Funksionimi dhe Përbërja e Këshillit Studentor

Këshilli Studentor është një hallkë e rëndësishme në jetën studentore. Këshilli Studentor është një organizim i pavarur studentor i atashuar dhe në bashkëpunim të plotë me institucionin e lartë arsimor ku operon. Funksionimi i Këshillit Studentor bazohet në Ligjin nr.80/2015 datë 22.7.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 99. Këshilli Studentor i KU “LUARASI” promovon përfshirjen e studentëve në jetën studentore të KU“LUARASI” dhe koordinon përfaqësimin e tij në institucion për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të studentëve nëpërmjet përfaqësuesve të tij Senatorë, për përmbushjen e kërkesave të tyre në përputhje me Rregulloren dhe Statutin e KU “LUARASI”.

Këshilli Studentor rregullon aktivitetin e tij nëpërmjet Statutit të Këshillit Studentor. Objekt i punës së tij është organizimi në bazë rregullash dhe qëllimesh të qarta i studentëvë të KU “Luarasi” për të arritur rezultate sa më të larta në mësime, për të rritur cilësinë e mësimnxënies, për të ndihmuar studentët që kanë nevojë si në aspektin mësimor ashtu edhe në atë të përfaqësimit, për të nxitur frymën e bashkëpunimit me pedagogët, për të nxitur punën kërkimore shkencore, për të përfaqësuar KU “Luarasi” sa më denjësisht në rankimimet e të njëjtit nivel, si dhe për ballafaqime të ndryshme cilësore edhe në arenën ndërkombëtare, me qëllim rritjen e emrit dhe të vlerave të institucionit. Në punën e tij Këshilli Studentor i KU “Luarasi” udhëhiqet nga parimet e Rregullores së Brendëshme të tij që përmban edhe normat kryesore mbi mbarëvajtjen studentore. Gjithashtu, në statut përcaktohen detyrat dhe kompetencat kryesore si për Kryetarin e Këshillit Studentor edhe për Zv/Kryetarin e Këshillit Studentor, po ashtu edhe për anëtarët e tij.

Këshilli Studentor përbëhet nga Kryetari i Këshillit Studentor, Zv/Kryetari i Këshillit Studentor, Kryetarët e komisioneve dhe Senatorët e Këshillit Studentor, ku secili prej tyre përfaqëson grupin ku bën pjesë.

GJERGJI MAJKO – Kryetar i Këshillit Studentor

DRITAN  SALIANJI   – Zv/Kryetare e Këshillit Studentor

SENATORËT:

DONALD ZEQO, BEKIM BRUKA, BEKIM BRUKA, ILMI HASA, KETJONA DAUTAJ, ARTJOLA HALILAJ, RENIS VANGJELAJ, GERALDO META, DENIZ ELEZI, MARSIDA THARTORI, SERXHIO DUKA, LAURETA SKENDERI, ERGYS DORACI, ARDIAN BLAKCORI, HIRIJE ASLLANAJ, FLAVJAN NDREJAJ, ALDO DODA.

GJERGJI MAJKO
Kryetar i Këshillit Studentor                              
Profili i plotë >>

DRITAN SALIANJI
Zv/Kryetare e Këshillit Studentor  
Profili i plotë >>

GERALDO META
Profili i plotë >>

 

KETJONA DAUTAJ   
Profili i plotë >>

ARTJOLA HALILAJ
Profili i plotë >>

ARDIAN BLAKCORI
Profili i plotë >>

ERGYS DORACI
Profili i plotë >>

LAURETA SKENDERI
Profili i plotë >>

HIRIJE ASLLANAJ
Profili i plotë >>

FLAVJAN NDREJAJ
Profili i plotë >>

MARSIDA THARTORI
Profili i plotë >>

RENIS VANGJELAJ
Profili i plotë >>

SERXHIO DUKA         Profili i plotë >>

ALDO DODA                                     Profili i plotë >>