Font Size

SCREEN

Profile

Menu Style

Cpanel

Statuti i Universitetit Luarasi

KREU  I
 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 Neni 1
Baza ligjore

 Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi” , këtu më poshtë SHLU “Luarasi”, është institucion i arsimit të lartë me karakter mësimor, kërkimor dhe shkencor. Ajo është krijuar me Vendimin e  Këshillit të Ministrave nr. 611, datë 11.09.2003, “Për dhënien e lejës për hapjen e Shkollës së Lartë Universitare, Jopublike, “LUARASI”,  Vendimin  nr. 490, date 23.06.2010, të Këshillit të Ministrave “Për hapjen e programeve të reja të studimeve në shkollën e lartë universitare private, “LUARASI” dhe është akredituar me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 71, datë 18.02.2008, “Për akreditimin institucional të programit dhe diplomës së Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Luarasi”.

 Neni 2 

Ky statut mbështetet në ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, aktet ligjore e nënligjore në fuqi për arsimin e lartë.

  Neni 3
 Personi juridik

 SHLU “Luarasi” është person juridik, i njohur me vendim të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Nr. K31526058G, date 26.03.2003, në emër të shoqërisë tregtare “Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “UNIVERSITETI “LUARASI”.    

Adresa e saj është: Rruga “Avdi Kazani”, Nr. 1, Tiranë.

*Per te lexuar statutin e plote lutemi te klikoni ketu

Kalendari aktiviteteve

Luarasi Youtube Channel

Ceremonia Alumni

Galeri Fotografike

Ceremonia Alumni Alumni Ceremonia Alumni Alumni Sample image Alumni Ceremonia AlumniAlumni
You are here: Home Rreth Nesh Rregullore dhe statuti Statuti i Universitetit Luarasi