7 Pyetje mbi programet Master
- In: Master
- Published on 23 January 2012
- By Super User
- Hits: 982
Cilat studime të nivelit Master Shkencor zhvillohen në Universitetin "Luarasi"?
- Master në të Drejtën Civile dhe Tregtare
- Master në të Drejtën Penale
- Master në të Drejtën Publike dhe Administrative
Kujt i shërben një Master Shkencor?
Studentëve që kanë përfunduar një cikël të parë studimi 3 vjeçar ose 4 vjeçar në drejtësi.
Është kualifikim i detyrueshëm akademik për studentët e ciklit 3 vjeçar me qëllim vazhdimin e cikleve të treta të studimit (Magjistraturë; Avokati-Noteri; Studimet e doktoraturës)
Cilat studime të nivelit Master Profesional zhvillohen në Universitetin "Luarasi"?
Në gjuhën Shqipe:
- Master Profesional në Administrim Publik
- Master Profesional në të Drejtë Bankare dhe Financiare
- Master Profesional në Shkencat e Sigurimit dhe Policimi
Në gjuhën angleze :
- Master Profesional në të Drejtësi Penale dhe të Drejtat e Njeriut
Kujt i shërben një Master Profesional?
Studentëve që kanë përfunduar një cikël të parë studimi 3 vjeçar ose 4 vjeçar, pavarësisht fushës së studimit, me qëllim kualifikimin e mëtejshëm profesional në fushën e drejtësisë.
Punonjësve të sektorit publik dhe privat me qëllim kualifikimin e vazhdueshëm profesional brenda vendit të punës, promovimin dhe karrierën.
Kur fillojnë studimet Master?
Masterat Shkencorë fillojnë në Mars 2012.
Frekuentimi i tyre do të bëhet 3 herë në javë: Ditën e Shtunë ora 9:00 AM me 3:00 PM; Dy ditë të javës ora 4:00 PM me 8:00 PM
Kush janë profesorët që do të japin mësim në studimet Master?
Në studimet Master të cilët zhvillohen në gjuhën shqipe, mësimdhënia realizohet nga profesorët më të mirë në vend.
Në studimet Master të cilat zhvillohen në gjuhën angleze, mësimdhënia realizohet nga profesorë të Universitetit të Utrecht-it, Hollandë.
Ku mund të marrim më shumë informacion?
Ju mund të kontaktoni me sekretarinë e Universitetit Luarasi duke klikuar ketu



