Dajena Kumbaro
Administratore e Universitetit
Znj. Kumbaro ka marrë titullin Master i Shkencave në Drejtësi, në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane nga Universiteti i Utrechtit, Hollandë. Gjithashtu është duke kryer studimet e doktoraturës në fushën e të drejtës ndërkombëtare publike, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Kumbaro ka përgatitur disa breza gjyqtarësh dhe prokurorësh të rinj, me rolin e saj si pedagoge në Shkollën e Magjistraturës si dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në përgatitjen e politikanëve të rinj duke punuar si pedagoge në Shkollën e Studimeve Europiane. Karriera e saj në fushën e pedagogjisë shtrihet në disa prej universiteteve publike dhe private më në zë në vend. Ajo gjithashtu është e njohur për një sërë publikimesh akademike të botuara në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Kontributi i Znj. Kumbaro në rolin e Këshilltares së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese si dhe Këshilltares Ligjore në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e ka bërë atë një prej juristeve më eminente në vend dhe me më shumë ndikim në çështjet e së drejtës Kushtetuese.
Znj. Kumbaro prej disa vitesh është gjithashtu një aktiviste e të drejtave të njeriut, duke kontribuar përmes pozicioneve të larta që ajo ka mbajtur në disa agjensi të Kombeve të Bashkuara si UNHCR dhe UNICEF. Aktualisht ajo është anëtare e Komitetit Europian kundër Torturës të Këshillit të Europës, në kuadrin e të cilit është anëtare e grupit të jurisprudencës, përgjegjëse për ndjekjen e zhvillimeve jurisprudenciale për çështjet e kufizimit të lirisë së fëmijëve, grave dhe të huajve.
Prof. Dr. Aleks Luarasi
Rektor nderi i Universitetit “Luarasi” .
Lindi në fshatin Luaras në vitin 1941. Kreu studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Punoi si gjyqtar në gjykatat e shkallës së parë në Korçë e Tiranë. Prej 30 vitesh Prof. Luarasi është një prej akademikëve më eminent në Shqipëri ku për më shumë se 30 vite ka përgatitur juristët e rinj duke shërbyer si pedagog i Filozofisë të së Drejtës, Historisë së Shtetit dhe të Drejtës në Shqiëpri në Universitetin e Tiranës. Në këtë kohë Prof. Luarasi ka mbajtur edhe poste drejtuese të Universitetit si Shef Departamenti dhe Zv/Dekan i fakultetit. Ai gjithashtu ka qenë edhe Zv/Kryetar i Konferencës së rektorëve të Republikës së Shqipërisë.
Prof. Luarasi për gjashtë vjet ka shërbyer si anëtar i Komisionit të Venecias (Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit) pranë Këshillit të Evropës. .
Prof.Luarasi është autor dhe bashkëautor i disa teksteve akademike dhe i shumë titujve të tjerë shkencorë në fushën e së drejtës dhe historisë.
Kristaq Traja
Rektor i Universitetit “Luarasi”
Z. Traja është një prej personaliteteve më eminente në fushën e jurisprudencës në Shqipëri por edhe më gjerë. Ai ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për shtetin ligjor dhe rendin Kushtetues në Shqipëri duke kontribuar jo vetëm si akademik por edhe në role tepër të larta të pushtetit ekzekutiv. Z.Traja njihet si një për bashkëautorëve të Kushtetutës së Shqipërisë, ku roli i tij ka qenë dominant në hartimin e një Kushtetute bashkëkohore që garanton të drejtat themelore të Njeriut. Z. Traja është gjyqtari i parë shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasbourg ku është shquar për kontributin e tij. Eksperinca e Z. Traja në administratën publike ka qenë për një periudhë dy vjeçare ku ai ka mbajtur postin e Zv/ Ministrit të Drejtësisë.
Roli i Z. Traja në sferën akademike dallohet për publikimet e tij në fushën e të drejtës si dhe eksperienca e tij e gjatë si pedagog në Universitetin Publik dhe në përgatitjen e gjyqtarëve të rinj në Shkollën e Magjistraturës ku ai ka dhënë mësim për disa vite.
Dr. Irakli Koçollari
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë
Dr. Koçollari ka një karrierë të pasur në fushën e diplomacisë ku ai ka shërbyer në detyra të larta pranë shërbimeve diplomatike Shqiptare në Evropë. Dr. Koçollari ka shërbyer në detyra të larta në institucionet shtetërore, përfshi këtu edhe në shërbimet e inteligjencës ku ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ai Gjithashtu ka punuar si këshilltari kryeministrit si dhe ka qenë Inspektor i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare.
Në fushën akademike Dr. Koçollari njihet për një numër të madh botimesh në fushën e filozofisë të së drejtës e të historisë, për të cilën e ka ndihmuar fakti se si një polyglot që është ai ka njohuri të mira të disa gjuhëve të vjetra si latinisht, greqishtja e lashtë etj. Është studiues i fushës së historisë dhe jurisprudencës. Ai ka botuar një numër të madh librash të formatit shkencor. Është autor i një numri kumtesash dhe referatesh në konferenca dhe simpoziume jashtë vendit si dhe autor i botimit të mjaft shkrimeve të tjera në fushën e historisë dhe të drejtës në periodikët shkencor brenda vendit. Dr. Koçollari është studiues i kodifikimeve Mesjetare Shqiptare dhe autor i monografive të botuara për Statutet Mesjetare dhe kanonikët e panjohur të kësaj kohe. Libri i tij “Policia Sekrete e Ali Pashës” ka marrë çmimin e parë si libri më i mirë i vitit 2010 për tërë ahpësirën e botimeve shqiptare.



