Programet mësimore

“Luarasi” hapi dyert e auditorëve të tij në Shtator të vitit 2003, Lexo me shume >

“Luarasi” hapi dyert e auditorëve të tij në Shtator të vitit 2003, duke u bërë kështu ndër të parët institucione të Arsimit të Lartë JOPublik të krijuar në vendin tonë. Themeluesit e tij, Prof. Dr. Aleks Luarasi dhe stafi i tij akademik, shpalosën dëshirat për një Universitet me pretendime elitare, për krijimin e një institucioni që do të konkuronte hapësirën tradicionale të arsimit të lartë dhe veçmas në fushën e Drejtësisë, duke ofruar risi konkuruese, jo vetëm në terrenin vendas, por edhe atë rajonal e më gjerë.

I ngritur fillimisht si një Fakultet i Drejtësisë, me një staf të përzgjedhur akademik, me pretendime serioze, shumë shpejt “Luarasi” shfaqi profilin e tij të veçantë, duke ofruar programe të standardeve më të përzgjedhura europiane në fushën e Jurisprudencës. Me dëshirat për realizimin optimal të standardeve të pretenduara, tërhoqi brenda stafit të tij akademik pedagogë të elitës tradicionale, konstitucionalistë, penalistë e civilistë, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, emra të njohur të kërkimit dhe botimit shkencor, por edhe të rinj të diplomuar në qendrat akademike më në zë, në Europë e më gjerë.

Prof.Dr.Aleks Luarasi, me një karrierë të gjatë akademike; Kristaq Traja, Gjyqtari i parë shqiptar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg; Xhezair Zaganjori, Kryetari Gjykatës së Lartë; Prof. Dr. Marjana Semini; Prof.Dr. Arta Mandro; Prof.As.Dr. Sokol Sadushi; Prof. As. Dr. Irakli Koçollari; Dr. Perparim Kabo, Spiro Spiro, Ylvi Myrtja, etj, mbeten bërthama e mësimdhënies të Fakultetit të Drejtësisë.

Duke pretenduar nivelet bashkëkohore akademike,ky fakultet vendosi kontakte me një numër  të gjerë universitetesh europiane dhe organizoi me to evente periodike të profilit  didaktik e shkencor. “Luarasi” është një institucion që e ka bërë të natyrës së tij veprimtarinë shkencore, duke organizuar në mënyrë të programuar me Universitetet simotra, brenda apo jashtë vendit, konferenca, simpoziume, tryeza të rrumbullakta, etj.   Stafi i tij akademik ka një numër të admirueshëm botimesh të karakterit shkencor që konkurojnë dhe pretendojnë në tregun e madh të botimeve, në fushën e së drejtës dhe shkencës  në tërësi.

E tërë kjo veprimtari intensive dhe serioze didaktike dhe shkencore, ka sjellë një produkt të admirueshëm dhe me pretendime për tregun e punës.  “Luarasi” ka diplomuar tanimë  mbi  1000 studentë, të cilët janë mjaft të pëlqyer dhe të kërkuar në institucionet shtetërore, ato të drejtësisë, të arsimit, botës akademike, etj. Në konkurimet e përvitshme studentët  tanë gjenden në listat e fituesve të Shkollës së Magjistraturës. Libri i karrierës  për Fakultetin e Drejtësisë pasqyron dinamikën e punësimit të tyre në afate optimale. Jo pak prej tyre janë mirëpritur për kualifikime të mëtejshme në universitetet europiane e më gjerë, duke dhënë prova të sfidave konkuruese dinjitoze  ballë standardeve të programeve europiane të Arsimit të Lartë -ZEAL.

[su_button url=”http://www.luarasi-univ.edu.al/fakulteti-i-drejtesise-2/programet-mesimore/bachelor/” style=”flat” background=”#f5b559″ size=”5″ wide=”yes” center=”yes” radius=”0″ icon=”icon: angle-right”]Programi Bachelor[/su_button]

[su_button url=”http://www.luarasi-univ.edu.al/programi-master/” style=”flat” background=”#a7afb9″ size=”5″ wide=”yes” center=”yes” radius=”0″ icon=”icon: angle-right”]Programi Master[/su_button]