FAKULTETI EKONOMIK

Fakulteti Ekonomik i “Luarasit” është një strukture relativisht e re, e cila funksionon në mënyrë integrale brenda një institucioni akademik, të konsoliduar tashmë me eksperiencën më të gjatë në tregun e arsimit jo publik në Shqipëri. Ky Fakultet ofron programe studimi në dy cikle, Bachelor dhe Master. Studimet janë të profilizuara në dy drejtime ekomike, atë të financës dhe menaxhimit të biznesit. Ritmet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, por edhe ndryshimet cilësore të konjukturës së Ekonomisë Botërore, kanë sjellë një kërkesë në rritje për menaxherë të financave, burimeve njerëzore, apo edhe aseteve të tjera të kompanisë. Jo vetëm sektori privat, por edhe ai publik, ka nevojë për ekspertë të aftë, të cilët të njohin dhe të reagojnë në kohë ndaj çdo ndryshimi të largët apo të afërt të Ekonomisë Globale, me qëllim ruajtjen e një mjedisi funksional ekonomik në hapësirën Shqiptare, për një mirëqënie të sigurtë e në rritje të çdonjërit prej nesh. Këta janë studentët që ne duam të nxjerrim në tregun e punës, qoftë ky lokal apo edhe me gjerë.


ORGANIGRAMA FAKULTETI EKONOMIK

 


 

 

Prof. Asoc. Dr. Mateo Spaho

Dekan për Fakultetin Ekonomik 

Email: mateo.spaho@luarasi-univ.edu.al

Prof. Asoc. Dr. Mateo Spaho është diplomuar për Ekonomi dhe Financë (Bachelor) në Universitetin e Parmës (Itali). Masteri Shkencor është zhvilluar në po të njëjtin Universitet në Finance & Risk Mangement në vitin 2010. Në këtë periudhë Prof. Spaho ka punuar për Alleanca Assicurazioni në pedispozimin e planeve të investimit për klientët e kësaj kompanie pjesë e grupit Generali.

Në vitin 2010 fillon gjithashtu doktotaturen ne Universitetin e Parmës (Itali) e cila mbyllet ne fundin e vitit 2013 me tematike”Politikat ekonomike, financiare dhe Punësimi gjatë krizave ekonomike”.

Prof. Spaho ka punuar në Ministrinë e Financave (Shqiperi) si Keshilltar i Ministrit dhe Përgjegjës i Departamentit te Parashikimeve Makroekonomike dhe Fiskale.

Prof. Spaho ka punuar si pedagog i brendshem ne U.E.T. deri ne fillim te vitit 2016 duke marre gjithashtu titullin Profesor i Asociuar pranë Universitetit Bujqesor te Tiranës. Prej muajit Shkurt 2016 Prof. Spaho u përzgjodh si Përgjegjës i Departamentit të Financë Bankës pranë Kolegjit Universitar Luarasi dhe prej Nëntorit 2017 Dekan i Fakultetit Ekonomik.

 


 

Prof. Asoc. Dr. Leontiev Çuçi

Departamenti i Menaxhim Biznesi

Email: leontiev.cuci@luarasi-univ.edu.al

Leontijev Çuçi është diplomuar për Ekonomi Politike në Universitetin e Tiranës. Pas studimeve universitare u emërua si pedagog në Fakultetin e Ekonomisë. Është zgjedhur si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipbrisë për tre legjislatura (1991 – 1998). Në legjislaturën e tretë ka drejtuar Komisionin e Ekonomisë.

Ka përfaqësuar Kuvendin  e Shqipërisë në mjaft takime të niveleve dërkombtare dhe në disa prej tyre e ka kryesuar atë. Ka kryer gjithashtu edhe detyra  të rëndësishme shtetërore: Ministër i Ekonomisë dhe Sekretar Shteti për Ekonominë (1991 – 1992); Drejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike (1992); Ambasador i Republikës së Shiqpërisë në Itali (1998 – 2002); Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Zvicër (2002 – 2006).

Pavarësisht funksioneve dhe detyrave shtetërore ka vazhduar edhe veprimtarinë pedagogjiko – shkencore. Ka dhënë cikle  të plota leksionesh në disa universitete brenda vendit, ndërsa në universitete të tjera ndërkombtare ka dhënë cikle leksionesh tematike. Ka një veprimtari të pasur botuese dhe shkencore, e cila është shoqëruar edhe me pjesëmarje me referate, me kumtesa  e me diskutime në shumë konferenca, simpoziume e seminare kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i një libri dhe i mjaft artikujve shkencorë të botuar në shtypin vendas dhe të huaj.

 


Dr. Aelita Mani

 Departamenti  i Ekonomiksit

Email: aelita.mani@luarasi-univ.edu.al


Prof. Asoc. Dr. Mateo Spaho

Departamenti i Financë – Bankë

Email: mateo.spaho@luarasi-univ.edu.al

Prof. Asoc. Dr. Mateo Spaho është diplomuar për Ekonomi dhe Financë (Bachelor) në Universitetin e Parmës (Itali). Masteri Shkencor është zhvilluar në po të njëjtin Universitet në Finance & Risk Mangement në vitin 2010. Në këtë periudhë Prof. Spaho ka punuar për Alleanca Assicurazioni në pedispozimin e planeve të investimit për klientët e kësaj kompanie pjesë e grupit Generali.

Në vitin 2010 fillon gjithashtu doktotaturen ne Universitetin e Parmës (Itali) e cila mbyllet ne fundin e vitit 2013 me tematike”Politikat ekonomike, financiare dhe Punësimi gjatë krizave ekonomike”.

Prof. Spaho ka punuar në Ministrinë e Financave (Shqipëri) si Keshilltar i Ministrit dhe Përgjegjës i Departamentit te Parashikimeve Makroekonomike dhe Fiskale.

Prof. Spaho ka punuar si pedagog i brendshem ne U.E.T. deri ne fillim te vitit 2016 duke marre gjithashtu titullin Profesor i Asociuar pranë Universitetit Bujqesor te Tiranës. Prej muajit Shkurt 2016 Prof. Spaho u përzgjodh si Përgjegjës i Departamentit të Financë-Bankës pranë Kolegjit Universitar Luarasi dhe prej Nëntorit 2017 Dekan i Fakultetit Ekonomik.