Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Qasje të Pakonsoliduara Kushtetuese. E drejta e pronës; E Drejta e Votës” 25 Prill 2017

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Qasje të Pakonsoliduara Kushtetuese. E drejta e pronës; E Drejta e Votës” 25 Prill 2017

Të dashur miq,

Është mbajtur në datën 25 Prill 2017, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me temë : “ Qasje Kushtetuese të Pakonsoliduara. E drejta e votës; E drejta e Pronës”.

Kolegjit Universitar Luarasi ka kënaqësinë t’ju falenderojë për bashkëorganizimin e aktivitetit partenrët, Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës; Fakultetin e Shkencave Politiko-Biznes-Juridike të Universitetit “ Aleksandër Moiusiu” Durrës; Fakultetin e Drejtësisë të Kolegjit Universitar “Iliria” Prishtinë, Universitetit Shtetëror të Tetovës; Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë; South East European University Tetovë; Avokatin e Popullit, Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve; dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Kolegji Universitar Luarasi, është përkushtuar maksimalisht në zhvillimin e Kërkimit Shkencor dhe nxitjen e kërkuesve për të realizuar studime relevante për të investuar në ndryshimin e status-quos të vendit tonë.
Është nder dhe kënaqësi e madhe për Kolegjin Universitar Luarasi, të kishte personalitete të fushës së jurspridencës dhe drejtues të lartë të instutucioneve, ndaj dëshirojmë t’i falenderojmë që I janë është përgjigjur pozitivisht ftesës sonë.
Gjatë fjalës së tij hapëse për këtë Konferencë, Rektori I KU Luarasi Prof Dr Arben Malaj, falenderoi të pranishmit, përgëzoi grupin e punës për organizimin e kësaj Konference dhe vecanerisht Dekanen e Fakultetit te Drejtesise se KU Luarasi Prof As. Rezana Konomi per punen e perkushtuar, së pari për tematikën e përzgjedhur e cila përputhet më sfidat në të cilat vendi ynë po kalon, së dyti për dimensionet e saj duke e bërë një aktivitet shkencor me përmasa ndërkombëtare, dhe ftoi të gjithë referuesit të prezantojnë kumtesat e tyre me bindjen se punimet e kësaj Konference do të refeltkojnë patjetër realitetin dhe do të sjellin propozime konkrete për zgjidhjet e dëshiruara. “Kam besimin maksimal, se përafrimi I legjislacionit shqiptar me modele të legjislacioneve të suksesshme që do të propozojë kjo konferencë dhe qasjet e reja që do të zhvillojnë punimet shkencore që do të referohen përgjatë paneleve nga personalitetet e ftuara, do të plotësojnë vakumet ligjore, duke bërë që zgjidhjet e dëshiruara të mos priten vetëm nga politikbërësit, por të gjenerohen nga kërkuesit shkencor.” u shpreh Prof Dr Malaj.

Paneli I parë I kësaj Konference, u drejtua ngaRektori I KU Luarasi, Prof Dr. Arben Malaj, ndërsa Paneli i dytë u moderua nga Dekani I Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, Prof Dr. Artan Hoxha.

Zyra e Marredhenieve me Publikun KU Luarasi