Font Size

SCREEN

Profile

Menu Style

Cpanel

VKM e hapjes se programeve Master

 VENDIM
Nr.490, datë 23.6.2010 

PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMEVE,

 

NË SHKOLLËN E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI”, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

 VENDOSI:

 1. Hapjen, në shkollën e lartë universitare private  “Luarasi”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të parë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Administrim publik”.

2. Ky program studimi i ciklit të parë realizohet me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 3 (tri) vite akademike. Në përfundim të programit të studimit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë“ (DNP), në “Administrim publik”.

3. Hapjen, në shkollën e lartë universitare private “Luarasi”, Tiranë, të programeve të
studimeve të ciklit të dytë, në formë e studimeve me kohë të plotë, në:

a) E drejtë publike e administrative;
b) E drejtë civile e tregtare;
c) E drejtë penale.

4. Këto programe studimesh të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të këtyre programe të studimeve lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë” (DND) në:

a) E drejtë publike e administrative;
b) E drejtë civile e tregtare;
c) E drejtë penale.

5. Hapjen, në shkollën e lartë universitare private “Luarasi”, Tiranë, të programit të studimit “Master i nivelit të parë“ (MNP), në formën e studimeve me kohë të plotë në “Specialist/jurist në administratën publike”.

6. Ky program studimi realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1(një) vit akademik. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë“ (MNP), në “Specialist/jurist në administratën publike”.

7. Shkolla e lartë universitare private “Luarasi”, Tiranë të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimeve, të përcaktuara në pikat 1, 3 e 5 të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

8. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimeve, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.

9. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

*Per te lexuar vendimin e publikuar ne fletoren zyrtare klikoni ketu 

Kalendari aktiviteteve

Luarasi Youtube Channel

Ceremonia Alumni

Galeri Fotografike

Ceremonia Alumni Alumni Ceremonia Alumni Alumni Sample image Alumni Ceremonia AlumniAlumni
You are here: Home Programet Programet Master VKM e hapjes se programeve Master