Leksioni i Hapur për Lidershipin dhe impaktin e eksperiencave në struktura rinore në formimin e liderëve të rinj.

Leksioni i Hapur për Lidershipin dhe impaktin e eksperiencave në struktura rinore në formimin e liderëve të rinj.

Të dashur studentë,

U zhvillua sot, në datë 17 Nëntor 2017, Leksioni i Hapur për Lidershipin dhe impaktin e eksperiencave në struktura rinore në formimin e liderëve të rinj.

Ishim të nderuar të kishim pranë nesh Dr.Majlinda Keta, pedagoge pranë Universitetit të Tiranës, nismëtare e projektit të Qeverive të Nxënësve, dhe më parë drejtuese e strukturave arsimore.

Dr. Keta ndau me studentët e pranishëm këshilla lidhur me rëndësinë e përfaqësimit dhe roëin e studentëve në jetën institucionale të universitetit, por jo vetëm ajo inspiroi dhe sikurse gjithmonë kultivoi tek ta kulturën e votës dhe te reagimit qytetar.
Mes aludimeve nëse Lider lind apo bëhesh, Dr.Keta nxiti studentët për të rikujtuar rëndësine e krijimit të një fryme bashkëpunimi dhe frymës së vlerave humane.
Në kuadër të angazhimit dhe eksperiencave të saj në poste drejtuese në arsim dhe Shoqëri Civile, ajo u shpjegoi studentëve rolin dhe protagonizmin që duhet të kenë në Etikën Universitare e cila është kusht për cilësine e dijes.

“-Partia më e mirë ku kam bërë pjesë është Partia Studentore!” u shpreh Dr. Majlinda Keta, duke ritheksuar rëndësine e vlerave demokratike brenda një instuticioni arsimor.

Në këtë Leksion, gjithashtu u prezantuan modele suksesi të lidershipit rinor, ndër të cilët te zgjedhur nga studentët organizator ishin Eriona Bixha kandidate per deputete në zgjedhjet qëndrore 2017, dhe aktualisht Antëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe Julinda Gjika, ish Kryetare e Parlamentit Rinor Shqiptar dhe aktualisht pedagoge pranë Kolegjit Universitar Luarasi.

I jemi mirënjohës Dr. Keta dhe te ftuarave në paneë që pranuan ftesën tonë për vizitën e saj të rëndësishme në këtë prag zgjedhjesh për Këshillin Studentor të Kolegjit “Luarasi” ku sollën dhe përcollën një model frymëzimi për çdo të ri dhe student që aspiron të bëhet një Lider.

Si dhe përgëzojme studentët Renis Vangjelaj dhe Xheni Maloku për organizimin dhe i urojmë suksese në zgjedhjet për përfaqësues në Këshillin Studentor.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun