REZANA KONOMI Dekane FD 150-197

Prof.Asoc.Dr. REZANA KONOMI

Universiteti Luarasi, si i pari sherbim jo publik ne  tregun e dijes qe ne krijim te tij është konceptuar si universitet i lidershipit. Roli i nje institucioni arsimor ne nje shoqeri e cila eshte ne zhvillime dinamike dhe nen presionin e perballjes se krizes ekonomike  duhet te jete vizionar, te jete nje hap perpara dhe te zhvillohet brenda konteksit social aktual. Universiteti Luarasi  ka ditur qe ne krye te heres qe t’i perqase konceptet akademike bashkekohore, duke zhvilluar kurrikula akademike por edhe kerkimore shkencore, të cilat kanë qënë inovative për realitetin shqiptar, duke i pregatitur dhe  kualifikuar studentët e tij për të ardhmen e tyre në nje  shoqërinë europiane, te denje per tu perballur me sfida.

Objektivi ynë ka qene dhe mbetet  të ofrojmë ato disiplina që synojnë formimin e profesionisteve te mirefillte,  liderëve të rinj, ne menyre qe me dijet e fituara te prodhojne nje ekspertize jo vetem ne nivel kombetar, por duke synuar dhe me gjere, per t’a  kthyer kete Universitet ne nje burim te vazhdueshem dijesh dhe konsulencash.

Tashme pas kaq vitesh Universiteti yne ka krijuar traditen e tij te vyer dhe ka konfirmuar cilesine e studimeve qe ofron, pasi ka  diplomuar disa breza juristesh  te cilet jane shume te suksesshem ne vendet ku ata jane punesuar, brenda sistemit te drejtesise apo ne institucione te tjera kombetare dhe nderkombetare.

Ne synojme te formesojme jurist profesioniste qe t’i pershtaten tregut te punes dhe te ecin paralel me zhvillimin e tij, duke thelluar dijet e tyre permes studimeve te metejshme te cilat mundesohen nga Universiteti  nepermjet studimeve te ciklit te dyte. Gjenerimi i ideve qe japin zgjidhje sfidave aktuale dhe te perspectives, mbetet sfida jone e perbashket.

Ne zhvillimet e vrullshme te realitetit shqiptar, ne jemi te vetdijshem se sfidat e te ardhmes jane  edhe me te medha per kete Institucion, i cili synon permiresim te vazhdueshem per te qene sa me konkurrues. Por ne jemi te sigurte qe me punen, perpjekjet, angazimin dhe pergjegjesine tone, Universiteti Luarasi  do te vijoje te  jete  ne eliten e institucioneve arsimore shqiptare, si i pari institucion i arsimit te larte  jopublik.

Universiteti Luarasi, i parapriu zhvillimeve ne fushen e arsimit  jopublik dhe u be model per shume institucione te tjera te ketij lloji, por ajo qe na diferencon nga te tjeret eshte dhe mbetet cilesia, dhe kjo na ben te ndjehemi krenar per vitet e shkuara dhe shume optimiste per vitet qe do te vijne, sepse tashme kemi nje baze te forte, te qendrueshme, siguri dhe garanci mbi te cilat mbeshtetet shpresa jone  dhe e cdo studenti qe na beson mesimdhenien.