Të dashur studentë,

Ju njoftojmë, se nga dita e sotme të gjithë kandidatët për përfaqësues të zgjedhur në Këshillin Studentor të Kolegjit Universitar Luarasi, kanë mundësi të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën spiro.paco@luarasi-univ.edu.al

Kujtojmë se kriteret për aplikim për senator klase janë:

  1. Të jetë student I grupit ku dëshiron të zgjidhet.
  2. Të gëzojë mbështetjen e të paktën 5 studentëve të klasës ku kandidon, me firmë. ( Emrat e studentëve mbështetës duhet të figurojnë vetëm në Listën e Mbështetësve të një kandidati)
  3. Te aplikojë para mbarimit te afatit, datë 17 Nëntor 2017, ora 22:00.

Aplikimi obligon, bashkëngjitjen në email të :

Kërkesë për aplikim me nje biografi të shkurtër të kandidatit.

Listë Mbështetësish

Program me minimalisht 5 pika me platformën apo arsyet pse duhet të votohet kandidati, dhe Fotografi ose poster të kandidatit.

Për të tërhequr formatin standard të Listës së Mbështetësve ju lutem te Kontaktoni në adresën e email të pedagogut Spiro Paço.

Për cdo informacion të mëtejshëm kontaktoni me Përfaqësuesit e Këshillit Studentor në luarasisenati@gmail.com.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun