrejt të interesuar në këto programe master për realizimin e një programi jo vetëm akademik por dhe tërësisht të ndërtuar ne qëllim dhe perfitim të vet bizneseve lider në këtë fushë.


Ceremonia u përshendet gjithashtu nga Dekane e Fakultetit të Drejtësisë së Kolegjit Universitar Luarasi Prof.As.Dr Rezana Konomi; Dekan i Fakultetit të Ekonomisë së Kolegjit Universitar Luarasi Prof.As.Dr. Mateo Spaho, dhe të ftuarit Z. Mariglen Kasmi Antar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit; Z.Kadri Morina President i Eurosig; Z.Pajtim Melani nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.


Një mbështëtje e fortë dhe inkurajim i vazhdueshëm për Kolegjin Universitar Luarasi në rritjen dhe zhvillimin e kurrikulave të reja përbëri edhe prezenca e Presidentit të HB Group z. Irfan Hysenbelliu.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

 

 

 

Live

Posted by Kolegji Universitar Luarasi on Tuesday, November 21, 2017