Universiteti "LUARASI" u themelua me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 611, datė 11.09.2003 (botuar nė Fletoren Zyrtare nr. 83/2003), si njė shkollė e lartė universitare me njė fakultet tė vetėm, Fakultetin e Drejtėsisė.
Qysh mė parė ishin siguruar kurrikulat, programet mėsimore, profesorati, tekstet, pajisjet dhe ishte gjetur ndėrtesa, nė Rrugėn "Avdi Kazani", Nr.1, Tiranė, ku ėshtė edhe sot.
Nisur nga dėshira pėr tė krijuar njė shkollė moderne me orientim perėndimor u studjuan kurrikulat dhe programet mėsimore tė mė tepėr se dhjetė universiteteve evropiane dhe amerikane. Midis tyre kishte ngjashmėri dhe ndryshime tė pjesshme. Si model kryesor shėrbyen kurrikulat dhe programet mėsimore tė Fakultetit tė Drejtėsisė tė Universitetit tė Gjenevės (Zvicėr).
Profesorati u sigurua nga ekspertė tė njohur tė ligjit qė shėrbejnė nė organet e larta tė drejtėsisė si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartė, Shkolla e Magjistraturės, me tituj dhe grada shkencore ose me pėrvojė tė gjatė pune nė fushėn e sė drejtės, si dhe tė rinj tė shkolluar dhe tė kualifIkuar nė universitete perėndimore.
Shkolla pėrdor tekstet e autorėve mė tė mirė shqiptarė, kur janė cilėsore, si dhe pėrkthen nė gjuhėn shqipe tekste tė autorėve mė tė mirė perėndimorė, me qėllim qė studentėt tė ndjejnė aromėn e realitetit juridik shqiptar, si dhe pėrvojėn evropiane, tė domosdoshme nė procesin e integrimit. Botimet sigurohen nga njėsia Luarasi University Press.
Mjediset mėsimore u siguruan nė qėndėr tė Tiranės, prapa Televizionit Publik Shqiptar, njė zonė rezidenciale e qetė dhe e kėndėshme pėr studentet, ku zhvillohet mėsimi pėr vitin 1-3. Mė vonė u sigurua edhe njė mjedis tjetėr pėr vitin e katėrt nė Bulevard Bajram Curri, European Trade Center, kati 5, ku gjendet edhe Rektorati.
Klasat janė konceptuar me pak studentė : leksionet me 40 vetė dhe seminaret me 20 vetė, me ajėr tė kondicionuar dhe me mobilim komod. Shkolla ka intenetin falas pėr studentėt, bibliotekėn dhe librarinė.
Duke filluar nga vitin e parė akademik 2003 - 2004 dhe nė vazhdim fakulteti ka pranuar cdo vit njė numėr tė kufizuar studentėsh, 160 gjithsej ose mė pak, duke synuar sė pari cilėsinė e tyre. Pranimi bėhet pa konkurs, por me pėrzgjedhje, bazuar te nota mesatare e shkollės sė mesme (mbi tetė), si dhe te njė interviste me kandidatin.
Parimi kryesor i organizimit tė fakultetit ėshtė ekzigjenca ndaj studentėve dhe pedagogėve, duke e bėrė tė qartė pėr tė gjithė se diploma merret vetėm me punė dhe nė asnjė mėnyrė tjetėr.
Fakulteti i Drejtėsisė Luarasi u konceptua qysh nė fillim sipas parimeve tė procesit tė Bolonjės ( 4 + 1 ), i cili u aplikua dora dorės. Aktualisht pėr studentėt e nivelit tė parė ofrohen 40 lėndė tė detyrueshme dhe 24 lėndė me zgjedhje. Lėndėt zhvillohen me module semestrale dhe studentėt vlerėsohen me nota dhe me kredite (ECTS), tė cilat lejojnė mundėsinė e transferimit tė studentėve dhe njohjen e diplomave, brenda dhe jashtė vendit.
Nė korrik tė vitit 2007 u diplomuan studentėt e parė, tė cilėt brenda gjashtė muajve janė punėsuar nė masėn 70 pėr qind nė sektorin publik dhe privat.
Gjatė vitit akademik 2006 2007 u bė edhe akreditimi institucional i Shkollės sė Lartė Universitare Jopublike LUARASI, si dhe akreditimi i programit tė studimit tė ciklit tė pare, i cili zgjat 4 vjet dhe i diplomės me titull Jurist, tė lėshuar nga kjo shkollė.
Akreditimi u shpall me Urdhėr tė Ministrit tė Arsimit dhe tė Shkencės Genc Pollo, nr. 71, date 18.02.2008, mbėshtetur nė raportin e vlerėsimit tė jashtėm tė cilėsisė si dhe nė rekomandimet e Kėshillit tė Akreditimit .