Çfarë është Auditori Luarasi

“Auditori LUARASI” përfaqëson një seri aktivitëtesh të Universitetit, është një forum I hapur I studentëve me të ftuarit, një platform e debatit publik të ideve, mendimeve që realizohet me figura publike të jetës Shqiptare, folës të fushave të ndryshme në mjediset e univerisitetit.

Qëllimi I këtij forumi është përmirësimi i jetës studentore, eksperiencës universitare, shtrirja dhe diversifikimi i mundësive  së studentëve për të zhvilluar debate me figura publike, si qytetarë të së ardhmes. Me realizimin e këtyre takimeve LUARASI angazhohet për të krijuar një mjedis që ofron mundësi zhvillimi për gjithë komunitetin universitar në arritjen e qëllimeve të tyre akademike dhe në realizimin e potencialit të tyre në përmbushjen e aktivizmin dhe kontributin publik të universitetit.

Kjo strategji e afrimit me auditoret e universitetit te figurave publike, të lidërve, të specialistëve, nuk përfaqëson vetëm iniciativë ndryshe për auditoret LUARASI, por një proces për zhvillimin e Universitetit.