Kriteret për shkrimin e një artikulli shkencor/formati

Struktura e artikullit dhe stili i shkrimit

Të gjithë artikujt do të dorëzohen në gjuhën Angleze dhe Shqipe duke përdorur modelin e mëposhtëm. Artikulli i plotë do të përfshijë 7-10 faqe.

  • Abstrakt (rreth 300 fjalë, në Shqip dhe Anglisht, duhet të përfshijë: emrin e autorit, titullin akademik, adresën e e-mailit dhe institucionin)
  • Hyrje
  • Shqyrtimi i literaturës
  • Të dhënat dhe metodologjia
  • Analiza empirike
  • Konkluzionet
  • Referencat
  • Shtojcë

 

Shënim: Në rast se artikulli është analizë, kritikë ose përshkrim pjesët ‘Të dhënat dhe Metodologjia’ dhe ‘Analiza Empirike’ mund të eliminohen. Çdo seksion duhet te ndahet në paragrafë të ndryshëm.

Stili i të shkruarit duhet të ketë këto karakteristika:

  •  Lloji i shkrimit: Times New Roman
  • Madhësia e shkronjave: 12
  • Hapësira nëpërmjet rreshtave: 1.5
  • Formati: A4
  • Nr. i faqes duhet të jetë i vendosur në këndin e poshtëm të djathtë të faqes.

 

Stili i të Shkruarit i Citimit në Tekst

Duke u bazuar te sistemi Harvard, citimi në tekst bëhet si më poshtë. Shembull:
Argumenti i bërë nga një filozof analitik (O’Connor 1969, p. 32) është se vlerat nuk mund të justifikohen në këtë mënyrë. Megjithatë Kneller (1963b, p. 102) insiston se akademisti do te përfshihet në mënyre te paevitueshme në pretendimet me vlerë. Ose“Të kesh një plan solid si pjesë e dizajnit hulumtues është thelbësore” (Hatch 2002, p. 46).

 

Stili i të Shkruarit të Referencave në fund të Artikullit

Organizoni listën tuaj alfabetikisht sipas autorit. Per informacion me te detajuar shihni: https://www.staffs.ac.uk/assets/harvard_quick_guide_tcm44-47797.pdf

Përmbledhje për referencat nga Librat, Artikujt dhe Interneti:

  • Libra

FONTANA-GIUSTI, G. (ed.) (2008) Designing  Cities for People: Social, Environmental and Psychological Sustainability. London: Earthscan.

MARSHALL, W. A. (1975) The Child as a Mirror of his Brain’s Development. In SANTS, J. & BUTCHER, H. J. (eds.). Development Psychology. Aylesbury, Bucks: Hazell Watson & Viney Ltd.

  • Artikuj

TREFTS, K. & BLACKSEE, S. (2000) Did you hear the one about Boolean Operators?

Incorporating comedy into the library induction. Reference Services Review. 28 (4). p. 369-378.

WILSON, J. (1995) Enter the Cyberpunk librarian: future directions in cyberspace. Library Review. [Online] Emerald Database 44 (8). p. 63-72. Në dispozicion nga: http://www.emeraldinsight.com. [Aksesuar: 30thJanar 2012].

  • Interneti

BBC NEWS. (2008) Factory gloom worst since 1980. [Online] Në dispozicion nga:

http://news.bbc.co.uk/1/hi/business/7681569.stm. [Aksesuar: 19th June 2012].