Sistemet Tatimore
- In: Kurset
- Published on 19 January 2012
- By Super User
- Hits: 321
Përshkrimi:
Ky kurs i jep pjesëmarrësve pajisjen me konceptet bazë të të tatuarit, tatimit, taksës, sistemit dhe politikave tatimore në tërësi. Kursi trajton dhe aftëson pjesëmarrësit në mënyrë të thelluar për sistemin tatimor. Më konkretisht, pjesëmarrësit do të aftësohen për cështjet më themelore të tatimit, me qëllim planifikimin, manaxhimin dhe lehtësimin e veprimtarisë së tij të perditëshme në ambjentin e punës, por edhe me ngushtë në sferën personale
Në kurs do të trajtohet në mënyrë përmbledhëse një analizë historike e sistemit tatimor të Republikës së Shqipërisë, kuptimi I nxitësve tatimorë, Tatimi mbi Vleren e Shtuar, TVSH, pragu i TVSH, barra, TVSh ne biznesin e vogel, TVSH në Biznesin e madh, rimbursimi I TVSH – së, Tatimi mbi fitimin, Tatimi mbi të ardhurat personale, Tatimet direkte – raste studimore për tatimin mbi të ardhurat, Administrimi tatimor, Shmangia, evazioni dhe mashtrimi tatimor, Sjellja tatimore, Ekonomia informale – shkaqet, Reforma administratës tatimore dhe korrupsioni, Tatimpaguesit – të drejta dhe detyrime, Tregu i njohurive tatimore, Tatimi i dividentit: probleme teorike dhe praktike, Kontrolli tatimor, Përzgjedhja kontrollit tatimor, Tatimpaguesi dhe kontrolli tatimor, Skema dhe raste të kontrollit tatimor, Zbulimi i mashtrimit, Amnistia Fiskale.
Të gjitha këto koncepte do të aplikohen nëpërmjet kazuistikës për të përcaktuar qartë rastet e përdorimit, mënyrat e përmbushjes së detyrimit dhe mënyrat e kontrollimit të përmbushjes nga autoriteti shtetëror.
Objektivat:
Kursi synon aftësimin praktik të pjesëmarrësve lidhur me sistemin tatimor në Republikën e Shqipërisë. Ofron aftësimin me konceptet e plota dhe të gjithë institutet pjesë të sistemit tatimor. Të arrijë që pjesëmarrësit të zgjidhin në përputhje dhe pa rëne ndesh me procedurën tatimore, raste të praktikës së perditëshme panvarësisht nga institucioni apo lloji i subjektit tatimpagues. Të ketë afetësinë e mbikqyrjes apo të kuptojë procedurat e kontrollit tatimor nga organet tatimore.
- Prev
- Next >>



