Manaxhim Projektesh
- In: Kurset
- Published on 19 January 2012
- By Super User
- Hits: 351
Përshkrimi i kursit:
Ky kurs do t’i pajisë studentët me koncepte, njohuri dhe aftësi të cilat mundësojnë krijimin e bazave të projektit, t’i lehtësojë planifikimin dhe menaxhimin e projekteve. Studentët do të mësojnë rreth komponentëve që janë të domosdoshëm për menaxhimin e një projekti; parapërgatitja, planifikimi dhe krijimi i skedës kohore të projektit: kostot e projektit; komunikimi i informacionit ndaj të tjerëve; në administrimin e ndryshimeve që ndodhin gjatë zhvillimit të projektit; dhe vlerësimi i rezultateve.
Për një studim në këtë fushë kërkohet që studenti të kuptojë nevojat e klientëve të tij, nevojat e aktorëve të interesuar - stakeholders, si dhe rreziqet e lidhura me projektet.
Objektivi i kursit:
Ofron një kornizë njohurish kuadër për menaxhimin e fushave dhe aspekteve të projektit dhe për të analizuar grupe të ndryshme produktesh dhe shërbimesh. Një panoramë të strukturës dhe metodologjisë së perspektivës menaxhuese të projektit. Ndjekja e rrjedhjes së një projekti nga fillimi, planifikimi, zbatimi, monitorimi/kontrolli dhe proceset përmbyllëse
- Prev
- Next >>



