Procedura për Trajtimin me Bursë të Studentëve të Kolegjit Universitar “Luarasi”

Kolegji Universitar “Luarasi” siguron një proces të konsoliduar dhe të standardizuar për ofrimin e mundesisë dhe përfitimin e bursave për studentët e KU “Luarasi”, duke synuar një përqasje me cilësi të lartë të studentëve.

Llojet e Bursave

Mundësitë që ofrohen për bursë ndahen në këto kategori:

  • Kategoria A: Bursa 1-vjeçare për meritë ndaj studenteve të rinj

Në këtë kategori përfshihen të gjithë studentët që kërkojnë të rregjistrohen për herë të parë në KU “Luarasi” dhe kanë mesatare të përgjithshme të shkollës se mesme mbi noten 9.

  • Kategoria B: Bursa 1-vjeçare të ekselencës

Në këtë kategori përfshihen të gjithë studentët ekzistues të KU “Luarasi” të cilët përfundojnë një vit akademik me mesatare 10.00.

  • Kategoria C: Bursa 1-vjeçare sociale

KU “Luarasi” është pjesë e pandarë e universiteteve që mbrojnë shtresat në nevojë dhe në këtë kategori përfshihen studentët që regjistrohen për herë të parë në KU “Luarasi” dhe kanë një status të veçante familjar.

  • Kategoria D: Bursat e Fondacionit FAB

Bazuar në vizionin tonë, se ndryshimet e shoqërisë do të vijnë nga të rinjtë që kanë treguar se kanë aftësi lideri dhe që duan të kontribuojne në zhvillimin e shoqërisë sonë, prandaj mbështesim me bursa studentët që: janë aktivistë të shoqërisë civile; kanë eksperiencë në projekte kombëtare dhe ndërkombetare; kanë kryer punë vullnetare që i shërbejnë publikut dhe të mirës publike; kanë spikatur në forumet rinore të partive kryesore politike.

  • Mënyra e Aplikimit dhe Dokumentacioni

Në të gjitha kategoritë e bursave, studentët duhet të aplikojnë në fillim të vitit akademik.

Në të gjitha rastet, studentët aplikantë për bursë duhet të plotësojnë kërkesën e standartizuar e cila i mundësohet studentit në sekretaritë mësimore të secilit fakultet dhe cikël, si dhe në website të KU “Luarasi” ku është paraqitur edhe informacioni mbi ofrimin e busave për studentët tanë.

Kërkesa e studentit për bursë duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës që vërteton përmbushjen e kritereve të tij.

Dokumentacioni që duhet të paraqitet për secilën kategori është përkatësisht:

Kategoria A: Bursa 1-vjeçare për meritë ndaj studentëve të rinj.

  • Kërkesë
  • Kopje e diplomës së shkollës së mesme dhe listë notash

Kategoria B: Bursa 1-vjeçare të ekselencës.

  • Kërkesë
  • Kopje listë notash të vitit para-ardhës

Kategoria C: Bursa 1-vjeçare sociale

  • Kërkesë
  • Çertifikatë familjare
  • Vërtetim nga institucioni përkatës për statusin e veçantë

Kategoria D: Bursat e Fondacionit FAB

  • Kërkesë
  • Vërtetim nga antarësime në shoqata, organizata ose vërtetime për projekte fituese.

Aprovimi i kërkesave për bursë

Standartizimi i procesit të bursave për studentët e KU “Luarasi”, siguron barazi, përgjegjshmëri, transparencë dhe shpejtësi në trajtim e të gjithë aplikantëve.

Studenti merr informacionin paraprak nëpërmjet website të KU “Luarasi” ose pranë sekretarive mësimore në çdo fakultet dhe cikël studimi.

Studentët e interesuar dhe që konsiderojnë të mundur plotësimin e kritereve, aplikojnë pranë sekretarisë duke plotësuar kërkesën dhe dokumentacionin e duhur sipas kategorisë së bursës që aplikon.

Dosja e aplikimit përcillet nga sekretarja perkatese pranë Administratorit të Institucionit KU “Luarasi”, i cili në grup me komisionin e vlerësimit, analizojnë dokumentacionin,  aprovojnë kërkesat që plotesojnë kriteret dhe akordojne bursat.

  • Lidhja e kontratës dhe akordimi i bursës

Çdo student që ka përfituar bursë sqarohet se ka një detyrim kontraktual për të kontribuar me pjesëmarrje në Aktivitete promocionale dhe marketing të KU “Luarasi” (përfshirë panaire, emisione televizive, takime në shkollat e mesme, intervista, etj.); Kërkime/studime shkencore, projekte; Shërbime të tjera administrative të KU “Luarasi” me kërkesë të veçantë të autoriteteve administrative.

  • Formulari i Aplikimit / Kërkesa

Kërkesa e standartizuar që gjendet si më poshtë, plotësohet dhe firmoset nga aplikanti dhe dorëzohet pranë sekretarisë.

 

Formulari Aplikimi