Font Size

SCREEN

Profile

Menu Style

Cpanel

Ekzekutimi i Kolateralit Bankar

Përshkrimi:

Ky kurs është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’u transmetojë studentëve dhe të interesuarve, njohuritë, konceptet e nocionet e procesit të ekzekutimit të detyrimeve të rrjedhur nga titujt ekzekutive. Duke konsideruar me një interes të vecantë për formimin profesional të studentëve e juristëve, por edhe për qëllime shkencore dhe studimore, një fokus i vëçante i kushtohet akteve të dhënies së kredive bankare si tituj ekzekutive. Në kushtet kur ekzekutimi i detyrueshëm

përbën një element të rëndësishëm të realizimit të së drejtës nëpërmjet forcës shtrënguese të Shtetit (duke përfshirë jo vetëm vendimet gjyqësore të formës së prerë por edhe llojet e tjera te titujve ekzekutive), qëllimi i kësaj teme është prezantimi e shpjegimi i të gjitha veprimeve proceduriale të nevojshme mbi bazen e te cilave bëhet i mundur materializimi i procesit të ekzekutimit të detyrueshëm. Në këtë kuadër, Lenda jep shpjegime të plota lidhur me subjektet e ekzekutimit; llojet e veprimeve proceduriale të ndërmarra nga Përmbaruesit Gjyqësor; qëllimi dhe efektet specifike të tyre; veçantia mbi bazë krahasimi ndërmjet llojeve të ndryshme të ekzekutimeve të kolateraleve dhe ligjit të aplikueshëm; rëndësia e afateve të kryerjes së veprimeve përmbarimore në realizimin e së drejtës së kreditorit; mjetet e kundërshtimit ne Gjykate të veprimeve përmbarimore; mbrojtja në Gjykatë etj. 

Objektivat e Kursit:

Të trajtohen e të shpjegohen: procedurat nëpërmjet të cilave kanalizohet ekzekutimi i detyrueshëm në tërësi, dhe veçantitë e ekzekutimit të detyrimeve të rrjedhur nga aktet e kredive bankare, ligji material i aplikueshem, mjetet e ankimimit kunder veprimeve te permbaruesit gjyqesor, tipologjite e konflikteve gjyqesore qe ndeshen më së shumti në praktikë. 

Një shpjegim i suksesshëm i elementëve të mesiperm do të realizojë atë që studentët të jenë në gjëndje të kuptojnë fazat ku kalon ekzekutimi i detyrimeve, të zotërojnë kuadrin e plotë të efekteve juridike të veprimeve përmbarimore, dhe për rrjedhojë të kenë aftësitë e nevojshme profesionale për të këshilluar, apo për të qenë vetë protagoniste të kryerjes së veprimeve proceduriale, realizimit të së drejtës së kreditorit, si dhe mbrojtjes kundër veprimeve proceduriale përmbarimore që cënojnë të drejtat e palëve në procesin e ekzekutimit. 

Kërkesa paraprake:

Nuk ka

Kalendari aktiviteteve

Luarasi Youtube Channel

Ceremonia Alumni

Galeri Fotografike

Ceremonia Alumni Alumni Ceremonia Alumni Alumni Sample image Alumni Ceremonia AlumniAlumni
You are here: Home Programet Programet e Kurseve Ekzekutimi i Kolateralit Bankar