Leksioni i Penales së Posaçme u zhvillua pranë Institutit të Policisë Shkencore

Leksioni i Penales së Posaçme u zhvillua pranë Institutit të Policisë Shkencore

Përshëndetje të dashur miq,

Sot, leksioni i Penales së Posaçme u zhvillua pranë Institutit të Policisë Shkencore. Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Drejtësisë së KU Luarasi , të shoqëruar nga pedagogu i lëndës Avokat Saimir Vishaj, u takuan me disa eksperte, që mbulonin pjesën e ekspertimit për falsifikimin e dokumenteve, lekëve, nënshkrimeve etj.

Gjatë këtij leksioni të kombinuar me praktikën studentët u njohën me procedurën se si dhe nga kush kërkohej akti i ekspertimit.

Falenderojmë pedagogun dhe i urojmë suksese studentëve!

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun