UNIVERSITETI "
LUARASI "
STATUTI DHE RREGULLORJA
PËRMBAJTJA
1.. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 611, datë
11.09.2003, "Për dhënien e lejes për hapjen
e Shkollës së Lartë Universitare , Jopublike, "LUARASI".
2.. Statuti i Shkollës së Lartë Universitare Jopublike
"LUARASI".
3.. Rregullore e Shkollës së Lartë Universitare Jopublike
"LUARASI".
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Këshilli i Ministrave
VENDIM
Nr. 611, datë 11.9.2003
PËR DHËNIEN E LEJËS PËR HAPJEN E
SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, "LUARASI"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës
dhe të neneve 1, 12 e 13, të ligjit nr. 8461, datë
25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën
e Shqipërisë", me propozimin e ministrit të
Arsimit dhe të Shkencës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Dhënien e lejës për hapjen e shkollës
së lartë universitare, jopublike, "Luarasi",
sipas kërkesave të përcaktuara në vendimin
nr. 156, date 22.3.2001, të Këshillit të Ministrave,
"Për shkollat e larta jopublike në Republikën
e Shqipërisë".
2. Shkolla e lartë, jopublike, "Luarasi" të
jetë e nivelit universitar, me degën e vetme, drejtësi.
3. Kjo shkollë ta zhvillojë veprimtarinë në
mjediset e veta me adresë: rruga "Avdi Kazani",
nr. 1, Tiranë.
4. Kohëzgjatja e kursit të studimit të jetë
4 vjet.
5. Titulli i diplomës që jepet në përfundim
të studimeve të plota universitare, është
"Jurist".
6. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për
kryerjen e procesit të vlerësimit dhe të akreditimit
të njohjes së kursit të studimit dhe për zbatimin
e ligjshmërisë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren
zyrtare".
KRYEMINISTRI
FATOS NANO
Botuar në Fletoren Zyrtare,
nr. 83 / 2003, fq. 3594
TIRANË, 2003
UNIVERSITETI "LUARASI"
STATUTI
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
është krijuar në bazë të ligjit nr. 8461,
datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në
Republikën e Shqipërisë", vendimit të
Këshillit të Ministrave nr. 156, datë 22.3.2001,
"Për shkollat jopublike në Republikën e Shqipërisë"
dhe lejës së posaçme për hapjen e kësaj
shkolle, të dhënë me Vendimin e Këshillit
të Ministrave, nr. 611, date 11.09.2003.
Neni 2
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
është person juridik i njohur me vendimin nr. 28233
datë 16.9.2002 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Adresa e saj është : Rruga "Avdi Kazani",
Nr. 1, Tiranë.
Pjese e shkolles eshte edhe "Studio Ligjore Universitare"
per zhvillimin e praktikave mesimore me studentet, që ndodhet
ne "European Trade Center" (Kati i gjashtë), Rruga
"Bajram Curri", pranë Piramidës, Tiranë.
Neni 3
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
është një institucion i lartë mësimor
- shkencor që rregullohet nga legjislacioni për arsimin
në RSH dhe, në të njëjtën kohë,
një veprimtari e pavarur ekonomike që rregullohet nga
ligjet tregtare.
Neni 4
Pronari
Vendimet për funksionimin dhe drejtimin e shkollës
në aspektin mësimor dhe shkencor merren nga autoritetet
dhe organet drejtuese të saj.
Vendimet që kanë të bëjne me tarifat e shkollimit,
punësimin, pagat, investimet, të ardhurat dhe shpenzimet
e shkollës merren në cdo rast nga pronari i shoqërisë
tregtare ose administratori ngarkuar prej tij.
Autoritetet dhe organet drejtuese të shkollës mund
të bëjnë vetëm propozime e të shfaqin
mendime për problemet ekonomike e financiare.
Neni 5
Administratori
Të drejtat e pronarit mund të ushtrohen edhe nga administratori
i shoqërisë, i zgjedhur nga ortaku i vetëm, sipas
përcaktimeve dhe kufijve të parashikuara nga ligji nr.
7638, date 19.11.1992, "Për shoqëritë tregtare".
Neni 6
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
është përbëhet nga një fakultet i vetëm,
Fakulteti i Drejtësisë. Fakulteti përbëhet
nga autoritetet drejtuese, organet drejtuese, njësitë
bazë të punës mësimore shkencore (departamentet)
dhe admnistrata.
Neni 7
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
ka për qëllim :
1. Të përgatisë specialistë të lartë
në fushën e shkencave juridike (juristë) me formim
të përgjithshëm. 2. Të kryejë studime dhe kërkime në fushën
e shkencave juridike. 3. Të kryejë kualifikimin shkencor pasuniversitar,
kurse të specializimit dhe kurse të kualifikimit afatshkurtër
dhe afatgjatë për juristët.
Neni 8
Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Shkolla është jopolitike, kombëtare dhe laike.
Neni 9
Personeli mësimor - shkencor i Shkollës së Lartë
Universitare Jopublike "Luarasi" gëzon liri akademike
në procesin mësimor dhe në kërkimin shkencor
në kuptimin e ligjit "Për arsimin e lartë
në Republikën e Shqipërisë".
Neni 10
Të gjitha mjediset e Shkllës së Lartë Universitare
Jopublike "Luarasi" gëzojnë paprekshmëri
në kuptimin e ligjit "Për arsimin e lartë
në Republikën e Shqipërisë".
Neni 11
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
ka të drejtë :
1. Të miratojë planet dhe programet e veta mësimore; 2. Të miratojë tekstet në përdorim të
studentëve të saj; 3.
Të përzgjedhë personelin akademik dhe personelin
administrativ; 4. Të përzgjedhë studentët që regjistrohen
çdo vit akademik; 5. Të anëtarësohet në shoqata e organizata
kombëtare dhe ndërkombëtare universitare; 6.
Të krijojë lidhje bashkëpunimi me universitete
dhe fakultete analoge brenda dhe jashtë vendit.
Neni 12
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
detyrohet :
1. Të zhvillojë procesin mësimor e shkencor sipas
standarteve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe
e Shkencës dhe të përgatisë juristë të
nivelit bashkëkohor.
2. Të raportojë në Ministrinë e Arsimit dhe
të Shkencës në fund të çdo viti akademik
për veprimtarinë e saj mësimore - shkencore.
3. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe
të Shkencës të kryejë brenda 4 vjetëve
pas marrjes së lejës procesin e vlerësimit dhe
të akreditimit, i cili bëhet i njohur për publikun.
4. Përballon me shpenzimet e veta procesin mësimor
dhe shkencor. Kostoja e përgatitjes së studentëve
të jetë më e lartë se ajo e studentëve
në shkollat publike.
KREU II
ORGANET DREJTUESE TË SHKOLLËS SË LARTË
UNIVERSITARE JOPUBLIKE "LUARASI"
Neni 13
Autoritetet drejtuese të Shkollës së Lartë
Universitare Jopublike "Luarasi" janë : Dekani
dhe përgjegjësat e departamenteve.
Organi drejtues është Këshilli Shkencor i Fakultetit.
Neni 14
Dekani
Dekani është drejtuesi kryesor i fakultetit. Ai zgjidhet
nga Këshilli Shkencor, me miratimin e pronarit (administratorit)
të shoqërisë.
Marrëdhëniet me shoqërinë përcaktohen
në kontratën e punës.
Dekani duhet të ketë titullin "Profesor"
ose "Profesor i asociuar".
Dekani i Fakultetit ka këto kompetenca :
a) drejton të gjithë punën mësimore e shkencore
të fakultetit; b) organizon përzgjedhjen e studentëve të rinj
që pranohen çdo vit akademik; c) miraton rregulloret e brendshme të departamenteve dhe
të administratës; d) emëron stafin akademik të brendshëm e të
jashtëm që pranohet me konkurs; e) emëron zëvendësdekanin, kancelarin dhe përgjegjësit
e departamenteve;
f) drejton shkollat dhe kurset pasuniversitare të fakultetit; g) miraton komisionet e provimeve; h) vendos për përjashtimin nga shkolla të studentëve
universitarë dhe pasuniversitarë.
Neni 15
Këshilli Shkencor
Këshilli Shkencor i fakultetit është organ epror
kolegjial, i cili vendos për problemet më të rëndësishme
me karakter mësimor dhe shkencor.
Këshilli Shkencor përbëhet nga 15 veta dhe zgjidhet
nga stafi akademik. Kryetar i tij është dekani i fakultetit
për shkak të detyrës.
Mandat i Këshillit Shkencor është tre vjeçar.
Këshilli Shkencor ka këto kompetenca :
a) miraton planin mësimor të fakultetit; b) miraton programet mësimore të fakultetit; c) miraton tekstet në përdorim të studentëve; d) miraton strategjinë e zhvillimit të fakultetit; e) miraton rregullat dhe programet e kualifikimit pasuniversitar; f) miraton propozimet e departamenteve për dhënien
e titujve shkencorë;
Neni 16
Zevendësdekani
Zëvendësdekani emërohet nga Dekani për një
afat trevjecar, me pëlqimin e pronarit (administratorit)
të shoqërisë. Ai duhet të ketë titullin
shkencor "Profesor", "Profesor i Asociuar"
ose të paktën "Doktor". Kompetencat e tij
kryesore janë :
Drejton, organizon dhe kontrollon punën mësimore shkencore.
Ndjek zbatimin e planeve dhe të programeve mësimore.
Harton planin kalendarik të procesit mësimor.
Harton orarin e mësimeve e të provimeve dhe ndjek zbatimin
e tij.
Ndjek plotësimin korrekt të dokumentacionit shkollor
nga sekretaria mësimore, të cilën e ka në
varësi të drejtpërdrejtë.
Neni 17
Kancelari
Kancelari është specialist me formim të lartë
ekonomik e financiar dhe me përvojë të lartë
organizuese. Ai emërohet nga Dekani për një afat
trevjecar, me pëlqimin e pronarit (administratorit) të
shoqërisë.
Kancelari menaxhon veprimtarinë ekonomike, financiare e
administra-tive të fakultetit. Ai organizon kontroll - revizionin
e brendshëm dhe bën analiza me karakter ekonomiko -
financiar, të cilat ja paraqet dekanit për shqyrtim.
Kancelari përgjigjet për arkëtimin e kuotave të
studentëve, si dhe për shlyerjen e detyrimeve të
fakultetit ndaj organeve shtetërore, për pagimin e taksave,
tatimeve, si dhe të detyrimeve ndaj të tretëve.
Neni 18
Departamenti
Departamenti është njësia themelore mësimore
shkencore e fakultetit. Departamenti mbulon disa disiplina shkencore
të ngjashme.
Fakulteti i Drejtësisë përbëhet nga pese
departamente : departamenti i të drejtës publike, departamenti
i të drejtës civile, departamenti i të drejtës
penale, si njësi të punës mësimore - shkencore,
departamenti i kerkimeve shkencore dhe departamenti i botimeve.
Në departament përfshihet gjithë stafi akademik,
i brendshëm dhe i jashtëm, sipas disiplinave përkatëse.
Departamenti, si njësi e punës mësimore shkencore
ka këto kometenca :
a) shqyrton planet mësimore dhe i propozon Këshillit
Shkencor ndryshimet përkatëse; b) shqyrton programet mësimore dhe bën ndryshimet e
nevojshme; c) shqyrton dhe miraton tekstet mësimore; d) realizon programin mësimor sipas planit të miratuar
dhe kontrollon cilësinë e mësimdhënies;
e) përcakton tematikën e punës shkencore dhe kontrollon
realizimin e saj; f) realizon kualifikimin shkencor pasuniversitar afatshkurtër
dhe afatgjatë; g) propozon dhënien e titujve shkencorë për stafin
akademik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Departamenti i kërkimeve shkencore ka si detyrë kryesore
zhvillimin e punës kerkimore shkencore sipas një plani
të miratuar paraprakisht nga Këshilli Shkencor i fakultetit;
në të njëjtën kohë anëtarët
e këtij departamenti japin mësim me një normë
mësimore të reduktuar; normimi i punës së
tyre mbështetet kryesisht në punën kërkimore
shkencore.
Departamenti i botimeve përgjigjet për mbulimin e procesit
mësimor me tekste dhe leksione të shkruara, për
botimin e përkthimeve nga literatura e huaj, të monografive
të personelit akademik dhe të revistës shkencore
të fakultetit "Mendimi juridik".
KREU III
FINANCIMI I SHKOLLËS
Neni 19
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
është institucion privat me vetëfinancim. Të
ardhurat e saj formohan nga tarifat e studentëve dhe nga
të ardhura të tjera të ligjshme.
Ajo ka të drejtë të pranojë ndihma financiare
që lidhen me objektin e veprimtarisë së saj në
përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës
së Shqipërisë.
Ajo paguan rregullisht taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera
ndaj shtetit dhe ndaj të tretëve. Pjesa që mbetet
përbën fitimin e saj.
Neni 20
Veprimtaria ekonomike pasqyrohet në bilancet tremujore dhe
vjetore të shkollës. Ajo mban kontabilitet të rregullt
sipas legjislacionit në fuqi.
KREU IV
STUDIMET UNIVERSITARE DHE PASUNIVERSITARE
Neni 21
Studimet në Fakultetin e Drejtësisë vazhdojnë
katër vjet me shkëputje nga puna. Vitet kalendarike
ndahen në vite akademike.
Kalimi nga njëri vit te tjetri bëhet pasi studenti
të ketë shlyer detyrimet e vitit të mëparshëm,
sipas përcaktimeve në Rregulloren e kësaj shkolle.
Studenti mund të qëndrojë në shkollë
mbi kohën normale të studimeve, duke shlyer detyrimet
sipas planit mësimor dhe duke paguar tarifën vjetore.
Neni 22
Pranohen për t'u regjistruar shtetasit shqiptarë ose
të huaj që plotësojnë këto kushte :
a) vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës
së mesme në Shqipëri ose jashtë shtetit (ekuivalentuar
sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit
dhe e Shkencës). b) pranojnë pagimin e tarifës së caktuar mujore
ose vjetore;
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një
komision i caktuar nga dekani mbështetur në dokumentacionin
e paraqitur si dhe nëpërmjet intervistës.
Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale
të fakultetit për një mësim normal dhe brenda
standarteve të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe
e Shkencës.
Neni 23
Lejohet transferimi i studentëve në vitet ndërmjetëse
nga shkollat e tjera universitare (fakultetet e drejtësisë),
vendase ose të huaja, publike ose jopublike, në Shkollën
e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi" dhe anasjelltas,
pasi të bëhet ekuivalentimi i provimeve, sipas planeve
dhe programeve mësimore përkatëse. Studenti i transferuar
mund të rikthehet në Fakultetin e Drejtësisë
"Luarasi", duke respektuar procedurat e ekuivalentimit.
Neni 24
Në përfundim të studimeve dhe pasi shlyen të
gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor
të fakultetit, studenti diplomohet "jurist".
Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni.
Neni 25
Në përputhje me ligjin "Për arsimin e lartë
në Republikën e Shqipërisë" pranë
Shkollës së Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
organizohet kualifikimi afatshkurtër dhe afatgjatë pasuniversitar.
Propozimin për kursin e kualifikimit afatshkurtër ose
afatgjatë e bën departamenti përkatës; ky
propozim shqyrtohet në Këshillin Shkencor të fakultetit,
i cili e përcjell për miratim në Ministrinë
e Arsimit dhe të Shkencës.
Kualifikimi pasuniversitar organizohet në një fazë
të mëvonshme, kur shkolla të jetë konsoliduar
në nivelin universitar me stafin akademik, mjediset bazën
materiale të nevojshme dhe pasi të jetë marrë
miratimi nga organet kompetente, sipas dispozitave ligjore përkatëse.
Neni 26
Afati i studimeve për kualifikimin pasuniversitar, fushat
e kualifikimit, kriteret e pranimit e të financimit përcaktohen
në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave
Nr. 786, datë 17.02.1999 si dhe me aktet e tjera nënligjore.
KREU V
TË DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTËVE
Neni 27
Studenti e fiton këtë status juridik me regjistrimin
në Shkollën e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
dhe e humbet me marrjen e diplomës ose me përjashtimin
e tij nga shkolla.
Studenti është i detyruar të përmbushë
të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Statuti dhe Rregullorja
e kësaj shkolle.
Neni 28
Studenti ka të drejtë:
a) të përfitojë nga procesi mësimor
dhe të diplomohet pasi të shlyejë të gjitha
detyrimet e përcaktuara në planin mësimor;
b) të përdorë mjediset e shkollës për
realizimin e programit mësimor;
c) të organizohet në shoqata studentore jopolitike,
sipas përcaktimeve të akteve ligjore përkatëse;
d) të marrë pjesë në veprimtari artistike,
kulturore, sportive, argëtuese të organizuara nga shkolla
jashtë procesit mësimor.
e) të ndikojë në përmirësimin e procesit
mësimor nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes
së vullnetit;
f) të dëgjohet nga organizmat përkatëse,
para se të merret ndonjë masë ndëshkuese kundër
tij;
Neni 29
Studenti është i detyruar:
a) të paguajë tarifën e caktuar në kontratën
e pranimit në shkollë;
b) të shlyejë të gjitha detyrimet e parashikuara
në Statutin dhe Rregulloren e shkollës.
c) të respektojë rregullat e funksionimit dhe disiplinën
e shkollës;
d) të frekuentojë leksionet dhe i seminaret;
KREU VI
PUNËSIMI DHE KUALIFIKIMI
Neni 30
Punësimi
Personeli në Shkollën e Lartë Jopublike "Luarasi"
përbëhet nga :
a) personeli akademik, (punonjësit mësimorë e
shkencorë), të brendshëm e të jashtëm;
b) personeli administrativ. c) personeli i shërbimit.
Vendet e punës për shkronjën "a" dhe
"b" zihen me konkurs.
Neni 31
Kontrata e punës me personelin e shkollës lidhet nga
dekani dhe miratohet nga administratori i shoqërisë.
Kontrata e punës me personelin akademik, të brendshëm
e të jashtëm, mund të lidhet pa afat ose me afat
një vjeçar.
Kontrata e punës për gjithë personelin lidhet
dhe zgjidhet sipas legjislacionit të punës.
Neni 32
Koha e punës dhe e pushimit
Koha e punës për personelin është jo më
tepër se 40 orë në javë dhe jo më shumë
se 8 orë në ditë. Kjo kohë pune mund të
jetë më e shkurtër për personelin akademik.
Pushimi vjetor për punonjësit mësimorë e
shkencorë është 12 ditë pushim i zakonshëm,
plus 36 ditë pushim plotësues, sipas Vendimit të
Këshillit të Ministratev nr 220, datë 24.05.1994.
Problemet e tjera lidhur me kohën e punës dhe të
pushimit përcaktohen në kontratën e punës,
sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 33
Norma mësimore shkencore
Punonjësit mësimore e shkencore janë të detyruar
të plotësojnë normën mësimore shkencore,
sipas përcaktimeve në kontratën e punës. Kualifikimi
shkencor dhe rezultatet në punë lidhen drejtpërsëdrejti
me nivelin e pagës.
Mungesat në orët mësimore konsiderohen shkelje
të rënda të disiplinës në punë.
Neni 34
Kualifikimi
Personeli akademik gëzon të drejtën e kualifikimit
shkencor pasuniversitar, sipas kritereve të përcaktuara
në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 786,
datë 17.12.1998 dhe në aktet e tjera nënligjore.
Ky kualifikim mund të bëhet brenda Shkollës së
Lartë Universitare Jopublike "Luarasi" ose jashtë
saj, brenda ose jashtë vendit.
Kualifikimi shkencor pasuniversitar për personelin akademik
inkurajohet dhe krijohen lehtësitë e mundshme, sipas
përcaktmeve në kontratën e punës.
KREU VII
VULA ZYRTARE DHE STEMA
Neni 35
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
ka vulën zyrtare ku shkruhet SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE
JOPUBLIKE "LUARASI".
Shkolla ka edhe stemën e vet me të njëjtin mbishkrim.
KREU VIII
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 36
Bashkëngjitur me këtë Statut, shkolla ka edhe Rregulloren
e vet, e cila miratohet dhe ndryshohet nga Këshilli Shkencor,
me pëlqimin e administratorit të shoqërisë.
Tiranë, 1.10.2005
R E K T O R I
Prof. Dr. Aleks LUARASI
TIRANË, 2003
UNIVERSITETI "LUARASI"
RREGULLORJA
KREU I
PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Rregullorja e Shkollës së Lartë Jopublike "Luarasi"
mbështetet në Ligjin nr. 8461, datë 25.2.1999,
"Për arsimin e lartë në Republikën e
Shqipërisë", në vendimin e Këshillit
të Ministrave nr. 156, datë 22.3.2001, "Për
shkollat jopublike në Republikën e Shqipërisë",
në lejën e posaçme për hapjen e shkollës,
të dhënë me Vendimin e Këshillit të Ministrave
nr. 611, datë 11.09.2003 dhe në Statutin e kësaj
shkolle.
Neni 2
Kjo Rregullore i bashkëngjitet Statutit të Shkollës
së Lartë Universitare Jopublke "Luarasi" dhe
e shtrin veprimin mbi gjithë njësitë përbërëse
të kësaj shkolle.
KREU II
STRUKTURA ORGANIZATIVE
Neni 3
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike "Luarasi"
përbëhet nga një fakultet i vetëm, Fakulteti
i Drejtësisë. Struktura organizative e këtij fakulteti
është si vijon :
a) autoritetet drejtuese
:
1. Dekani
2.Pėrgjegjėsat e
departamenteve
b) Organet drejtuese
1.Kėshilli shkencor
c) njėsitė bazė tė punės mėsimore shkencore :
1. Departamenti i tė drejtės
publike
2. Departamenti i tė drejtės civile
3. Departamenti i tė drejtės penale
4. Departamenti i kėrkimit shkencor
5. Departamenti i botimeve
d) administrata
1.Sekretaria mėsimore.
2.Financa.
3.Personeli
4.Biblioteka.
5. Interneti
KREU III
AUTORITETET DREJTUESE TĖ SHKOLLĖS
Neni 4
Dekani
Dekani ėshtė autoriteti mė i lartė i Fakultetit
tė Drejtėsisė. Kompetencat e tij janė pėrcaktuar nė Statutin e kėsaj
shkolle.
Neni 5
Kėshilli shkencor
Kėshilli Shkencor ėshtė organi kolegjial mė lartė
nė Fakultetin e Drejtėsisė. Kompetencat e tij janė pėrcaktuar nė
Statutin e kėsaj shkolle.
Neni 6
Zevendėsdekani
Emėrohet nga Dekani pėr njė periudhė tre vjecare,
me pėlqimin e administratorit tė shoqėrisė. Ai duhet tė ketė
titullin shkencor "Profesor", "Profesor i Asociuar" ose tė paktėn
"Doktor". Kompetencat e tij mė kryesore janė:
Drejton, organizon dhe kontrollon punėn mėsimore
shkencore.
Ndjek zbatimin e planeve dhe tė programeve
mėsimore.
Harton planin kalendarik tė procesit mėsimor.
Harton orarin e mėsimeve e tė provimeve dhe ndjek
zbatimin e tij.
Ndjek plotėsimin korrekt tė dokumentacionit
shkollor nga sekretaria mėsimore, tė cilėn e ka nė varėsi tė
drejtpėrdrejtė.
Neni 7
Kancelari
Kancelari ėshtė specialist me formim tė lartė
ekonomik e financiar dhe me pėrvojė tė lartė organizuese. Ai
emėrohet nga Dekani pėr njė afat trevjecar me pėlqimin e
administratorit tė shoqėrisė.
Kancelari menaxhon veprimtarinė ekonomike,
financiare e administrative tė fakultetit. Ai organizon kontroll
revizionin e brendshėm dhe bėn analiza me karakter ekonomiko
financiar tė cilat ja paraqet dekanit pėr shqyrtim.
Kancelari pėrgjigjet arkėtimin e kuotave tė
studentėve, si dhe pėr shlyerjen e detyrimeve tė fakultetit ndaj
organeve shtetėrore, pėr pagimin e taksave, tatimeve, si dhe pėr
detyrimet ndaj tė tretėve.
Neni 8
Pėrgjegjėsi i departamentit
Pėrgjegjėsi i departamentit, si njėsi e punės
mėsimore shkencore ėshtė autoriteti mė i lartė pėr kėtė njėsi.
Kompetencat e tij janė :
a) drejton punėn pėr hartimin e
planeve dhe programeve mėsimore pėr lėndėt qė mbulon departamenti
dhe ndjek zbatimin e tyre;
b) drejton punėn pėr hartimin e teksteve mėsimore
pėr lėndėt qė mbulon departamenti;
c) drejton punėn shkencore nė fushat qė mbulon
departamenti;
d) bėn analiza tė punės mėsimore shkencore nė
departament dhe propozon masa pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė saj;
e) drejton komisionin qė pėrzgjedh personelin
akademik me konkurs dhe i propozon dekanit emėrimin e tyre;
f) i propozon dekanit masa pėr shkelje tė disiplinės
sė punės nga personeli akademik.
Pėrgjegjėsi i Departamentit tė botimeve
pėrgjigjet brenda detyrave tė pėrcaktuara pėr kėtė njėsi nė Statutin
e shkollės.
Neni 9
Personeli akademik
Pedagogėt e brendshėm e tė jashtėm pėrzgjidhen me
konkurs. Kriteret e konkursit propozohen nga departamenti pėrkatės
dhe miratohen nga Dekani.
Pėr zhvillimin e konkursit ngrihet njė komision i
pėrbėrė nga pedagogė me pėrvojė tė departamentit, tė cilėt
pėrcaktohen nga Dekani me propozim tė departamentit.
Kandidati i pėrzgjedhur merret fillimisht me
kontratė pune 6 mujore deri njė vjeēare; kontrata nėnshkruhet nga
Dekani dhe i punėsuari;
Pas pėrfundimit tė kontratės dhe plotėsimit tė
kushteve tė saj, punonjėsit me grada shkencore mund tė lidhin
kontratė pune definitive.
Pedagogėt pa grada shkencore mund tė punėsohen
vetėm me kontrata me afate tė caktuara, jo mė shumė se njė vit, tė
pėrsėritshme.
Pedagogėt e huaj pranohen nė bazė tė
marrėveshjeve dypalėshe.
KREU III
PRANIMI I STUDENTĖVE
Neni 10
Nė Fakultetin e Drejtėsisė pranohen pėr t'u regjistruar shtetasit
shqiptarė ose tė huaj qė plotėsojnė kėto kushte :
a) vėrtetojnė me dokument
zyrtar mbarimin e shkollės sė mesme nė Shqipėri ose jashtė shtetit
(ekuivalentuar sipas kritereve tė pėrcaktuara nga Ministria e
Arsimit dhe e Shkencės)
b) pranojnė pagimin e tarifės
sė caktuar vjetore;
Neni 11
Pėrzgjedhja e kandidatėve bėhet nga njė komision i caktuar nga
dekani, mbėshtetur nė dokumentacionin e paraqitur si dhe nėpėrmjet
intervistės.
Numri i pranimeve bazohet nė mundėsitė reale tė
fakultetit pėr njė mėsim normal dhe brenda standarteve tė kėrkuara
nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės.
KREU IV
STUDIMET UNIVERSITARE
Neni 12
Afati i studimeve
Afati i studimeve nė Fakultetin e Drejtėsisė
ėshtė 4 vjet.
Neni 13
Afati maksimal i studimeve
Afati maksimal i pėrfundimit tė studimeve ėshtė
10 vjet.
Studentėt, qė nuk arrijnė t'i pėrfundojnė
studimet brenda kėtij afati maksimal, humbasin tė drejtėn e
vazhdimit tė studimeve.
Tė drejtėn e vazhdimit tė studimeve e humbasin
edhe studentėt, tė cilėt shpallen tri herė pėrsėritės pėr tė njėjtin
vit.
Afati maksimal i mbrojtjes sė diplomės ėshtė deri
nė 3 vjet nga koha e e mbarimit tė studimeve tė plota. Brenda kėtij
afati, studenti ka tė drejtė tė provohet pėr mbrojtje diplome deri
nė katėr herė.
Neni 14
Ndėrprerja dhe rifillimi i studimeve
Studenti mund t'i ndėrpresė studimet nė ēdo kohė
tė vitit pėr arsye personale pėr njė afat jo mė tepėr se tri vjet
dhe mund t'i rifillojė ato duke respektuar afatet maksimale tė
parashikuara nga neni 12.
Nė ēdo rast studenti ėshtė i detyruar tė njoftojė
shkollėn pėr ndėrprerjen dhe rifillimin e studimeve.
Studenti mund t'i rifillojė studimet nė atė
periudhė tė vitit akademik, ku i ka ndėrprerė, nė fillim tė
simestrit ose tė vitit shkollor.
Neni 15
Mėsimi
Format e punės mėsimore janė leksionet,
seminaret, ushtrimet, punėt laboratorike, praktikat profesionale,
detyrat e kursit, kolokiumet, provimet e kursit dhe provimet e
formimit.
Neni 16
Kursi dhe grupi
Mėsimi zhvillohet nė bazė kursi ose grupi.
Leksionet zhvillohen nė bazė kursi deri nė 40
studentė; seminaret nė grupe jo mė tepėr se 20 studentė; punėt
laboratorike dhe praktikat profesionale nė grupe mė tė vegjėl.
Neni 17
Regjistri
Ndarja e studentėve nė grupe shėnohet nė
regjistra qysh nė fillim tė vitit akademik.
Regjistri i grupit ėshtė dokumenti zyrtar qė
evidenton dhe vėrteton zhvillimin e orės sė mėsimit nga pedagogėt e
brendshėm dhe tė jashtėm.
Neni 18
Frekuentimi
Leksionet, seminaret, punėt laboratorike dhe
praktikat profesionale janė tė detyrueshme pėr vazhdimin e shkollės.
Studenti detyrohet tė frekuentojė leksionet nė
masėn 60 pėr qind tė programit mėsimor dhe seminaret 75 pėr qind pėr
cdo lendė. Studenti qė tejkalon kėtė masė ose nuk ka shlyer
detyrimet e seminareve nuk pranohet nė kolokiumin dhe provimin e
lendės pėrkatėse dhe detyrohet ta jape nė sesionin e vjeshtės.
Studenti qė humbet pa arsye mė tepėr se 50 pėr
qind tė programit mėsimor, brenda njė viti akademik, pėrsėrit vitin.
Kolokiumet dhe provimet janė tė detyrueshme pėr
tė gjithė.
Neni 19
Orari i mėsimit
Koha dhe auditori i zhvillimit tė mėsimit
pasqyrohet nė orarin e shpallur nga sekretaria mėsimore. Orari ėshtė
i detyrueshėm pėr studentėt dhe pedagogėt e brendshėm dhe tė
jashtėm.
Orari ndėrtohet mbi kritere pedagogjike, duke e
shpėrndarė ngarkesėn mėsimore nė mėnyrė tė balancuar.
Neni 20
Ora mėsimore
Ora mėsimore (akademike) zgjat 90 minuta.
Neni 21
Sistemi i notave
Shkalla e pėrvetėsimit tė dijeve bėhet me
sistemin prej dhjetė notash. Notat nga pesė e lart janė kaluese.
Nė format e kontrollit me shkrim pėrdoret sistemi
i vlerėsimit me pikė; rezultati kthehet detyrimisht nė notė.
KREU V
KOLOKIUMET DHE PROVIMET
Neni 22
Mėnyra e tė provuarit tė dijes
Kontrolli i dijes sė njė lėnde bėhet me cikle
(kolokiume dhe provime). Kontrolli i dijes, si rregull, bėhet me
gojė ose me gojė edhe me shkrim. Nė ēdo rast dijet e studentit
kontrollohen nėpėrmjet kontaktit tė drejtpėrdrejtė tė pedagogut me
studentin nė formėn e bashkėbisedimit.
Format kryesore tė kontrollit tė dijeve pėr
lendėt vjetore janė kolokiumet (nė fund tė semestrit tė pare) dhe
provimet (nė fund tė semestrit tė dytė).
Pėr lėndet semestrale kontrolli bėhet vetėm
nėpėrmjet provimit.
Nė detyrimet e studentit pėrfshihen si lendėt e
detyrueshme ashtu dhe ato fakultative (si numėr); zgjedhja e lėndėve
fakultative ėshtė nė pėlqimin e studentit.
Numėri dhe lloji i lendėve qė duhen dhėnė provim
pėrcaktohet nė planin mėsimor tė fakultetit.
Neni 23
Kolokiumet
Studenti shlyhen me kolokium gjysmėn e lendės. Nota e
kolokiumit merret parasysh nė vlerėsimin pėrfundimtar nė provim.
Nė rast se studenti nuk ka hyrė nė kolokium ose
ka rezultuar mbetės detyrohet tė jape provim tė gjithė lendėn nė
fund tė vitit akademik dhe tė marrė vlerėsimin pėrfundimtar.
Neni 24
Provimet
Provimet janė forma kryesore dhe pėrfundimtare e
e kontrollit tė dijeve.
Tezat e provimit formulohen nga titullari i
lėndės dhe miratohen nga pėrgjegjėsi i departamentit. Nė formulimin
e tezave bėhen pėrpjekje maksimale pėr harmonizimin e dijeve teorike
me shprehitė praktike tė studentit.
Vlerėsimi i studentit me note shėnohet nė fletėn
e provimit dhe nė libresėn e notave tė studentit.
Neni 25
Studenti fiton tė drejtėn tė futet nė provimin e njė lėnde, kur ka
shlyer detyrimet vjetore qė lidhen me atė lėndė, tė parashikuara nė
planin mėsimor.
Studentėt qė fitojnė tė drejtėn e dhėnies sė
provimit regjistrohen nė fletėn e provimit. Ajo plotėsohet nga
sekretaria mėsimore, nėnshkruhet nga dekani dhe kryesekretarja dhe
mban vulėn e fakultetit. Fleta e provimit i dorėzohet komisionit tė
provimit ditėn e provimit. Me pėrfundimin e provimit, kryetari i
komisionit e dorėzon tė mbushur nė sekretari.
Fleta e provimit nuk duhet tė ketė korrigjime;
ajo pėrbėn dokumentin zyrtar qė vėrteton dhėnien e provimit dhe
rezultatin e studentit.
Neni 26
Kolokiumet, provimet dhe riprovimet zhvillohen brenda afatit tė
caktuar nė strukturėn e vitit akademik.
Datat e kolokiumeve dhe tė provimeve shpallen jo
mė vonė se dy javė para fillimit tė sesionit.
Neni 27
Studentėt merren nė kolokium dhe nė provimin e kursit nga titullari
i lėndės dhe asistenti i tij, tė cilėt kanė zhvilluar lėndėn
(leksionet dhe seminaret).
Ndalohet hyrja nė provim e personave tė jashtėm,
qofshin edhe anėtarė tė personelit, me pėrjashtim tė personave tė
caktuar nga dekani pėr kontroll.
Neni 28
Studenti nuk lejohet tė hyjė nė kolokiumin ose nė provimin e njė
lėnde pėr tė dytėn herė brenda njė sesioni.
Studenti nuk mund tė hyjė nė dy kolokiume ose nė
dy provime nė tė njėjtėn ditė.
Studenti paraqitet nė provim me librezėn e
studentit ku shėnohet nota e fituar. Nota e kolokiumit nuk shėnohet
nė librezė. Ajo merret parasysh nga komisioni i provimit nė
vlerėsimin pėrfundimtar.
Neni 29
Riprovimet. Mbartja
Studenti ka tė drejtė tė japė nė sesionin e vjeshtės jo mė
shumė se katėr provime; nė kėtė numėr pėrfshihen edhe detyrimet e
mbartura.
Nė rast se studenti, pas sesionit tė vjeshtės,
rezulton mbetės deri nė 4 lėndė, ka tė drejtė tė vazhdojė vitin
pasardhės dhe t'i likujdojė provimet e mbartura nė vazhdim.
Studenti ka tė drejtė tė shlyejė njėkohėsisht
detyrimet e mbartura dhe detyrimet e vitit nė vazhdim.
Studenti mund tė mbartė nė vitin e tretė provimet
e palikujduara tė vitit tė dytė dhe njė provim nga viti i pare.
Studenti mund tė mbartė nė vitin e katėrt
provimet e palikujduara tė vitit tė tretė dhe njė provim nga viti i
dytė.
Nė cdo rast studenti duhet tė likujdojė nė fillim
tė gjitha provimet e kursit, pastaj tė futet nė provimin e formimit.
Nė rast se studenti, pas sesionit tė vjeshtės,
rezulton mbetės nė mė tepėr se katėr lendė shpallet pėrsėritės. Ai
ka tė drejtė t'i rijape provimet, por nuk kalon nė vitin pasardhės.
Nė rast se dėshiron t'i frekuentojė pėrsėri leksionet dhe seminaret,
detyrohet tė paguajė tarifėn vjetore.
KREU VI
PRAKTIKAT PROFESIONALE
Neni 30
Studenti ėshtė detyruar tė ndjekė praktikat profesionale tė
parashikuara nė planin mėsimor. Studenti qė nuk realizon praktikat
profesionale, u nėnshtrohet rregullave tė vendosura si pėr tė gjitha
detyrimet e tjera.
Neni 31
Praktikat profesionale zhvillohen nė institucionet e caktuara nga
shkolla dhe nėn drejtimin e pedagogut tė ngarkuar. Praktikat
profesionale vlerėsohen me nota, njėlloj si detyrimet e tjera.
Studenti detyrohet tė respektojė rregullat e institucionit ku
kryhen praktikat profesionale.
KREU VII
TRANSFERIMET E STUDENTĖVE
Neni 32
Shkolla e Lartė Jopublike "Luarasi" pranon transferime tė studentėve
nė vitet ndėrmjetėse nga shkollat e tjera universitare (fakultetet e
drejtėsisė), vendase ose tė huaja, publike ose jopublike, dhe lejon
transferimin e studentėve tė saj nė shkolla tė tjera, sipas
procedurave tė parashikuara nė kėtė rregullore.
Neni 33
Studenti qė dėshiron tė transferohet nga njė shkollė tjetėr (Fakultet
i Drejtėsisė) nė Shkollėn e Lartė Universitare Jopublike "Luarasi"
(Fakulteti i Drejtėsisė) duhet t'i paraqesė njė kėrkesė Dekanit tė
kėtij fakulteti, ku tė parashtrojė arsyet e transferimit.
Sė bashku me kėrkesėn duhet tė paraqesė njė kopje tė diplomės sė
shkollės sė mesme (tė noterizuar), detyrimet e shlyera nė shkollėn
dėrguese me notat pėrkatėse, njė kopje tė programeve tė lėndėve tė
shlyera, ēertifikatėn e lindjes me fotografi, njė karakteristikė me
tė dhėna tė hollėsishme mbi sjelljet dhe rezultatet e kėrkuesit nga
universiteti dėrgues.
Neni 34
Dekani i Fakultetit tė Drejtėsisė "Luarasi", pasi kėshillohet me
departamentet pėrkatėse, bėn vlerėsimin e lėndėve sipas programeve
mėsimore tė kėtij fakulteti dhe vendos pranimin ose jo tė kėrkesės.
Nė rast pranimi pėrcakton kursin ku duhet tė vazhdojė aplikanti dhe
provimet plotėsuese.
Dekani i Fakultetit njofton kėrkuesin pėr pranimin e kėrkesės dhe
urdhėron regjistrimin e tij.
Nė ēdo rast kėrkuesi duhet tė pranojė pagimin e
tarifės nga dita e regjistrimit.
KREU VIII
DIPLOMIMI
Neni 35
Nė pėrfundim tė kursit tė plotė tė studimeve, studentėt kanė tė
drejtė tė diplomohen pėr tė fituar titullin "jurist".
Diplomimi bėhet me provim formimi profesional.
Brenda njė muaji nga data e fillimit tė vitit
akademik dekanati u bėn tė njohur studentėve tė vitit tė fundit
programin e provimit tė formimit.
Neni 36
Provimi i formimit organizohet nė dy sesione : i verės dhe i dimrit,
tė cilėt pėrcaktohen nga dekani i fakultetit.
Studenti qė rrėzohet nė sesionin e parė tė
provimit tė formimit ka tė drejtė tė paraqitet pėr mbrojtje nė
sesionin e ardhshėm. Ndėrkohė, kandidati pajiset nga dekanati me njė
dėshmi si "jurist i padiplomuar" si dhe me ēertifikatėn e notave.
Neni 37
Studenti qė ka plotėsuar tė gjitha kėrkesat e planit mėsimor dhe ka
dhėnė provimin e formimit, pajiset nga shkolla me diplomėn
pėrkatėse, tė shoqėruar me ēertifikatėn e notave tė fituara gjatė
studimeve universitare.
Diploma plotėsohet me shkrim tė qartė e me bojė
teknike dhe nėnshkruhet nga kryetari i komisionit tė provimeve tė
formimit dhe Dekani i Fakultetit. Pėr secilin prej tyre shėnohet
emri, mbiemri, grada dhe titulli shkencor. Nėnshkrimet e tyre
vėrtetohen me vulėn e Shkollės sė Lartė Universitare Jopublike
"Luarasi".
Neni 38
Dorėzimi i diplomave bėhet me ceremoni. Pėr studentėt qė kanė
pėrfunduar studimet me tė gjitha notat dhjeta, jepet ēertifikata
"Medalje e artė". Pėr studentėt qė kanė pėrfunduar studimet me mbi
80 pėr qind tė notave dhjeta dhe pjesėn tjetėr vetėn nėnta jepet
ēertifikata "Student i shkėlqyer".
Neni 39
Tėrheqja e diplomės bėhet personalisht nga i diplomuari, kundrejt
nėnshkrimit dhe evidentohet nė regjistrin pėrkatės. Nė se prania e
tė diplomuarit ėshtė objektivisht e pamundur, tėrheqjen e diplomės
mund ta bėjė njė nga pjestarėt e familjes, i pajisur me prokurė tė
posaēme duke paraqitur letėrnjoftimin e tij.
Nė se diploma nuk ėshtė plotėsuar nė rregull, i
interesuari duhet tė mos e tėrheqė atė dhe tė kėrkojė pajisjen me
diplomė tė rregullt. Nėse i interesuari e tėrheq diplomėn e
parregullt, nė rast se i humbet origjinali ose dėmtohet, duke u bėrė
i papėrdorshėm, shkolla nuk lėshon dublikatė. Lejohet vetėm dhėnia e
listės sė notave tė fituara dhe vėrtetimi me fotografi, i cili ėshtė
ekuivalent me diplomėn, pasi nėnshkruhet nga Dekani i Fakultetit dhe
Kryesekretari i tij. Nėnshkrimet e tyre vėrtetohen me vulėn e
Shkollės sė Lartė Universitare Jopublike "Luarasi".
KREU IX
TĖ DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTIT
Neni 40
Studenti ka tė drejtė :
a) tė pėrfitojė nga procesi
mėsimor dhe tė diplomohet pasi tė shlyejė tė gjitha detyrimet e
pėrcaktuara nė planin mėsimor;
b) tė pėrdorė mjediset e shkollės pėr realizimin e
programit mėsimor; c) tė organizohet nė
shoqata studentore jopolitike, sipas pėrcaktimeve tė akteve ligjore
pėrkatėse;
d) tė marrė pjesė nė veprimtari artistike,
kulturore, sportive, argėtuese tė organizuara nga shkolla jashtė
procesit mėsimor.
e) tė ndikojė nė pėrmirėsimin e procesit mėsimor
nėpėrmjet formave demokratike tė shfaqjes sė vullnetit;
f) tė dėgjohet nga organizmat pėrkatėse, para se tė
merret ndonjė masė ndėshkuese kundėr tij;
Neni 41
Studenti ka tė drejtė tė pėrmirėsojė ēdo vit mėsimor deri dy nota nė
sesionin e riprovimeve (vjeshtė). Kėrkesa i paraqitet dekanatit para
sesionit tė riprovimeve.
Studenti qė kėrkon pėrmirėsimin e notės provohet
vetėm njė herė; pas kėsaj mbetet nė fuqi nota me tė cilėn vlerėsohet
nė fund.
Neni 42
Studenti ėshtė i detyruar:
a) tė njohė me hollėsi
rregullat e shkollės dhe detyrimet e tij. Shkolla nuk mban
pėrgjegjėsi pėr pasojat qė mund tė rrjedhin nga mosnjohja e tyre;
b) tė zbatojė tė gjitha rregullat qė rrjedhin nga
Statuti dhe Rregllorja e shkollės, si dhe nga ēdo akt tjetėr ligjor
dhe nėnligjor pėr arsimin e lartė.
c) tė shlyejė tė gjitha detyrimet e pėrcaktuara nė
planin mėsimor dhe nė programet e lėndėve;
d) tė mbajė pėrgjegjėsi pėr shkeljet e rregullave tė
shkollės; nė rast se ka shkaktuar njė dėm material, detyrohet ta
zhdėmtojė nė masėn qė e gjykon dekani;
e) tė paguajė rregullisht tarifėn e shkollimit.
Neni 43
Shkelje tė rregullave tė shkollės konsiderohen tė gjitha veprimet e
kryera me dashje nga studenti qė pėrbėjnė cėnim tė normave shoqėrore
etiko-morale, kur nuk pėrmbajnė elemente tė veprės penale, sidomos
cėnimi i dinjitetit tė mėsimdhėnėsit dhe tė ēdo punonjėsi tė
shkollės, kopjimi nė provime, falsifikimi i dokumenteve, aktet e
rrugaēėrisė, dhėnia e mitės, vjedhje tė vogla etj.
Ndaj studentit qė kryen veprime tė tilla merren
kėto masa disiplinore :
a) vėrejtje me shkrim;
b) pėrjashtim pėr njė vit nga shkolla ;
c) pėrjashtim pėrgjithmonė nga shkolla.
Masat disiplinore jepen nga Dekani i Fakultetit.
Neni 44
Tė drejtat dhe detyrat e pedagogut pėrcaktohen nė kontratėn e punės.
Neni 45
Tė drejtėn e interpretimit pėrfundimtar tė rregullores e ka Dekani i
Fakultetit.
Neni 46
Rregullorja e shkollės miratohet dhe ndryshohet nga Kėshilli
Shkencor, me pėlqimin e administratorit tė shoqėrisė.
Tiranė, 1.10.2005
R E K T O R I
Prof. Dr. Aleks LUARASI