Leksione te Hapura Viti Akademik 2014-2015:

 

1. Datë 04 Tetor 2013, Trajnimi me temë Private Banking ne bashkepunim me Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizon  trajnimin me temë “Private Banking”.

2.Datë 14 Janar 2014, në një leksion të hapur Bashkimi Europian, zgjerimi dhe perspektivat e Ballkanit perëndimor E ftuar Dr. Claire Gordon, nga London School of Economics- LSE.

3.Datë 14 Prill 2014, Programin Ron Brown për të Rinjtë Arisa Lleshi, studente në Fakultetin Ekonomik, LUARASIT është përzgjedhur fituese për biznes-planin e saj nga ekspertë të Dhomës së tregtisë Amerikane në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë.

4.Datë 14 Qershor 2014, Leksioni hapur: Politika e SHBA-ve kundrejt Europës Juglindor  Dr. Matthew Rhodes, Profesor i Studimeve për Sigurinë Kombëtare dhe Drejtor i Programeve për Europën Qëndrore dhe Juglindore të Qendrës Europiane për Studimet e Sigurisë “George C. Marshall” në Garmish-Partenkirchen, Gjermani.

5.Datë 10 Tetor 2014, Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të shtetit në Los Anxhelos, Stephen Czuleger, zhvilloi dje një leksion të hapur me studentët e Universitetit “Luarasi”. Organizimi i këtij aktiviteti kishte si qëllim njohjen e studentëve shqiptarë me realitetin juridik amerikan dhe zhvillimin e dijeve të studentëve të “Luarasit”.

6.Datë 01 Tetor 2014,  “Luarasi”, leksion mbi reformat për rritjen ekonomike, Ish-ministri i Financave Z. Arben Malaj.

7.Datë 11 Nenetor 2014, “Plant Visit” ose “Vizita e Stabilimentit” Coca-Cola është një projekt mjaft i rëndësishëm që Coca-Cola ndërmerr çdo vit në mbarë botën.

8.Datë 15 Nenetor 2014, Studentët, bashkëbisedim më drejtuesin e Postës Shqiptare, leksion për menaxhimin e kompanive publike Z. Majlind Lazimi: Bashkëpunim me universitetet për rekrutimin e studentëve të mirë.

9.Datë 26 Nenetor 2014, Z. Blendi Fevziu, bisedë me studentët e “Luarasit” mbi botimin e tij më të ri, librin “Ahmet Zogu, PRESIDENTI QË U BË MBRET”

10.Datë 05 Dhjetor 2014, Ministrja Kodheli leksion tek “Luarasi”: “Sfidat ekonomike dhe juridike të NATO-s”.

11.Datë 19 Dhjetor 2014,  Konferenca Shkencore me temë: “Statuti i Drishtit, dokument me vlera unike i trashëgimisë sonë për të drejtën, kristianizmin dhe historinë e Shqipërisë”. Kjo Konferencë ishte kurorëzim i përpjekjeve të kahershme të stafit akademik të SHLUJ Luarasi dhe veçanërisht i Rektorit, Prof. Asc. Dr. Irakli Koçollari, i cili ishte drejtues i grupit organizator dhe i Bordit Shkencor të Konferencës.

12.Datë 22 Dhjetor 2014, Leksion i Hapur me temë: ” Barazia gjinore dhe politikat ekonomike” aktivitet i organizuar në mbështetje të UNwomen, në kuadër të fushatës për sensibilizimin të Buxhetimit për barazi gjinore. Prezent ishte edhe z. David Saunders, përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri.

13.Datë 23 Dhjetor 2014, Posta Shqiptare nënshkroi një marrëveshje me “Luarasin”, sipas të cilës, studentët e këtij të fundit do të kenë mundësi të bëjnë praktikën e punës tek kompania publike Posta Shqiptare, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi.

14.Datë 10 Janar 2015, Leksion i Hapur me temë: “Zhvillimet e fundit ne BE per vendet kerkuese te anetaresise: Parimet e administrates publike- kriteret e Madridit ne procesin e integrimit.” Foles: Prof.Asoc.Dr. Eralda (Methasani) Çani   Këshilltare e Kryeministrit për të Drejtën Publike

15.Datë 13 Janar 2015, Leksion i Hapur me temë: “Monitorimi Qytetar i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Udhërrëfyesit mbi Pesë Prioritetet”.

16.Datë 20 Janar 2015, Workshop me temë:  “Qasja ndaj papunësisë në Shqipëri sipas modelit Ohio” nën drejtimin e lektorit amerikan Z. Mark CRAWFORD, President i Bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

17.Datë 09 Shkurt 2015, Leksion i hapur i mbajtur me z. Florjan Kalaja gjyqtar në shkallën e parë në gjykatën e rrethit Vlorë ne ambjentet e Universitetit Luarasi. Z. Kalaja promovoi librin e tij me titull “Gjykimi në mungesë në proçesin civil“.

18.Datë  12-14 Shkurt 2015,  Konferenca e parë shkencore rajonale  me temë:“SIGURIA NË SHEKULLIN E XXI…. NE TË RINJTË JEMI PJESË E SAJ”.  Në këtë konferencë morrën pjesë në panel: Shkëlqesia e tij Z. Bujar Nishani, President i Republikës së  Shqipërisë, Shkëlqesia e tij Z. Florian Rauning, Ambasador i OSCE në Shqipëri, Shkëlqesia e saj Znj. Romana Vlahutin, Kryetare e delegacionit të BE, në Shqipëri, Franz Fischler, President i European Forum Alpbach, Rektori i SHLUJ “Luarasi” Z. Irakli Koçollari, Christopher Herriot, Lektor në De Montfort University Leicester,UK. Qëllimi i Konferencës: Inicimi dhe forcimi i mëtejshëm i nismës rinore, ndërveprimi i të rinjve për marrëdhëniet dhe proceset e integrimit të Shqipërisë jo vetëm në nivel të BE-së, por edhe si partner potencial në politikat e sigurisë që zbatohen në nivel rajonal dhe global.

19.Datë 28 Shkurt dhe 1 Mars 2015,  “Luarasi” në bashkëpunim me organizatën “Albanian Socio Economic Think Tank”, organizuan trajnimin me temë: “Entrepreneurship and Management Skills.”

20.Më datën 26 Shkurt 2015, në ambientet e Hotel Prestige në Tiranë u zhvillua takimi i përvitshëm i rrjetit të studentëve Alumni Luarasi.

21.Më datën 03 Masr 2015  Leksion i Hapur me temë: ” INTEGRIMI EKONOMIK NË BE, EKSPERIENCA E POLONISË”, Profesori polak Z. Ziemowit Kukulsk sjell para studentëve eksperiencën e Polonisë “Luarasi”, leksion të hapur mbi sfidat e integrimit në BE.

22.Më datën 10 Masr 2015,  Leksion i Hapur me temë: “Politikat Ekonomike dhe e ardhmja e Bashkimit Europian”  sekretari portugez i Shtetit për Çështjet Europiane, Z. Bruno Maçaes.  Të reformohet sistemi i Drejtësisë, media të lira dhe stabilitet në ekonomi.

23.Më datën 10 Masr 2015,  prezantohet Programi “Work & Travel in USA” nga Agjencia “Tandek”.

24.Më datën 7 mars 2015 në qytetin e Gjilanit në Kosovë u zhvillua Konferenca e Dytë Rajonale me temë: ‘Sundimi i Ligjit dhe siguria publike, faktorë ndikues për bashkëpunim ekonomik rajonal”. Konferenca u organizua nga Instituti për studime ligjore dhe demokratike. Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Luarasi” mori pjesë në këtë konferencë me cilësinë e bashkëorganizatorit. Bordi shkencor i Konferencës përbëhej nga studiues dhe profesorë të universiteteve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Në këtë bord SHLUJ “Luarasi” përfaqësohej nga dy pedagogë të saj: Z. Irakli Koçollari dhe Ilirjana NANO.

25.Më datën 13 mars 2015  Rektori i SHLUJ “Luarasi” Prof. Asoc. Dr. Irakli Kocollari dhe një  grup studentësh kanë marrë pjesë në emisionin Studio e Hapur të televizionit News 24.

26.Më datën 10 Masr 2015, Leksion i Hapur me temë: “POLITIKA MONETARE E BANKËS SË SHQIPËRISË”. Studentët bashkëbisedim me Prof. Dr. Petraq Milon, ekspert i ekonomisë, Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

27.Më datën 23 Masr 2015, studentët e “Luarasit” gjatë takimit me Ambasadorin Austriak Z. Thomas Schnoell dhe Organizatën Rinore “Initiative Groupe Alpbach Albania“. Ky takim kishte për qëllim të udhëzonte studentët mbi mënyrat e aplikimit në programet verore që ofron European Forum Alpbach.

28.Më datën 26 Masr 2015, Leksion i Hapur me temë: “SFIDAT E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE” , nën drejtimin e Znj. Erisa Xhixho, Zv.Ministrja e Integrimit Europian bashkëbisedim me studentët e “Luarasit”

29.Më datën 23 Prill 2015, prezantimi i trajnimeve profesionale-praktike, si plotësim i njohurive teorike të studentëve  nga “Qendrën e Didaktike IRISOFT”

30.Më datën 14 Prill 2015,  Zyra Shqiptare për Të Drejtën e Autorit pranë Ministrisë së Kulturës ka shpallur Konkursin Kombëtar në shkollat e Sistemit Universitar mbi konceptet dhe parimet e të drejtës së autorit dhe  të drejtave të lidhura me to.

31.Më datën 15 Prill 2015,  Liga Universitare 2015 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

32.Më datën 11-12 Prill  2015 dhe 18-19  Maj 2015, “Luarasi”  organizon nje trajnim  me dhomen e ndermjetesimit e cila ne fund te ketyre trajnimeve do shperndaje certifikatat tek pjesmarresit. “Luarasi” nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi me Kryetarin e Dhomes se Ndermjetesimit z. Englen Bici dhe Dekan e Fakultetit Juridik z. Darjel Sina.

33.Më datën 22 Masr 2015, Leksion i Hapur me ambasadorin e Greqisë në Shqipëri z. Leonidha Rokana. Z. Ambasador foli për marrëdhëniet dypalëshe të dy shteteve dhe integrimin e Shqipërisë në B.E.

34.Më datën 24 Masr 2015, në sallën e Black Box, në Universitetin e Arteve u zhvillua faza finale e Konkursit Kombëtar në të gjithë sistemin universitar në Republikën e Shqipërisë, bazuar në njohuritë për Pronësinë Intelektuale dhe Të Drejtën e Autorit, si dhe të drejtat e lidhura me to, me sloganin: “Pirateria dëmton kulturën dhe integritetin e një kombi- Të respektojmë të drejtat e autorit në Republikën e Shqipërisë”.

35.Më datën 08 May 2015, “Luarasi” në një aktivitet të përbashkët meMinistria e Shtetit për Çështjet Vendore dhe Ambasadën e Polonisë në Tiranë. Ambasadori polak në Shqipëri, Z. Marek Jeziorski dhe Paëel Swianiewicz, këshilltar i Presidentit për çështjet vendore në Poloni zgjodhën Universitetin “Luarasi” për të ndarë eksperiencën polake të menaxhimit lokal në një seminar të organizuar nga Ambasada Polake në Shqipëri, Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore.

36.Më datën 15 May 2015, “Luarasi” vijon traditën e leksioneve të hapura me studentët, duke ftuar personalitete në fusha të caktuara, Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, zhvilloi një bisedë të lirshme në “Luarasi”. Z. Igli Totozani leksion dhe mundësi punësimi për studentët  “Shumë ligje nuk do t’i kishim po të mos na kërkoheshin nga Europa” .

Më datën 23 May 2015,   Leksion i Hapur me temë: “Të edukojmë përmes kulturës çështjet e të drejtës së autorit”   Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit nis ciklin e leksioneve të hapura me “Luarasin”, me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për pronësinë intelektuale dhe luftën kundër piratërisë.

37.Më datën 23 May 2015,  në ambjentet e SHLUJ “LUARASI” u zhvillua trajnimi kombëtar GIFT – Global Intensive Financial Training me një pjesëmarrje të gjerë studentësh nga institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Shqipëri. GIFT u organizua nga OJF “AYSE” në bashkëpunim me OJF “AlbMontagna” dhe me mbështetjen e SHLUJ “LUARASI” si pritëse e aktivitetit.

38.Më datën 23 May 2015,  Leksion i Hapur me temë: “Israeli Ecosystem of Startup, Startup nation”  për biznesin nga lektorja izraelite, Prof. Noga Kap.

39.Më datën 28 – 31 Maj 2015 u organizua në Tiranë Panairi i Profesionistëve, me fokus kryesor tre komponentët e rëndësishëm “Edukim – Specializim – Punësim”, në të cilën mori pjesë edhe SHLUJ “LUARASI.” Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama viziton stendën  e SHLUJ “Luarasi”.

40.Më datën 01– 05 Qershor 2015, vizitë e Zv. Rektorit dhe Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë PhD Altin Hoti  Bashkëpunimi i SHLUJ “Luarasi” me Universitetin e Lodz në Poloni ka nisur të konkretizohet. Zëvendës Rektori dhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë PhD Altin Hoti ka vizituar universitetin polak, me qëllim intesifikimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit mes palëve. Në këtë vizitë shumë të suksesshme Z. Hoti u prit nga autoritetet më të larta të universitetit, si Rektori Prof. Nykiel, Zv. Rektori për marrëdhëniet me jashtë Prof. Wysokinska dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm.

41.Më datën 21 Shtatro 2015, një bisedë me drejtuesen, Znj. Nevila Xhindin, që prej pak kohësh është kryetare e Bordit të Besimit. Pas një shkëputje 2- vjeçare, ajo ka vendosur t’i rikthehet botës akademike për të kontribuuar për universitetin e parë privat në vend, “Luarasin”.