THIRRJE PËR ARTIKUJ

 

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare Fakulteti i Drejtësisë së KU “Luarasi”

Të nderuar kolegë, pjesë e stafit akademik të KU “Luarasi”,

Po ju dergoj këtë thirrje për Konferencën Shkencore Ndërkombetare që Fakulteti i Drejtësisë së KU “Luarasi”, do të organizojë në bashkëpunim me disa partnerë të rendesishëm, aktor dhe faktorë të cilët do të ndajnë mendimin akademik, idetë, opinionet dhe ekspertizën e tyre në fushat respektive.

Kjo thirrje është si për pjesemarrje ne Konferencë, ashtu dhe për paraqitje të punimeve tuaja, të cilat do të jenë pjesë e botimeve në revisten periodike Mendimi, organ i KU “Luarasi”.

Gjithashtu këtë thirrje mund t’ia percillni edhe kolegëve tuaj kudo që të jenë, me qëllim që gjithkush që është i interesuar për të qenë pjesë e këtij eventi, ta konsiderojë si një podium të rëndesishëm akademik për të përmbushur të gjitha ambicjet profesionale.

Ju mirëpresim!

Prof.Asc.Dr.Rezana Konomi

Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, KU “Luarasi”

Për më tepër informacion mbi datat dhe detaje të aplikimit:
klikoni linkun e mëposhtëm:

http://www.luarasi-univ.edu.al/wp-content/uploads/2017/01/Thirrje-p%C3%ABr-pjes%C3%ABmarrje-e-punime.pdf

 

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare Fakulteti i Ekonomisë së KU “Luarasi”

 

 

Të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë,

Fakulteti Ekonomik i KU Luarasi organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “INOVACIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM” më 12 prill 2017 në ambjentet e KU Luarasi.

Konferenca do të trajtojë tematike në fokusin e inovacionit në fushat e ekonomisë, sociologjisë, mjedisit, kulturës dhe politikës duke sjellë së bashku në një diskutim akademik dhe shkencor, ekonomistë, sociologë, ambjentalistë, njerëz të kulturës dhe politikëbërës nga Shqipëria dhe rajoni.

Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutem dërgoni email në economic.conference2017@luarasi-univ.edu.al

Për më tepër informacion mbi datat dhe detaje të aplikimit:
klikoni linkun e mëposhtëm: