Cikli i parë i studimit

Bachelor në Drejtësi

Liçensuar me VKM Nr. 611, datë 11.09.2003

Akredituar me Urdhër Ministri Nr. 271, datë 29.06.2012 – Kohëzgjatja: 3 vite   180  ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?

Nevojën për një gjyqësor të përgatitur mirë, për avokatë e noterë të zotë dhe një administratë publike në nivele bashkëkohore e përmbush më së miri eksperienca 11-vjeçare akademike e SHLUJ “Luarasit”, I cili mundëson nxjerrjen e profesionistëve në tregun e punës.

Studentë që diplomohen në këtë program studimi fitojnë aftësitë akademike të adaptueshëm për nevojat e tregut, të aftë të vazhdojnë studimet pasuniversitare, duke zhvilluar aftësi komunikimi të nevojshme për realizimin me kompetence dhe profesionalizëm të analizave ligjore, në gjuhën shqipe edhe të huaj.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Qëllimi i programit, “Bachelor” në Drejtësi është që t’i ofrojë studentëve mundësinë për të fituar njohuritë e nevojshme juridike që do të shërbejnë si një bazë për specializim të mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme.

Ky program studimi u drejtohet studentëve që dëshirojnë të përgatiten në përmbushjen e funksioneve të ndryshme si:

a – avokat; b – noter; c – jurist në shoqëritë tregtare; d – jurist në shoqëritë shteterore; e – jurist në institucione të ndryshme.

Çfarë përmban ky program studimi?

Programi Bachelor në Drejtësi synon që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme dhe të nevojshme në fushën e së drejtës. Mësimdhënia e këtij programi studimi do të bazohet në një punë kërkimore, e cila duhet t’u mundësojë studentëve të zhvillojnë një mënyrë e të menduarit kritik dhe të bëhen të aftë për të diskutuar çështje të ndryshme ligjore.

Programi do të ndalet në disiplina si E drejtë e Punës dhe e Sigurimeve Shoqërore, E Drejtë Penale, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, E Drejtë Familjare, E Drejtë Administrative, Procedurë Civile dhe penale, E Drejtë Ndërkombëtare Publike dhe private, etj të cilat do të trajtohen duke gërshetuar aspektin teorik me atë praktik

VITI I PARE

Nr. Disiplina apo titulli i veprimtarisë Tipi i veprimtarisë Kreditet Semestri
1 Teoria e së drejtës B 8 I
2 Historia e Institucioneve & Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri A 10 I+II
3 Gjuhë e huaj (Anglisht) E 8 I
4 E Drejtë Kushtetuese A 10 II
5 E Drejtë Civile (Pjesa e Përgjithshme & Pronësi, Trashëgimi) B 10 I +II
6 Psikologji juridike/Sociologji juridike/Logjikë juridike D 4 II
7 E Drejtë Penale (Pjesa e Përgjithshme ) B 10 I+II
  GJITHSEJ VITI PARE   60  

VITI I DYTË

Nr. Disiplina apo titulli i veprimtarisë Tipi i veprimtarisë Kreditet Semestri
1. E drejtë e Punës dhe e Sigurimeve Shoqërore B 8 I
 

2.

 

E Drejtë Penale (Pjesa e Posaçme)

B 10 I + II
 

3.

 

E Drejtë e Detyrimeve

B 10 I+II
 

4.

 

E Drejtë Familjare

B 10 II
 

5.

 

E Drejtë Administrative

B 10 I+II
 

6.

 

E  drejtaRomake

A 6 I
7. ProkurimetPublike/ Organizatat jofitimprurëse/ D 6 II
  GJITHSEJ VITI DYTE   60  

VITI I TRETË

Nr Disiplina apo titulli i veprimtarisë Tipi i veprimtarisë Kreditet Semestri
 

1

 

Procedurë Civile

B 10 I+II
2 ProcedurëPenale B 10 I+II
3. E Drejtë Ndërkombëtare Publike C 8 I
 

4.

 

E Drejtë Ndërkombëtare Private

C 8 II
 

5.

 

Filozofia e së drejtës

A 8 I
 

6.

 

Teknikë legjislative/Pronësi intelektuale

D 3 II
9 Praktikë mësimore E 6 II
10 Mikrotezë F 7 II
  GJITHSEJ VITI TRETE   60  
  GJITHSEJ VITI I, II & III   180