Liçensim: Urdhër Ministri Nr. 483, datë 12.10.2012

Në proçesë akreditimi – Kohëzgjatja: 3 vite akademike  180  ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?

Ky program studimi i përgjigjet kërkesave të kartës se Bolonjës, zhvillimeve bashkëkohore te shkencave ekonomike dhe debatit profesional e akademik në fushën e ekonomiks-it.

Ky program studimi i aftëson studentët jo vetëm për të zgjeruar njohuritë në drejtime specifike të specialiteteve si akademikë dhe kërkues në fushën e teorive dhe politikave ekonomike, por edhe për të punuar si punonjës të administratës publike apo biznesit, drejtues të zyrave dhe departamenteve të burimeve njerëzore, zyrave të rekrutimit te personelit, ekspertë të motivimit dhe karrierës, drejtues institucionesh jo-publike, biznesesh, OJF, etj.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Ky program studimi u drejtohet:

  • studentëve që dëshirojnë të përgatiten si ekspertë qe zotërojnë njohuritë themelore dhe bashkëkohore të shkencave të drejtimit dhe administrimit, politikave ekonomike dhe strategjive të zhvillimit ekonomiko-social, ndërtimit dhe funksionimit të administratës publike, etj,
  • studentëve që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në sferën e zhvillimit ekonomik dhe financiar;
  • personave që kanë mbaruar një program studimi dhe që dëshirojnë të përfitojnë njohuri në fushën e ekonomiks-it.

Çfarë përmban ky program studimi?

Programi Bachelor në ”Ekonomiks” synon pajisjen e studenteve me njohuri të avancuara në fushën e teorive dhe politikave ekonomike e financiare dhe përvetësimin nga ana e tyre të njohurive themelore të shkencave ekonomike, teorive dhe doktrinave ekonomike, si dhe debateve bashkëkohore në zhvillimet ekonomiko-financiare,etj.

Kurrikula dhe programet ofrojnë disiplina si Politikat ekonomike, financiare dhe monetare, Manaxhim biznesi, Paraja, bankat & tregjet financiare, Ekonomiksi i sektorit publik, Bazat e Marketingut & Menaxhimi i marketingut të cilat zhvillojnë studentin si nga aspekti teorik ashtu dhe nga ai praktik.

VITI I PARE

Nr. Disiplina apo titulli i veprimtarisë Tipi i veprimtar Kreditet Semestri
1 Mikroekonomi A 5 I
2 Matematikë 1 A 5 I
3 Histori e ekonomisë&mendimiekonomik A 6 I
4 Manaxhimbiznesi B 6 I
5 Shkrimakademik / Hartimdhemenaxhimprojektesh D 6 I
6 Anglisht E 3 I
7 Makroekonomi A 5 II
8 Bazat e financës B 6 II
9 Bazat e kontabilitetit B 6 II
10 Demografi A 4 II
11 Matematikë 2 A 5 II
12 Anglisht E 3 II
  GJITHSEJ VITI PARE   60  

VITI I DYTE

Nr. Disiplina apo titulli i veprimtarisë Tipi i veprimtar Kreditet Semestri
1 Bazat e Marketingut B 6 III
2 Ekonomiksi I sektoritpublik B 6 III
3 Bazat e statistikes A 6 III
4. Mikroekonomia 2 B 6 III
5. Informatikë E 6 III
6. Bazat e tëdrejtës B 6 IV
7. Parajadhebankat B 6 IV
8. Makroekonomia 2. B 6 IV
9. PolitikatEkonomike B 6 IV
10. Menaxhimiimarketingut B 6 IV
  GJITHSEJ VITI DYTE   60  

VITI I TRETE

Nr Disiplina apo titulli i veprimtarisë Tipi iveprimtar Kreditet Semestri
1 Tregjetfinanciare B 6 V
2 Biznesindërkombëtar C 6 V
3 E drejta administrative B 6 V
4 Politikatpublike B 6 V
5 Politikatfinanciaredhemonetare B 6 V
6 Hyrje ne Ekonometri B 6 VI
7 Financatndërkombëtare C 6 VI
8 Ekonomia e punës/ Zhvillimi I qëndrueshëm, teori&praktika D 5 VI
9 Seminar special mbiekonomineShqiptaredhe ate boterore C 4 VI
10 Praktikëprofesionale E 3 VI
11 PunimiiDiplomës F 6 VI
  GJITHSEJ VITI TRETE   60