Font Size

SCREEN

Profile

Layout

Menu Style

Cpanel
MIRËSEVINI

Sistemet Tatimore - Menyra e Mesimdhenies

Mënyra e mësimdhënies: 

Metoda e mësimdhënie do të jetë metoda e trajnimit mbi bazën e përvojës “learning” e kundërt me përvojën “teaching”, ose e thënë më konkretisht me anë të komunikimit të dyanshëm, me qëllim që pjesëmarrësi të sqarojë çdo paqartësi që i lind gjatë procesit të komunikimit të dijeve. Çdo sesion, natyrisht, përveç materialit bazë do të konkretizohet me shembuj nga praktika shqiptare e sjellë nga trajneri/pjesëmarrësit.  

Gjatë  mësimdhënies do të ketë leksione, diskutimet, ushtrime individuale dhe ato në grup. Kursi zhvillohet intensivisht për një total prej 60 orësh duke arritur objektivat e siperpërmendur. Kursi zhvillohet intesivisht me leksione dhe u lihet pjesëmarresve një kohë e nevojshme e pergatitjes dhe e kalimit në analizen praktike të rasteve të kazuistikës nëpërmjet punimit në grup dhe punimit individual. 

Do të bëhen analiza të kontrolleve, analiza të detyrimeve tatimore në varësi të subjektit etj.

Vlerësimi i kursit: 

Në përfundim të kursit pjesëmarësi do të përftojë nje Certifikatë për shlyerjen e kursit kualifikues në Sistemet Tatimore, certifikata mban numrin e krediteve të njohura për kursin e kryer, me qëllim ekuivalentimi në ciklet e dyta ose te treat të studimit sipas politikave të të studiuarit gjatë gjithë jetës, numrin e orëve të studimit që ka kryer pjesëmarrësi në auditor, vlerësimin përfundimtar. Ky dokument lëshohet nga Shkolla  e Lartë Universitare Private LUARASI. 

Kualifikimi miratohet dhe njihet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe akreditohet nga Agjensia Publike e Akreditimit te Arsimit të Lartë. 

Arritjet e stutentit në kurs do të vlerësohen nëpërmjet, Aktivizimi gjatë zhvillimit të mësimit,  pjesëmarrja dhe kompletimi i ushtrimeve në klasë e bazuar në detyrat dhe materialet e dorëzuara si dhe në vlerësimet e pedagogut/ trajnuesit, testimi përfundimtar. 

 

Keni pyetje? Kontakto

 

 

 

 

 

Aktivitetet e fundit

 
 

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Facebook Twitter Youtube Google+