Font Size

SCREEN

Profile

Layout

Menu Style

Cpanel
MIRËSEVINI

Perse te studioni tek "Luarasi"

Pse duhet të zgjedh Universitetin Luarasi (UL)

Sepse UL ka traditë në fushën e drejtësisë duke qenë universiteti i parë jopublik për drejtësi në Shqipëri dhe universiteti i parë I akredituar në fushën e drejtësisë.

Sepse UL ka reputacionin më të lartë në vend duke u zënë vendin e parë për reputacionin e diplomës dhe kërkimin shkencor në renditjen e universiteteve.

Sepse mundësitë e tua për punësim mbas studimeve do të dyfishohen për shkak të lidhjes së ngushtë që UL ka me tregun e punës (Banka, Agjensi, Korporata etj).

Sepse UL do tët japë mundësi të promovohesh në media në sajë të bashkëpunimit me një rrjet mediash vizive dhe shtypit të përditshëm.

Kush jep mësim në Universitetin Luarasi?

Pedagogët tanë janë pedagogët më të shquar në vend duke kombinuar suksesin në fushën akademike dhe karrierën në tre pushtetet.

  •  30% e Pedagogëve tanë janë gjyqtar;
  • 10% janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese;
  • 10 % janë pedagogë të magjistraturës.
  • 20% janë ish ministra apo zv/ministra të drejtësisë

Ku janë sot studentët e Universitetit “Luarasi”?

Një pjesë e studentëve të diplomuar në UL sot ndjekin shkollën e Magjistraturës dhe sëshpejti ata do të jenë prokurorë dhe gjyqtarë.

Një pjesë e studentëve  vazhdojnë studime të mëtejshme akademike brenda dhe jashtë vendit (në Evropë dhe SHBA)

Një pjesë e studentëve janë integruar në tregun e punës.

Statistikisht 75-80% e studentëve të diplomuar në UL që në vitin e parë pas diplomimit punësohen si:

  • Pedagogë të së drejtës në universitetet publike dhe private dhe përgatisin brezat e rinj të juristëve.
  • Avokatë, në studiot më prestigjoze në vend
  • Drejtues dhe specialistë në Administratën publike në nivel qendror dhe lokal
  • Drejtues dhe specialistë në sektorin privat, në biznes dhe në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sa kushton studimi në Universitetin Luarasi?

Universiteti Luarasi nuk është Universiteti më i lirë në vend, por është Universiteti me reputacionin më të lartë në fushën e drejtësisë.

Universiteti Luarasi prej dy vitesh aplikon mundësinë e bursave të ekselencës për studentët me rezultate të larta; Bursave të lidershipit për të rinjtë e spikatur dhe bursave ekonomike për familjet me të ardhura minimale.

Keni pyetje? Kontakto

 

 

 

 

 

Aktivitetet e fundit

 
 

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Facebook Twitter Youtube Google+

You are here: Home Pranimet Perse te studioni tek "Luarasi"
Target coupons