Zyra e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë është një strukturë e ngritur brenda Luarasit, por njëkohësisht do të bashkëpunojë me një gamë të gjerë partnerësh në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo strukturë lehtëson bashkëpunimin e Luarasit me institucione partnerë në sferën e arsimit të lartë, shoqërisë civile, sipërmarrjes si edhe politikëbërjes. Për më tepër Luarasi ka krijuar rrjetin e partnerëve në rajon duke bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Zyra është e organizuar në dy departamente: Departamenti për Kërkim dhe Zhvillim Projektesh dhe Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë. Departamenti për Kërkim dhe Zhvillim Projektesh në KU Luarasi lehtëson zhvillimin e projekteve në shkencat sociale, shkencat juridike dhe ekonomike, me qëllim përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve dhe studentëve të Luarasit në projekte për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore dhe studime të ndryshme të orientuara nga politikëbërja.

Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë është baza përmbledhëse e të gjithë takimeve me aktorët partnerë të Kolegjit Universitar Luarasi. Gjithashtu, nëndarja është një arkivë e të gjithë marrëveshjeve të nënshkruara me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Misioni i kësaj zyre është ngritja  dhe konsolidimi i një rrjeti të madh partnerësh lokalë dhe ndërkombëtarë dhe aplikimi, propozimi dhe implementimi i projekteve të shumta në fushën e drejtësisë, ekonomisë, shkencave sociale dhe të arsimit të lartë.

Objektivat kryesore të zyrës janë:

1- Rritja e numrit potencial të partnerëve lokalë dhe të huaj

2- Rritja e kapaciteteve të studentëve dhe stafit të KU Luarasi nëpërmjet shkëmbimeve në thirrjen Erasmus +

3- Përfshirja e studentëve dhe stafit të KU Luarasi në iniciativa të projekteve të ndryshme në fushën e arsimit të lartë

4- Arritja e një rezultati të matshëm të Marrëdhënieve me Jashtë në numrin e praktikave të studentëve, pjesëmarrjes në trajnime dhe mundësitë në tregun e punës.

 

MSc. Faola Hodaj

Zyra e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë

E-mail: faola.hodaj@luarasi-univ.edu.al